E Premte, 09.20.2019, 04:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MARRËDHËNIET E TENSIONUARA MES TURQISË DHE FRANCËS MUND TË NDIKOJNË NË RAJON
E Mërkurë, 10.19.2011, 08:28am (GMT+1)

Dorian Jones | Stamboll

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Dautogllu hodhi poshtë me vendosmëri një kërkesë që Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i bëri Turqisë për të pranuar të shkuarën e saj.

Zoti Dautollu tha se asnjë shtet me një të shkuar koloniale nuk mund t’i japë Turqisë leksione mbi përballjen me historinë. Zoti Dautogllu tha se do të ishte mirë nëse Franca përballet me të kaluarën e vet.

Ankaraja thotë se vrasjet në masë të armenëve midis vitit 1915 dhe 1923 ishin rezultat i trazirave gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shembjes së Perandorisë Osmane. Por Armenia, së bashku me një pjesë të madhe të komunitetit ndërkombëtar, thotë se ishte gjenocid.

Zoti Sarkozy, gjatë një vizite në Armeni javën e shkuar, u shpreh se duhen krijuar ligje që të konsiderojnë si kriminelë mohuesit e gjenocidit.

Presidenti francez gjithashtu preku një tjetër argument tensionues midis vendit të tij dhe Ankarasë, duke përsëritur kundërshtimin ndaj kërkesës së Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me arsyetimin se Turqia nuk është një vend evropian. Ky kundërshtim ka sjellë një keqësim të shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe.

Çengiz Aktar, i Universitetit Bahçesehir në Stamboll, është ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

"Politikanë të rangut të lartë si Nicolas Sarcozy po hedhin baltë mbi këtë vend. Kjo nuk është mënyra e përshtatshme për t’u sjellë me një partner të ardhshëm."

Qeveria turke ka refuzuar komentet e fundit të zotit Sarcozy, duke i cilësuar ato si pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit të ardhshëm. Por, Sinan Ulgen, ish-diplomat turk dhe studiues i Institutit Carnegie për Evropën, thotë se personalitetet e dy udhëheqësve po ndihmojnë në polarizimin e diplomacisë midis dy vendeve.

"Të dy politikanët janë pak a shumë të ngjashëm. Të dy ata njihen si njerëz me personalitet të fortë dhe që të dy kanë programe të ngjeshura. Për këtë arsye, kur ata janë bashkë, kjo përplasje personalitetesh dëmton seriozisht marrëdhëniet."

Zoti Ulgen thotë se tensionet dypalëshe po shfaqen tani edhe në vendet e Pranverës Arabe, duke thelluar kështu ndarjen midis Francës dhe Turqisë.

"Kohët e fundit, pas fillimit të Pranverës Arabe, ne kemi parë një rivalitet midis Francës dhe Turqisë, kryesisht kur Turqia kërkoi të rriste ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajon. Franca duket e kërcënuar prej manovrave të Turqisë sepse në disa prej këtyre vendeve ajo zotëron një pozicion të privilegjuar, që tani po sfidohet nga Turqia."

Muajin e kaluar, Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan, në një fjalim para Lidhjes Arabe, në Kairo, foli në një mënyrë që u cilësua gjerësisht si një sulm i maskuar ndaj Francës.

"Shtetet arabe duhet të kenë kujdes nga forcat që përpiqen t’i përçajnë ato. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë të gjitha ato vende që kanë nevojë për ndihmë dhe se ajo nuk është e motivuar nga pasuritë e rajonit – duke nënkuptuar kështu pasuritë energjitike të Libisë."

Parisi dhe Ankaraja janë në garë për të vendosur ndikimin e tyre mbi Tripolin. Muajin e kaluar, udhëheqësit francezë dhe ata turq vizituan veç e veç kryeqytetin libian në të njëjtën ditë. Ish-diplomati turk Ulgen thotë se kjo konkurrencë shtrihet edhe më gjerë në rajon dhe se ajo mund të jetë e dobishme. Por ai pranon se ajo përmban edhe rreziqe.

"Kjo konkurrencë në rritje do të ndihmojë rritjen ekonomike të rajonit. Por, politikisht, fakti që Franca dhe Turqia nuk bashkëpunojnë mund të ndërlikojë gjërat, sidomos nëse komunitetit ndërkombëtar, si njësi e vetme, do t’i duhet të ndihmojë këto vende në tranzicionin e tyre drejt një demokracie më të mirë. Në këtë kuadër, një bashkëpunim midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian në përgjithësi, por edhe midis Turqisë dhe Francës në veçanti, do të ishte mjaft frytdhënës – dhe kjo duket si diçka që nuk ka të ngjarë të ndodhë."

Në një moment kur rajoni ndodhet në një pikë të brishtë dhe të rëndësishme të historisë, analistët thonë se tensionet në marrëdhëniet dypalëshe midis Francës dhe Turqisë mund të shndërrohen në një tjetër faktor paqëndrueshmërie.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOTOHET VEPRA "STUDIME PËR ETIMOLOGJI DHE FJALËFORMIM SHQIP" E NORBERT JOKLIT (10.18.2011)
KOSOVA E VITEVE '50 NË TRIDHJETË FOTOGRAFI EKSKLUZIVE (10.18.2011)
PRISHTINË: VDIQ AKTOR ALI AHMETI (10.17.2011)
EKSKLUZIVE, KOSOVË: SIGURIMET UDHËHIQEN NGA KRIMI I ORGANIZUAR (10.17.2011)
PËRPLASJA MES TOPIT DHE TOPALLIT NUK E "TRAZOI" PD-në (10.17.2011)
PËRUROHET PËRMENDORJA E IKONËS SË TË DREJTAVE CIVILE MARTIN LUTER KINGPresidenti Barak Obama deklaroi se Amerika duhet të ndjekë shembullin e Dr. Kingut (10.16.2011)
FJALIMI I PRESIDENTES JAHJAGA NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR HEROIN E KOSOVËS ADRIAN KRASNIQI(Presidentja Jahjaga e dekoroi Adrian Krasniqin me urdhrin "Hero i Kosovës") (10.16.2011)
LILJANA HOXHA: RAMIZ ALIA ISHTE I MERCENARIZUAR NGA UDB QË NË MOSHËN 17 VJEÇARELiljana Hoxha: Nuk ndjej keqardhje për Ramizin, ja pse u përlot Nano në varrim (10.16.2011)
Mediat - më keq se sa në raporte MUNGESA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË - GJENDJA SA VJEN E RËNDOHET (10.16.2011)
Kritiku i Balonistave dhe i Mohuesve kasapë të letërsisë...MESAZHE GJITHËKOHORE NGA LIBRI I FISHTËS "ESTETIKË DHE KRITIKË"Nga TON ZMALI, poet e shkrimtar (10.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]