E Martë, 09.17.2019, 11:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPËRIA PËRKEQËSOI POZICIONIN E SAJ KRAHASUAR ME NJË VIT MË PARË NË RENDITJEN E BANKËS BOTËRORE
E Enjte, 10.20.2011, 07:50am (GMT+1)

Armand Mero | Tiranë

Shqipëria përkeqësoi pozicionin e saj krahasuar me një vit më parë në renditjen e Bankës Botërore për lehtësirat e të bërit biznes, e cila publikoi mbrëmë raportin e saj më të të ri per 183 vende të botës. Shqiperia u rendit ne vendin e 82-te nga vendi i 77-te qe kish vitin e kaluar, sipas një rishikimi të vlerësimit të raportit të mëparshëm. Analiza e Bankës mbështet në rregullat që ndihmojnë apo pengojnë një aktivitet sipërmarrjese, dhe nuk është një tregues i klimës së biznesit në një vend.

Sipas raportit Shqipëria vlerësohet e fundit lidhur për dhënien e lejeve të ndërtimit, ndërkohë që nga 245 reforma të reja të ndërmarra në 12 muajt e fundit nga qershori 2010 në qershor të 2011 në të 183 vendet e përfshira në raport, Shqipëria përmendet vetëm për lehtësimin e regjistrimit të titullit të pronësisë në regjistrin e tokës. Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Maqedonia qëndron dukshëm përpara të tjerëve duke përmirësuar një pozicion mjaft të mirë që ish edhe vitin e shkuar kur ishte e 34-ta, e duke u renditur këtë herë e 22-ta në botë.

Shqipëria gjendet në gjysmën e parë të renditjes për lehtësirat në kryerjen e një aktiviteti biznesi, e cila është hartuar nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit "Doing Business 2012", i cili merr në analizë 183 shtete në të gjithë botën. Klasifikimi i saj ka një përkeqësim, duke u renditur në vendin e 82-të e duke humbur 5 pozicione krahasuar me një vit më parë. Në të vërtetë vitin e shkuar Shqipëria renditej po në pozicionin e 82-të, por Banka ka shpjeguar se ajo ka rishikuar të dhënat duke i mbështetur ato në 10 reforma, dhe jo në 9 sic kish qenë në vlerësimin e kaluar. Për pasojë jo vetëm renditja përfundimtare por edhe ajo sipas cdo treguesi, ka ndryshuar.

Gjithashtu, në raportin e ri Banka ka përdorur një tjetër metodologji tre nga treguesit e saj: lejet e ndërtimit, marrja e kredisë dhe pagesën e taksave. Shqipëria renditet tashmë e fundit për treguesin që lidhet me lejet e ndërtimit, pasi sipas raportit gjendja u përkeqësua ngaqë autoritet e ngarkuara nuk kanë dhënë leje për ndërtesa që prej prillit të vitit 2009.

Ndërsa në të gjithë botën janë identifikuar 245 reforma të reja të ndërmarra nga qershori 2010 deri në qershor 2011, Shqipëria përmendet vetëm për një rast, për lehtësimin e regjistrimit të pronave, "duke e bërë më të lehtë atë përmes vendosjes së afateve kohore në regjistrimin e titullit të pronësisë në regjistrin e tokës", thuhet në raport. Megjithatë edhe në këtë pikë, krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria është e 118-ta, ndonëse ka fituar 8 vende. Përsa i përket treguesve të tjerë, Shqipëria është në vendin e 61-të për hapjen apo regjistrimin e një biznesi.

Një vit me parë sipas pozicionit të rishikuar, ishte e 56-a. Në treguesin që lidhet me furnizimin me energji është në vendin e 154-t, pra në vendet e fundit. Ky është një tregues i ri që nuk ka qenë vitin e shkuar. Marrja e kredisë, është një tregues që e rendit Shqipërinë në vendin e 24, me një përkeqësim prej tre vendesh krahasuar me vitin e shkuar, por sërish në një pozicion shumë të mirë. Një përkeqësim të lehtë, duke humbur një vend në klasifikim, ajo ka përsa i përket mbrojtjes së investitorëve ku renditet e 16-a, pra mes 20 vendeve të para. Ky është edhe treguesi më i mirë për Shqipërinë.

Pagesa e taksave, përkundrazi e con atë drejt fundit të tabelës në vendin e 152-të, duke humbur dy vende nga viti i kaluar. Në gjysmën e parë ajo renditet edhe për tregtinë ndërkufitare, ku ka mbajtur të pandryshuar vendin e 76-të. Një përmirësim me tre pozicione, duke u renditur e 85-ta, është vlerësuar treguesi që ka të bëjë me zbatimin e kontratave. Ndërsa për mbylljen e një biznesi është në vendin e 64-t, duke humbur dy pozicione nga viti i shkuar.

Duke parë vendet e rajonit, dhe pozicionin e tyre në raportin e Bankës Boterore, ajo që bie në sy është renditja e Maqedonisë, e cila ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, duke u renditur në vendin e 22-të, ndërkohë që një vit më parë ishte sërish në një klasifikim mjaft të mirë, duke u pozicionuar e 34-ta. Po ashtu përpara Shqipërisë është edhe Mali i Zi i cili ka ruajtur të pandryshueshëm vendin e 56. Kroacia është vetëm pak përpara Shqipërisë në vendin e 79, me një përkeqësim prej vetëm një pike, krahasuar me vitin e shkuar. Kosova ndërkaq mbetet ne vendin e 177 ashtu si dhe një vit më parë.

Raporti i Bankës Botërore reflekton kuadrin ligjor dhe masat regullatore që qeveritë ndërmarrin në ndihmë të sipërmarrjeve. Ai në vetvete nuk përbën një matës së klimës së biznesit në një vend. Sikurse shpjegohet edhe vetë në raport ai "nuk synon të masë as kostot apo përfitimet që sjell ky apo ai ligj a rregullore. Qëllimi i tij është t’u ofrojë sipërmarrësve dhe vendimmarrësve politike një bazë faktesh informuese në hartimin e politikave dhe të dhëna që do të shërbenin për kërkime apo studime mbi atë se si rregullat e biznesit dhe institucioneve, mund të ndikojnë rezultatet ekonomike të tilla si, produktiviteti i investimeve, informaliteti, korrupsioni papunësia dhe varfëria".

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Koha ditore": BARRIKADAT MBESIN, SERBËT E VERIUT KËRKOJNË UNMIK DHE USHTRINË SERBE (10.19.2011)
RIZA HALIMI: SHQIPTARËT NË LUGINË E KANË MË TË VËSHTIRË SE SERBËT NË KOSOVË (10.19.2011)
MBUSHEN TETË VJET NGA LUMTURIMI I NËNË TEREZËS (10.19.2011)
MARRËDHËNIET E TENSIONUARA MES TURQISË DHE FRANCËS MUND TË NDIKOJNË NË RAJON (10.19.2011)
BOTOHET VEPRA "STUDIME PËR ETIMOLOGJI DHE FJALËFORMIM SHQIP" E NORBERT JOKLIT (10.18.2011)
KOSOVA E VITEVE '50 NË TRIDHJETË FOTOGRAFI EKSKLUZIVE (10.18.2011)
PRISHTINË: VDIQ AKTOR ALI AHMETI (10.17.2011)
EKSKLUZIVE, KOSOVË: SIGURIMET UDHËHIQEN NGA KRIMI I ORGANIZUAR (10.17.2011)
PËRPLASJA MES TOPIT DHE TOPALLIT NUK E "TRAZOI" PD-në (10.17.2011)
PËRUROHET PËRMENDORJA E IKONËS SË TË DREJTAVE CIVILE MARTIN LUTER KINGPresidenti Barak Obama deklaroi se Amerika duhet të ndjekë shembullin e Dr. Kingut (10.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]