VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRIJIMI I BANDËS SË PARË MUZIKORE, 1878, SHËNOI FILLIMIN E NJË "REVOLUCIONI" ARTISTIK DHE KULTUROR PËR SHKODRËN

Nga QAMIL GJYREZI


E Premte, 10.21.2011, 06:44am (GMT1)

Në foto: Banda e parë 1878

Krijimi i kësaj bande ka patur jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeokulturore e gjeopolitike.

Historik i veglave të tunxhit dhe të fiatit në shkollën artistike "Prenkë Jakova", Shkodër

50 vjetori i shkollës artsitike "Prenkë Jakova" ishte një eveniment i rëndësishëm jo vetëm për shkollën artistike, qytetin e Shkodrës me tradita të shquara në fushën e artit dhe kulturës, por për të gjithë Shqipërinë dhe hapsirën gjithë shqiptare. Emri i Prenkë Jakovës dhe tradita që ka krijuar ky istitucion i ka dhënë shkollës artistike "Prenkë Jakova" përmasa kombëtare. Nuk ka qenë e lehtë të krijojhej një istitucion kulture para viteve 90-të, sic është kjo shkollë, që pavarësisht në cenzurë totale arriti të shkruajë vetë historinë me nxënësit dhe stafin e saj pedagogjik. Në këtë kontekst instrumentat e frymës, krahas sektorëve të tjerë sic janë harqet, piano dhe kanto dhe lëndët teorike, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë një rol shumë të rëndësishëm në historikun e këtij istitucioni. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për veglat e frymës, të cilat kanë tabanin në Shkodër. Në vitin 1878 Maestro Giovani Canale një italian nga Napoli, krijoi "Bandën e parë muzikore" në 1878, në periudhën e sundimit otoman. Krijimi i kësaj bande shënon edhe fillimin e një "revolucioni" artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, pasi janë hapat e para kur kulturalisht Shqipëria e pushtuar po tentonte të ndryshonte gjeopolitikën kulturore, për ti’u bashkuar vendeve të përparuara perëndimore nga ku kanë lindur dhe janë zhvilluar këto instrumenta. Krijimi i kësaj bande ka jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeopolotike.

Shkodra, qyteti i Rozafës, qyteti ku është krijuar banda e parë është mirfilli, qyteti i kulturës, i këngës, pikturës, fotografisë, bicikletës së parë, pianos së parë etj, qyteti i filozofisës dhe i humanizmit.

Në Shkodër, arti dhe kultura kanë shtëpinë e vet. Këngët popullore-qytetare shkodrane janë të njohura në të gjithë hapsirën shqiptare për muzikalitetin e tyre arketipial. Shkodra ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm për ndryshimin e paradimës të të menduarit dhe asaj kulturore. Po citoj Tonin Zadejën se si shprehet ai për këto këngë:

"Ashtu si filigramet meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtëri, janë lëmuar në rjedhën e kohrave nga populli dhe një pjesë e tyre janë pasuruar me element gjithnjë më autoktonë".(Toni Zadeja, 2004)

Shpirti dhe mendja e shkodranit, optimiste, me humor, filozofike, krijuese ka krijuar atë që e quajmë këngë popullore qytetare-shkodrane.

Krahas muzikës popullore në Shkodër është krijuar edhe opera e parë "Mrika" e kompozitorit Prenkë Jakova. Shkodra është e shquar edhe në fushën e artit serioz, muzikës instrumentale dhe vokale serioze. Në Shkodër janë luajtur koncertet e para vokale dhe instrumentale nga artistët e kohës, që në vitet 30-të të shekullit të kaluar.

Figura e Palok Kurtit gjithashtu, ish kompozitorit të shquar shkodran, është e lidhur jo vetëm me këngët shkodrane, por Palok Kurti ka qenë edhe dirigjent bande. Ja si shprehet aktori Lec Shllaku për artistin e madh:

"Me muzikën e Palok Kurtit, në Shkodër, në qytetin ma muzikor të Vendit tonë, zu fill muzika e re e popullit shqiptar. Kompozitori i madh, i hyni rrugës së lirimit të saj nga landët e hueja të Mesjetës bizantine e t’Orientit. Përsosi e plotësoi ahengun, ngriti bandën e parë frymore e formacionet e para të muzikës së letë e të vallzimit europian, bazë partiturash e instrumentash modern. Organizoi edhe arsimin muzikorë në qytet".(Lec Shllaku, 2005)

Banda e parë muzikore 1878 Giovani Canale

Një rol të randësishëm për muzikën dhe krijimin e bandave muzikore ka patur muzikanti italian Giovani Canale. Po citoj përsëri Lec Shllakun se cfarë shkruan për Maestro Canalen:

"Peng nderimi të vecantë për muzikantin e vlertë e të kompletuem partenopeas Giovani Canale e për qytetin e tij të lindjes, Napoli. Në vjetin 1876, në qytetin e Shkodrës krijoi bandën e parë muzikore në Shqipni e arsimoi kompozitorin e vertëtetë e dirigjentin e parë të Kohës së Re, Palok Kurtin". (Lec Shllaku, 2005)

Muzika shkodrane, kultura e saj e naltë, krijimi i bandës së parë muzikore dhe historia e Shkodrës 2400 vjecare, padiskutim, janë të lidhuar edhe me hapjen e shkollës artistike "Prenkë Jakova". Tradita e instrumenatave të frymës që ka pasë Shkodra, ka ndikim e saj edhe tek arritjet e këtyre instrumenatve në shkollën artistike.

Krijimi i shkollës së muzikës pati një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e artit muzikorë në përgjithsi dhe përhapjen e instrumentëve tëe frymës në vecanti. Shkolla e muzikës u ba misionarja e përhapjes së artit. Profesorët dhe nxënësat e saj në periudhën para viteve 90-të ishin të parët që me artin dhe idetë e tyre, përhapën idetë liberale, i kënduan nën një cenzurë totalitare ideve të lirisë së shprehjes dhe mendimit të lirë.

Viti 1961 është një datë e paharruar për qytetin e Shkodrës. Ky vit shënon fillimin e mësimit muzikorë në Shkodër. Në vitin 1973 inagurohet godina aktuale e shkollës artistike "Prenkë Jakova". Këto data që janë evenimente të rëndësishëm, marrin vlera historike dhe kanë ndikuar shumë në ndërgjegjësimin shpirtërorë të qytetit të Shkodrës në pasurimin e vlerave kulturore të këtij qyteti.

Banda e Prenkë Jakovës, Martin Gjoka,

 

Banda e shkollës së Parrucës 1932

 

Banda e parë 1878

 

Banda e bashkisë, 1932

Shoqnija Bogdani

QAMIL GJYREZI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.