E Djelë, 08.18.2019, 01:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009
E Shtunë, 06.06.2009, 07:51am (GMT+1)

 

Komiteti i Helsinkit në Kongresin amerikan shprehu shqetësimin për qëndrimet e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit për shkak të frikës nga humbja. Në një seancë të organizuar posaçërisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri, ku merrnin pjesë kryetari i këtij komiteti, kongresmeni Alcee Hasting dhe të ftuar për të folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin kongresmeni demokrat Eliot Engel, kongresmeni Robert Aderhold, drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin, si dhe drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqëria e Hapur, Jonas Rolett, u shpreh besimi për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, duke e bazuar këtë në përpjekjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture zgjedhore moderne. Në fjalën e tij, kongresmeni Engel e vuri theksin në tentativat e PS-së për gjetjen e arsyeve që mund të justifikojnë bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e saj pas konstatimit se ajo mund të humbasë. "Një nga çështjet shqetësuese është se përpara se PD dhe PS të nisnin debatet për çështjen e kartave të identitetit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërcënoi me bojkot të zgjedhjeve. Bojkoti ka ndodhur dhe njëherë më parë dhe unë besoj se nëse një parti ndjen se do të humbasë zgjedhjet, ajo thotë se do t'i bojktojë ato dhe më pas vjen me shumë arsye se përse po bojkoton, duke thënë se kushtet janë të padrejta. Por nuk është domosdoshmërisht kjo arsyeja e humbjes, mund të bojkotosh dhe të thuash se kushtet ishin të padrejta", u shpreh kongresmeni Engel, duke uruar që të mos ketë bojkot. Ai shprehu besimin se kushtet do të jenë të drejta për secilën palë, ndërsa theksoi se në çdo proces zgjedhor ka vështirësi që duhet të tejkalohen. "Nisur nga ajo që kam parë dhe nga raportet e ambasadës dhe të monitoruesve duket se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", vijoi më tej kongresmeni amerikan. Duke e vënë theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kongresmeni Engel tha se sa herë që viziton Shqipërinë konstaton një progres të jashtëzakonshëm. "Një nga gjërat që shënon një nga pikat kulminante të qeverisë së Sali Berishës është ndërtimi i një rruge 160 km nga qyteti bregdetar i Durrësit deri në kufi me Kosovën. Unë e vizitova vetë rrugën, fluturuam me helikopter mbi të dhe e pamë atë. Tuneli që përshkon malin ishte në metrat e fundit dhe më 31 maj kryeministri shqiptar Berisha dhe ai kosovar Thaçi, inauguruan tunelin prej 5.6 kilometrash dhe pas përfundimit të rrugës udhëtimi prej 6 orësh nga kryeqyteti i Shqipërisë deri në kufirin me Kosovën do të zgjasë vetëm 2 orë", u shpreh më tej kongresmeni amerikan, që vizitoi Shqipërinë vetëm pak ditë më parë.

 

 

Aderholt: Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe ne do ta ndihmojmë atë

 

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt deklaroi gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Helsinkit në Kongresin amerikan se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe do të ketë mbështetjen amerikane për të vazhduar këtë rrugë. Shqipëria, tha kongresmeni Aderholt, është një nga ato vende që ka bërë progres në dy dekadat e fundit dhe ka ndryshuar shumë. Ai e vuri theksin në vazhdimësinë e këtij progresi, ndërsa e konsideroi si normale faktin se çdo vend që kalon përmes tranzicionit do të përballet me problemet, të cilat ka aktualisht Shqipëria. "Por, në të njëjtën kohë unë e di që lidershipi atje po punon në drejtimin e duhur dhe ne dëshriojmë t'i ndihmojmë ata në përpjekjet e tyre për të ecur në drejtimin e duhur", nënvizoi kongresmeni Aderholt. Unë, tha ai, sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri. Gjallëria dhe zhvillimi janë shumë evidente. Por autostrada që përmendi edhe z Engel ia vlen të përmendet sërish. Zhvillimi ekonomik, që do të pasojë përfundimin e rrugës Durrës-Kukës, mendoj se vërtet është i pallogaritshëm. Siç e tha dhe kongresmeni Engel, rruga Durrës-Kukës aty po punohet 24 orë dhe është ndoshta një nga projektet më madhore, përsa u përket projekteve të autostradave në Europë, për të mos thënë në botë", nënvizoi kongresmeni Aderholt. Sigurisht, vijoi më tej ai, që kryeministri është shumë krenar për këtë dhe unë pata rastin të takohem me të. "Gjithashtu, pata rastin të takohem edhe me drejtues të partive të tjera dhe deputetë. Mund të them se të dy palët, apo të gjitha palët, pasi atje ka më shumë parti politike se sa ne kemi këtu në Amerikë, më pritën mirë. Unë diskutova me ta çështjen e kartave të identitetit me kryeministrin dhe e pyeta atë për disa nga këto çështje. Mendoj se vazhdimësia e tij në luftën kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. Ai duhet të vazhdojë në këtë drejtim, njësoj siç po bën me mbështetjen ndaj arsimit".

Shqiptarët, ndër kombet më pro-amerikane në botë

 

Kongresmeni amerikan, Elliot Engel, ka zbardhur fakte interesante rreth lidhjeve të tij me shqiptarët. Duke folur në një seancë dëgjimore të Komitetit të Helsinkit në Kongresin amerikan ai zbuloi se si e kishte njohur çështjen shqiptare. "Fillimisht, nuk e kuptoja plotësisht çështjen shqiptare, sepse ata thoshin se ishin nga Jugosllavia. Unë nuk e dija se si mund të ishe nga Jugosllavia dhe të ishe shqiptar në të njëjtën kohë. Dhe më pas kur fillova të mësoj më tepër rreth ish-Jugosllavisë kuptova që Kosova që banohej nga shqiptarët atëherë konsiderohej pjesë e ish-Jugosllavisë. Më pas, erdha në Kongres dhe fillova të loboj për këtë çështje, duke kërkuar pavarësinë dhe lirinë e Kosovës dhe isha i pari që e bëra këtë në Kongres. Sigurisht, ajo që u arrit në shkurt të 2008, një ditëlindje e bukur për mua, sepse Kosova shpalli pavarësinë një ditë para ditëlindjes time dhe Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e saj pikërisht në ditëlindjen time", theksoi Engel. Duke e vënë theksin në pro-amerikanizmin e shqiptarëve, kongresmeni amerikan theksoi se sapo shkon në Shqipëri përballesh me një dashuri dhe mikpritje të madhe nga të gjithë njerëzit, politikë apo jo. "Shqiptarët janë absolutisht të lumtur që janë pjesë e NATO-s dhe dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur", nënvizoi më tej kongresmeni amerikan.

 

Kongresi amerikan shpreh besimin për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri

Komiteti i Helsinkit në Kongresin amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2009 me temë "Zgjedhjet në Shqipëri dhe sfida e tranzicionit demokratik". Paneli drejtohej nga kryetari i këtij komiteti, kongresmeni Alcee Hasting dhe të ftuar për të folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: kongresmeni demokrat Eliot Engel, kongresmeni Robert Aderhold, drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin, si dhe drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqëria e Hapur, Jonas Rolett. Në fjalën e tij hyrëse, kongresmeni Hasting tha se, mbajtja e kësaj bisede kishte rëndësi të madhe për zgjedhjet parlamentare 2009, sepse ato janë një test i rëndësishëm për demokracinë shqiptare dhe se është në objektivin e punës së këtij komisioni të pasqyrojë dhe të debatojë rreth evenimenteve të tilla politike. Më pas, fjalën e mori kongresmeni Eliot Engel, i cili u bëri një ekspoze të pranishmeve mbi ndryshimet e mëdha që ka pësuar Shqipëria gjatë mandatit të kryeministrit Berisha. Unë kam qenë disa herë në Shqipëri, tha z. Engel, por ndryshimet gjatë vizitës së fundit ishin të mahnitshme. Pashë rrugën Durrës-Kukës, këtë vepër gjigante të qeverisë "Berisha" dhe mbeta i mahnitur, për madhështinë e saj. Më pas ai u ndal në punën që po bëhej nga qeveria shqiptare për procesin zgjedhor, reformën bipartizane, konsensusin e gjerë për të arritur në këtë reformë dhe, së fundi, për çështjen e pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime. Kongresmeni Engel u ndal në detaje tek procesi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike dhe shprehu besimin dhe bindjen se shtetasit shqiptarë, të cilët duan të votojnë, kanë tashmë në duar letërnjoftimet e tyre dhe, të gjithë shtetasit që duan të aplikojnë, do ta kenë mundësinë ta kenë këtë dokument brenda datës së zgjedhjeve. Në përfundim, z. Engel u shpreh shumë pozitivisht për të ardhmen e Shqipërisë, sfidat e saj integruese dhe vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria si një bazë e sigurt për një integrim të shpejtë evropian. Më pas, fjalën e mori kongresmeni Robert Aderhold, i cili u bëri me dije të ftuarve përshtypjet e tij mahnitëse nga vizita në Shqipëri. Z. Aderhold vlerësoi reformat politike, ekonomike dhe sociale të kryeministrit Berisha dhe u shpreh i bindur për suksesin e tyre. Po ashtu, z. Aderhold vlerësoi rrugën Durrës - Kukës si një arterie për zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Ai u shpreh se, me reformat e ndërmarra, rruga drejt së ardhmes është e sigurt. Lidhur me procesin zgjedhor, kongresmeni Aderhold u shpreh i bindur në përpjekjet e qeverisë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Ai vlerësoi procesin e pajisjes së shtetasve me letërnjoftim dhe shprehu besimin se të gjithë shtetasit që duan të ushtrojnë të drejtën e votës do të jenë të lirë të bëjnë diçka të tillë. Në fjalën e tyre, përfaqësuesi i NDI, Robert Benjamin dhe ai i Open Society Institute, Jonas Rolett, u ndalën kryesisht në çështjet që lidheshin me zhvillimin e shoqërisë civile, median, etj. Ata u ndalën në suksesin e programeve të tyre në Shqipëri lidhur me shoqërinë civile. Për sa i përket zgjedhjeve parlamentare 2009, ata vlerësuan rëndësinë e tyre për stadin demokratik të Shqipërisë dhe si një bazë solide në rrugën e proceseve integruese. Të ftuarit në panel vlerësuan zgjedhjet parlamentare dhe mbi të gjitha rolin e qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje, si një element të rëndësishëm për të treguar standarde demokratike të një vendi anëtar të NATO-s.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën (06.05.2009)
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri (06.05.2009)
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi (06.02.2009)
Industria e diamantit në Botsvanë (05.31.2009)
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)
Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut (05.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]