E Martë, 12.10.2019, 02:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi
E Shtunë, 06.06.2009, 09:07am (GMT+1)

 

 

 

Kur Presidenti Barak Obama dhe homologu i tij Nikolas Sarkozi të përkujtojnë 65 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi të Francës, ata do të kthejnë vëmendjen tek një luftë tjetër, që i ndau të dy vendet, atë në Irak. Festimi i madh i fundit për nder të zbarkimit të forcave aleate në Normandi që u bë pesë vjet më parë, u konsiderua si pika më e ulët në marrëdhëniet Amerikë-Francë dhe mes udhëheqësve të dy vendeve.  

Ky qytet i vogël është duke u përgatitur për festimet e 65 vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në plazhet e Normandisë.  Por kujtimet e asaj dite shfaqen gjatë gjithë vitit, si për shembull në majë të  kishave ku figura e një parashutisti Amerikan ende qëndron aty. Ato kujtime janë ende të freskëta për banorët si Andrea Auvraj, e cila ishte 18 vjeç kur trupat parashutiste Amerikane zbarkuan në Shën Mer Elise.

“Kur mbërritën parashutistët njerëzit u ndjenë të çliruar.  Ne thamë se më në fund ata erdhën dhe diçka do të ndodhte.Kishim shumë besim dhe ishim entuziastë”.

 

Zbarkimi i forcave aleate në Normandi  është kuptimplotë edhe për të rinjtë si tridhjetë e pesë vjeçari Stefan Kashard, pasi Presidenti Barak Obama do të shkojë në Normandi më 6 qërshor për këtë ngjarje të rëndësishme historike.

“Për ne në Evropë, Obama sjell shumë shpresë.Ai përfaqëson Amerikën që ne pëlqejnë, atë të nismave të reja, guximit dhe shpresës për një botë më të mirë”.

Ky nuk është udhëtimi i parë i Barak Obamës në Francë si President. Në muajin prill, ai mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në qytetin lindor të Strasburgut. Ai u takua me Presidentin francez, Nikola Sorkozi edhe në korrik të vitit të kaluar kur ishte kandidat për Shtëpinë e Bardhë.

Por vizita e zotit Obama në plazhet e Normandisë jo vetëm që kujton çlirimin e Evropës nga Gjermania Naziste, por kjo gjithashtu hap një kapitull të ri në marrdhëniet mes Francës dhe Shteteve të Bashkura të Amerikës.  Më 2004, ish Presidenti Amerikan Xhorxh Bush qëndroi krah për krah me presidentin e atëhershëm francezë Zhak Shirak në Normandi për të shënuar gjashtëdhjetë vjetorin e zbarkimit të trupave aleate. Kjo ndodhi në një kohë kur marrdhëniet e Shteteve të Bashkuar me Francën ishin në pikën më të ulët.

 

Një vit para kësaj vizite, Uashingtoni drejtonte luftën në Irak me objektiv rrëzimin e diktatorit Sadam Hussein.  Franca udhëhiqte kundërshtimet ndërkombëtare ndaj luftës në Irak, gjë e cila i zemëroi Amerikanët.

Analisti Zhak Mistral, i Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Paris, thotë se lidhjet mes dy vendeve ranë  në pikën më të ulët ndonjëherë më parë.  Por megjithëse marrëdhëniet mes dy qeverive janë përmirësuar, perceptimi i publikut është një çështje tjetër.

“Gjithmonë ka patur ndryshime të mëdha në mendjet e francezëve dhe në përgjithësi opinionit publik Evropian, mes vlerësimit të Presidentit dhe politikave të tij...dhe ndjenjave të njerëzve ndaj Amerikës. Ish Presidenti Amerikan Xhorxh Bush pothuajse kurrë nuk është vlerësuar në Evropë për shumë arsye”.

Por koha dhe udhëheqësit kanë ndryshuar.  Nikola Sarkozi,i cili u zgjodh president i Francës në vitin 2007, është një Amerikanofil i vetë-shpallur. Dhe Barak Obama, i cili u zgjodh president nëntorin e vitit të kaluar, është zotuar të tërheqë trupat Amerikane nga Iraku dhe të mbyllë qendrën e burgimit në Guantanamo në janar të vitit të ardhshëm.

“Në çdo vend evropian, Barak Obama përfaqëson rilindjen e Amerikës, të Amerikës që të gjithë e duan, që ecën në përputhje me idealet e saj më të mira.Duket qartë që ne bashkëbisedojmë gjithnjë e më shumë, por qeveritë vazhdojnë të kenë interesa të ndryshme për shumë çështje”.

Kështu, kur presidentët Obama dhe Sarkozi të kujtojnë ditën e zbarkimit të aleatëve në Normandi, amerikanët dhe francezët do të festojnë edhe marrëdhëniet e tyre miqësore, që kohët e fundit patën disa acarime, por që mund të kenë ndikuar në forcimin e mëtejshëm tëlidhjeve mes tyre. /ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën (06.05.2009)
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri (06.05.2009)
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi (06.02.2009)
Industria e diamantit në Botsvanë (05.31.2009)
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]