E Djelë, 08.18.2019, 05:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit

Nga Xhuliano Ferrara


E Hënë, 06.08.2009, 07:57am (GMT+1)

 

Ngaqë po festonte në ditëlindjen me një 18-vjeçareje, Silvio Berluskoni tashmë duhet të mbrohet. E për këtë arsye, kryeministri italian na paskësh qenë gjithmonë ndryshe nga politikanët e tjerë. Giuliano Ferrara, kryeredaktori i së përditshmes "Il Foglio" dhe  ish-zëdhënës i kabinetit “Berluskoni”, shpjegon në artikullin e tij drejtuar gjermanëve, se pse Italia e do kryeministrin e vet.
-----
Për Ju gjermanët është e vështirë të imagjinosh një kancelar federal që posedon pesë vila të mëdha në “Costa Smeralda” në veri të Sardenjës, brigjet më të famshme të Europës për botën e VIP-ave, duke vijuar me dy vila në Brianza dhe "Palazzina Liberty" në brendësi të qytetit metropol të Milanos. Përveç këtyre edhe me vila të tjera në “Lago Maggiore” dhe në “Portofino”; një pronë të patundshme në Taormina ( të cilën ai do ta fusë së shpejti në dorë), një fermë e epokës koloniale në ishujt Bermuda dhe një flotë private ajrore,  për të arritur në të gjitha këto rezidenca që përmendëm më lart.


Nëse do t’i hapnit rrugë fantazisë suaj edhe më tej, duhet të imagjinonit në brendësi të kompleksit të vilave në Sardenjë, një park me një sasi të stërmadhe alternativash në përzgjedhjen e florës ekzotike me një liqen palmash, me një kodër artificiale, një liman të vogël të pajisur me një tunel sigurie për të pasur akses kalimi në tokë krerët e ndryshëm të shteteve, plus një vullkan artificial, i cili lëshon netëve zjarr, fishekzjarre dhe gurë të çmuar drejt qiellit.


Nëse fantazia juaj nuk është mposhtur akoma, duhet të imagjinoni edhe se si kancelari vendos të ftojë një masë mbresëlënëse të afërmish, miqsh dhe femrash të bukura, për të festuar aty jashtë në mënyrë marramendëse Pashkët. Natyrisht se do të fluturonit të gjithë me fluturakët e tij drejt ishullit, ku zoti sovran i shtëpisë ( kujtojmë se gruaja e tij e dytë, prej vitesh mbahet larg prej tij, pasi e ëma e tri prej pesë fëmijëve të tij, as nuk do dhe as nuk ndan ndonjë dëshirë për të bërë këtë stil jetese ) me zërin e tij të bukur këndon këngë dashurie  në duet me një mjeshtër napolitan të muzikës së thjeshtë  tradicionale të rrugës. Një amator mbresëlënës, por pa asnjë pretendim për rafinesë kulturore apo finesë sociale.

Ai ka kapur me dorë yjet

Mbrëmjeve vonë, kur vullkani zien dhe muzika të përkëdhel, në vilat fqinje dritat tashmë janë fikur. Këtij establishmenti financiar e industrial të vendit, i përkasin përveç pasanikëve të moçëm edhe ato çupat e reja të bukura e elegante, të cilat sipas gjykimit të miqve të Berluskonit, me siguri se mërziten para se të shkojnë në shtrat, pasi kanë konsumuar për kushedi se të satën herë festat me xhin.


Unë po flas për Silvio Berluskonin, siç thashë. Pasi në fakt është manjati juaj kancelar, i cili feston me dhjetra çupëlina dhe këndon melodi napolitane, ndërsa vullkani shpërthen e imagjinata tejkalon çdo masë. Edhe stili i paraardhësve të tij nuk ka të krahasuar me atë të Berluskonit. Krahasimet e vetme që mund të bëhen, gjenden në kohën e antikitetit, tek disa mbretër të Perandorisë Romake nga dinastia juliano –klaudike ( përfshirë këtu edhe Neronin), apo – nëse do i referoheshim kohëve tona – tek Michael Jackson me fermën e tij “Neverland”, e cila përbën në vetvete ishullin artificial të rinisë së përjetshme, projektuar nga një kolos i  narcizmit postmodern.


Italia, përkundrazi, prej pesëmbëdhjetë vitesh zotërohet nga ky perandor i fantazisë dhe i politikës. Si pronar i rrjetit gjigand TV “Mediaset” ( me tri rrjete kombëtare italiane) Berluskoni është një sipërmarërs milanez, i cili në vitet ’70 e ato ’80,  mblodhi një pasuri  të madhe dhe që pastaj -  ndërsa po afrohej rreziku të humbiste gjithçka si pasojë e disa gjykatësve moralistë dhe politikanëve të majtë – vendosi t’ia hynte kësisoj vetë politikës.
Kështu, Berluskoni e ka mbajtur për gjysmën e kësaj periudhe pesëmbëdhjetëvjeçare që po flasim, vetë kryesimin e qeverisë italiane e për pjesën tjetër që mbetet, ka qenë shefi i opozitës. Ai u ngrit deri tek yjet dhe e rrëzoi përtokë duke e bërë copë e çikë sistemin e vjetër. Ai u luftua me të gjitha mjetet dhe është mbrojtur me forcën e një kafshe kundër këtyre akuzave. Ama në fund, ai doli në pah si figura më dominante e politikës dhe e antipolitikës. Para së gjithash, ai u shndërrua - si askush tjetër prej qëmoti - në burrin e shtetit më të dashur e më të adhuruar të italianëve.


Zanatin e politikës ai e mësoi shpejt. Gabohet shpesh dhe rrëmbëhet në ton. Por të gjitha këto eksese të tijat, të cilat irritojnë e impresionojnë kaq shpesh homologët e tij në mbarë botën, kombinohen vetvetiu me karakterin e tij që mbart një amalgam rezistent me aftësi reaktive prej rrufeje, ku mbizotëron dora e butë për thuajse çdo rast, pajisur me një instinkt të spikatur drejt pushtetit, për të avokuar interesat e veta e ato të vendit të vet. Një nga kryeveprat e tij të fundmit, ishte deklarimi si mbështetës i një anarkie etike - në të njejtën kohë  të shpallej edhe garant i çdo mbështetje për hierarkinë katolike, duke ia nisur nga vetë Papa e më poshtë.

Arroganca e ftohtë e një kaste të privilegjuarish


Në një kokërr çmendurie pra, duhet të imagjinosh pak edhe sekretin e konsensusit të poseduar prej tij. Miliona italianë - de facto shumica e tyre – e duan populizmin e tij, afinitetin e tij ndaj dobësive e huqeve të veta, kundër të cilave askush tjetër në botë nuk është më i vëmendshëm për t’ i vënë re se sa bashkëpatriotët e mi. Dhe ai mban njëkohësisht të njejtën distancë me armiqtë e tij. Pasi ai është luftuar shumë ashpër. Nga gykatës që rrethohen nga arroganca e ftohtë e një kaste të mbyllur, të cilët për shumë vite janë politizuar skajshëm deri në deklarimin publik të partishmërisë. Nga politikanë të regjimit të vjetër, të cilët zotëronin si “Demokracinë Kristiane” ashtu edhe komunistët: një shtresë udhëheqëse, të cilën askush më nuk ia ka më ënda të rikthehet.

Nga të pushtetshmit e financave të mëdha, të establishmentit, që atë e trajtonin si një të huaj të rrezikshëm.
Historia më e re e Berluskonit gjendet në të vërtetë përtej të mirës e së keqes. Një gazetë e madhe e së majtës, "La Repubblica", kishte marrë vesh një lajm që lidhej me pjesëmarrjen e kryeministrit në festën e ditëlindjes së një 18-vjeçareje napolitane, me emrin Noemi, duke publikuar “zbulimin” e vet me një mori fotosh, a thua se kjo përbënte ndonjë sekret shtetëror të ndaluar. Festa u zhvillua në një restorant. Aty ishin edhe prindërit e vajzës, një ushtri miqsh e të ftuarish të familjes dhe shumë anëtarë të stafit kryeministror. Vajza, e cila kishte marrë pjesë tashmë në disa nga festat e tij, ashtusikurse edhe të tjera, është një fëmijë naiv simpatik, me dëshira - si shumë adoleshentë të tjerë - për të bërë përpara në botën e shkëlqimit. Natyrisht se ajo donte të shfrytëzonte sebepin familjar, kur e bëri Berluskonin – të cilin ajo e quan “Papi” - ta hidhte vështrimin drejt saj. Një miksturë e lidhjeve familjare pra dhe  patronazhit, por asgjë më shumë që ka të bëjë me ndonjë flirt pikant me ndonjë minorene.


Ai i do gratë – kjo edhe ndodh


Këtë, deri më tani, askush nuk kishte guxuar ta bënte - duke akuzuar direkt kryeministrin. Kështu citohet të thotë "La Repubblica" duke u vërtitur mes pyetjesh ironike e llomotitëse. Berluskoni mohon kategorikisht të ketë qenë i dashuri i fshehtë i vajzës adoleshente – pasi ai më parë ishte zënë keq në rrjetën e tashethemeve e të vërtetave gjysmake. Ai madje ka kërkuar të merren si provë disa foto nga festat e tij private të bëra nga paparacët, nga ana e prokurorisë. Në ato foto shihet edhe Noemi.


Manjati i mediave i ka mbetur vazhdimisht besnik mënyrës e stilit të tij të jetesës. Ai e pëlqen lojën gjysëm-serioze drejt ëndrrave të karrirës, të cilën josh bota e "Casting"-ut, ku shumë vajza sot formojnë një lloj klase të re postmoderne. Këtu Berluskoni kërkon vazhdimisht të luajë superstar-in. Por megjithëse ai i don shumë gratë – kjo edhe mund të ndodhë – ai është shumë larg një figure prej, për shembull, Gilles de Rais apo prej një dashnori libertarian si Don Giovanni. Sigurisht se edhe përbuzja që ai ngjall përballë hipokritëve të “belmondo”-s është e madhe.


Në historinë që me shumë gjasa sërish do të valëvitet si flamur pas zgjedhjeve europiane, komentet e ashpra të Veronica Larios, ish-gruas së Berluskonit, kanë luajtur me siguri një rol. Pas vitesh mërie, pas gjithë atyre andrallave që ka pësuar nga një burrë italian, i cili në përmbushje të egos së tij personale ndjehet i dashuruar pas bindjeve publike që lidhen me potencën e tij prej maçoje, e bëri atë të vendoste për të bërë divorcin. Veronica Lario i dhuroi të shoqit vetëm ca shuplaka qoftë si njeri privat, qoftë si figurë publike. Me këtë që bëri, ajo ndezi një zjarr vaniteti, flakët e të cilit do të mund të fiken vetëm kur të kuptohet se – ashtu siç thoshte dikur Niçe – duhet "të mos mbesë më asnjë mjet tjetër, për ta sjellë politikën sërish në shinat e ndershmërisë, para se të varen moralistët". 
 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi (06.06.2009)
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën (06.05.2009)
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri (06.05.2009)
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi (06.02.2009)
Industria e diamantit në Botsvanë (05.31.2009)
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]