E Martë, 10.22.2019, 09:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Në kryeqytet po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 viteve të fundit

 

Nga Mujo BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 06.10.2009, 07:49am (GMT+1)

Nëse doni të mësoni se çfarë po ndodh brenda mureve të ftohta të ndërtesës së muzeut të ish-dikatorit komunist, duhet të keni një fantazi ekstreme për artet. Kryeqyteti shqiptar më së fundi po hedh hapin e madh drejt epokës kulturore, duke krijuar brenda një tempulli prej mermeri dhe xhami atë që quhet si industri krijuese, e cila e shndërron Piramidën në Qendrën më të madhe kulturore për të rinjtë në Europë. Prej disa muajsh, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare po shndërron ish-Muzeun, në një nga shtëpitë më të mëdha europiane për organizimin e veprimtarive të arteve, e cila synon të mirëpresë mijëra spektatorë, kryesisht të rinj. Një invetsim, jo vetëm i performancës, po kryhet në kryeqytet me synimin për t'i dhënë një tjetër pamje hartës së institucioneve kulturore në Tiranë, me dy teatro, dy salla galerish për artet vizuale, me dy kenema, me disa salla koncertesh, salla baleti, konferencash, debatesh, me dy libari, biblioteka, salla interneti, prodhimi të krijimtarisë dhe menaxhimi perfekt. Pas një boshllëku të krijuar nga zhveshja prej institucioneve kulturore të metropolit shqiptar, privatizimeve të dyshimta dhe dhe kthimit të kinemave në shumëkatëshe, tashmë po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 vjetëve të fundit.

 

Në kuotën zero (hapësira e odoenit dhe rrotull saj), ka përfunduar montimi i strukturës metalike të Teatrit të madh dramatik me 500 vende, si dhe konstrukti i teatrit variete me 250 vende. Gjithë aksesoret ndihmës që lidhen me teatrin janë thuajse të përfunduara, ndërsa njëra nga dy galeritë e arteve thuajse ka marrë formë, bashkë me dy sallat moderne të kinemasë. Sido që moslirimi në kohë i ambjenteve të okupuara nga biznesi privat ka krijuar vështirësi në kalenderin kohor dhe në zbatim, projekti ndërkombëtar i Qendrës së Arteve "Arbnori" është më moderni sot në Europë. Ndërtimi i kësaj qendre do t'i japë fund mediokritetit të mërzitshëm, monotanisë së produktit tradicional dhe manaxhimit përtac që ka shoqëruar dilemat e artit në këtë tranzicion. Ish-Muzeu me stenda standarde të luftës së klasave dhe eleminimeve ideologjike që shoqëruan regjimin e kaluar, po merr më së fundi tjetër formë, duke i dhënë një pamje që meriton vizioni i të rinjve shqiptarë për artet, por edhe nevojës së tyre të edukimit me artet e përformuara në atë nivel që mund të ofrojë çdo qendër e ngjashme në Paris, Barcelonë, apo Uashington e New York.

 

E dedikuar kryesisht për të rinjtë

 

Qendra "Arbnori" do t'i përkushtohet rritjes së mundësive që të gjithë njerëzit dhe sidomos të rinjtë të jenë pjesëmarrës në të dhe të kuptojnë artet. Për të përmbushur misionin, Qendra do të synojë të kërkojë të kryesojë, krijojë dhe paraqesë performanca të përditshme, të cilat pasqyrojnë standardet më të larta të përsosmërisë dhe larmisë, e cila është treguese për botën në të cilën jetojmë, si dhe t'i organizojë këto shfaqje si të pranueshme për spektatorët me numrin më të madh të mundshëm, e cila arrihet përmes ndjenjës së edukimit për artet. Ky është një zotim i shpallur i qeverisë demokratike për të rinjtë e kryeqytetit dhe të të gjithë kombit, si pjesë e politikës së saj kulturore, për një Shqipëri që ndryshon me themele. Qendra "Arbnori", duke besuar se artet janë një nga domethëniet më shprehëse të njerëzimit në kuptimin e botës, po përgatitet të përmbushë këtë mision, në mënyrë që kur ndërtesa të ketë përfunduar rikonstruksionin ajo të fillojë funksionimin me kapacitet të plotë. Ajo do të përmbushë aspiratat e të rinjve për të patur një oaz të nivelit europian. Ne shpresojmë që brenda pak muajsh, Qendra të jetë e hapur si një institucion i ri. Përmes artit, të rinjtë do të ndajnë sukseset më të larta të çdo kulture dhe zbulojmë një gjuhë universale, e cila lejon komunikimin me botën dhe e përsos atë. Si e tillë, kjo qendër multifunksionale artesh do të jetë një nga komponentët më të rëndësishëm të edukimit të plotë.

 

Çfarë tjetër në Qendrën e Arteve "Arbnori"

 

Qendra "Arbnori" do të jetë nga qendrat më të mëdha të përformimit të arteve në Europë e dedikuar kryesisht për të rinjtë. Ajo do të marrë rolin e udhëheqjes në politikat e edukimit të arteve me programet më bashkëkohore për të punuar si partner me institucione të tjera të artit, me shkolla, mësues, prindër dhe legjislatorë, si dhe udhëheqës nga komuniteti dhe biznesi. Qendra e Arteve "Arbnori" është duke përgatitur një program të gjerë të arteve të përformuara, të cilat synojnë përmirësimin e cilësinë së jetës dhe pasurimin e përvojave mësimore dhe arsimore të të rinjve që çojnë tek ndryshimi vetvlerësues dhe frymëzimi krijues, që i ndihmon të rinjtë të vendosin qëllime dhe t'i arrijnë ato. Njohuria për artin i bën mësuesit më të përsosur dhe e bën frekuentimin e shkollave më tërheqëse, zbulon vende sfiduese për fëmijët, ku ata të nxiten për të zbuluar, krijuar dhe për të arritur plotësinë e tyre.

Qendra do të krijojë, autorizojë dhe nxjerrë jashtë performancat për studentë, mësues, të rritur, dhe familje, duke u ofruar atyre mundësi profesionale për mësimin e arteve për mësues, duke krijuar programe model për t'u shfrytëzuar nga qendra të tjera të arteve të performuara. Ajo do të nxisë dhe krijojë programe të suksesshme për vendin dhe komunitetin, duke shërbyer si informacion për pastrimin e edukimit të artit, por edhe si avokat për edukimin e arteve në nivel kombëtar.

 

Formulimi i Vizionit të Edukimit të Arteve

 

Sipas statutit origjinal të përgatitur, Qendra e Arteve "Arbnori" do të marrë mandatin nga Qeveria për të qenë udhëheqëse në politikën dhe programet e edukimit për artet e performuara. Vizioni i kësaj Qendre është për një institucion tërheqës, për njerëz nga të gjitha nivelet, e të ardhurave dhe shijeve artistike, të cilët do të çojnë në krijimin e iniciativës së arteve të performuara për të gjithë, duke rritur shikueshmërinë me një çmim të ulët dhe falas. Departamenti i Edukimit në Qendrën "Arbnori" do t'i shërbejë këtij mandati përmes një programi të zgjeruar edukimi, duke përfshirë krijimin dhe paraqitjen origjinale dhe krijuese të arteve të performuara dhe programeve arsimore për fëmijë, të rinj, të rritur, të hartuara në mënyrë specifike për të ushqyer një preferencë dhe kuptimin për artet. Këto programe, do të mbështeten nga qeveria me fonde të veccanta në buxhetin e shtetit, por edhe nga publiku dhe burime private të kontrolluara nga bordi mbikqyrës i Qendrës, i cili do të varet nga qeveria.

Qendra do të marrë fonde nga Qeveria çdo vit për të paguar administartën, mirëmbajtjen dhe funksionimin e ndërtesës, si një ndërtesë e rëndësisë së veçantë. Megjithatë, programet artistike të qendrës dhe iniciativat arsimore do të paguhen edhe nga shitja e biletave, dhuratat nga individë të ndryshëm, korporata dhe fondacione private, të kontrolluara me përgjegjësi nga Bordi, bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare. Qendra do të përfaqësojë partneritetin publik dhe privat të vetëm, si një përkujtimore e humanistit shqiptar "Pjetër Arbnori".

Artet janë pjesa kritike dhe themelore e arsimimit të rinisë shqipatre dhe gjithsecili duhet të ketë mundësi të mëdha për të mësuar të gjitha fushat e artit. Një arsimim i tillë duhet të shfaqet si brenda ashtu edhe jashtë mjediseve të klasës, si pjesë e procesit të mësimit për të gjithë, përfshirë edhe ata me talente apo nevoja të veçanta.

Një edukim për artin ofron specializime për të dyja palët: si për artistët specialistë ashtu edhe për pedagogët në klasa, e cila mbështetet në eksperimentime, burime nga artistët profesionistë dhe burime të kulturës komunitare. Vetëm nga shfrytëzimi i të gjitha këtyre burimeve të rinjtë shqiptarë mund të arrijnë mundësinë e plotë profesionale për artet. Për më tepër, një nga synimet serioze për t'iu adresuar arsimit të arteve duhet të artikulojë vlerën e një metode të kuptueshme në baza të arsimit dhe të afirmojë rolin integrues të arteve në arsim dhe reformën arsimore. Standardet bashkëkohore të përformancës së arteve do të sjellin përvoja të reja për zhvillimin me programe vendore dhe vlerësime për artin. Këto standarde u ofrojnë mësuesve shqiptarë udhëzime për garantimin e një metode të kuptueshme për edukimin e studentëve në të gjitha fushat e artit dhe në mbështetjen e mësimit për artin dhe përmes arteve.

 

Përse një qendër multifunksionale

 

Ndërsa brenda kontureve të ish-Muzeut të dikatorit komunist punimet vazhdojnë me shumë vështirësi, sepse akoma nuk ka dhënë leje Bashkia e Tiranës për punimet jashtë fasadave të Piramidës, ekzistojnë shumë pyetje se ccfarë do të jetë axhenda e ardhshme artistike e Qendrës "Arbnori".

 

Cfarë përmban me të vërtetë kjo qendër ?

 

Teatri: Qendra e Arteve "Arbnori" do të ketë dy teatro. Njëri do të jetë teatër dramatik me 500 vende dhe tjetri variete me 250 vende (sallat thuajse kanë përfunduar). Teatri dramatik do të ketë të gjithë infrastrukturën moderne të kohës tonë, duke filluar nga ndriçmi, sistemi zanor, sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes (që do të jetë individual, për ccdo karrige", deri tek palestra për ushtrimin e artistëve etj. Qendra "Arbnori" do të realizojë dramat më të guximshme, në regjinë e regjizorëve më të mirë të vendit dhe të botës, duke favorizuar gjithmonë artistët e rinj. Orkestrën Simfonike. Qendra e Arteve "Arbnori" do të ketë orkestrën e saj simfonike, tërësisht me artistë të rinj, të cilët nuk gjetur dot mundësi pjesëmarrje në dy orkestrat ekzistuese, atë të TOB dhe RTSH-së. Në çdo sezon të vitit, orkestra do të mirëpresë artistë të ftuar nga bota në ambientet e Qendrës "Arbnori", duke sjellë për spektatorët e Tiranës ngjarje tërheqëse dhe programe edukimi në qytet, shtet dhe mbarë botën. Skena e mijëvjeçarit. Çdo ditë të vitit në orën 18:00, Qendra "Arbnori" do të japë shfaqje falas si pjesë e iniciativës "Arti për të gjithë". Ideja për paraqitjen e talenteve rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në Skenën e Mijëvjeçarit të Ri do të mbështetet nga qeveria shqiptare në kudër të politikave të saj për të rinjtë si "institucion kulturor brenda një instituti kulturor". Baleti: Qendra e Arteve "Arbnori" do të ketë trupën e saj të baletit, e cila do të përbëhet nga të rinjtë më të talentuar nga të gjitha hapësirat shqiptare. Në çdo sezon, Qendra "Arbnori" do të paraqesë jo vetëm repertorin e saj, por edhe kompanitë më të mira të baletit nga vendi rajoni dhe bota. Xhazi. Që në vitet e para të xhazit e deri tek xhaz-i më i nxehtë, do të vijë në Qendren "Arbnori" në formën e tij më të mirë, e cila do të ndryshojë jetën e shumë të rinjve kryeqytetas të aposionuar pas këtij zhanri muzikor. Qendra Arbnori do të vazhdojë mbajtjen e Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit. Shfaqjet për të rinj: Qendra "Arbnori" do të jetë vendi i shfaqjeve argëtuese për çdo grup moshe, nga mosha e vogël deri tek të rriturit. Disa prej këtyre veprimtarive do të organizohen në Teatrin Familjar, nga premiera e veprave të Qendrës "Arbnori", e cila mbështetet në librat për fëmijë, muzikë, kërcim, histori, dhe teatër kukullash.

 

Muzikën e dhomës: Qendra "Arbnori" nëpërmjet formave më të përkyera do të sjellë intimitetin dhe akustikën e Muzikës së Dhomës tek të rinjtë e Tiranës, por edhe publikun e gjërë. Qendra "Arbnori" do të vazhdojë traditën e krijuar në mbajtjen e Fetsivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës për të rinjtë, por edhe me afrimin e artistëve të preferuar nga vendi dhe nga bota. Bibliotekat dhe sallat e internetit. Qendra "Arbnori" do të ketë bibliotekën e saj me të gjithë aksesorët modernë. Ashtu si të gjithë botën e zhvilluar, shumë të rinj që nuk kanë mundësi të blejnë një libër, do t'u afrohet shërbimi i përdorimit të librit nëpërmjet paraqitjes së një dokumenti identifikimi për lexim në sallë. Prezantimi i librave të rinj dhe komunikimi me shkrimtarët më të shquar të botës, do t'u afrojë të rinjve mundësi të pazëvendësueshme në jetë. Po kështu edhe shërbimi i internetit.

Dy kinema të reja. Qendra "Arbnroi" synon të mbushë boshllëkun ekzistues, nëpërmjet dy kinemave të reja, të cilat aktualisht janë në përfundim e sipër. Prurjet më famoze të kinemasë kombëtare dhe asaj botërore do të jenë të pranishme gjatë gjithë vitit në Piramidë. Festivalet: Festivalet Ndërkombëtare do të vazhdojnë të zbulojnë tema interesante, nga udhëtimet e një larmie kulturore dhe deri tek veprimtaritë vjetore, etj: Qendra "Arbnori" përmes muzikës, dansit, dhe teatrit të zakonshëm do të zbulojë nga cepi më i largët të botës arritjet më të mëdha artistike. Bankete, Mbrëmje Gala, & Çmime: Mbrëmjet e përvitshme në ndarjen e çmimeve të Qendrës "Arbnori" janë: Çmimi "Arbnori", hapja e ballos nga Orkestra Simfonike e shumë të tjera të organizuara në Qendrën "Arbnori". Performanca të tjera: Qendra do të ketë programe të gjëra për mësimin e kërcimit, për të biseduar me aktorin dhe balerinin tuaj të preferuar, për të dëgjuar më shumë muzikë nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj etj. Çdo i interesuar mund të regjistrohet në kurset e Qendrës "Arbnori". Qendra "Arbnori" me mbështetjen e qeverisë demokratike parashikon bursa studimi për të gjitha departamentet, për të rinjtë më të talentuar nga të gjitha hapësirat shqiptare.

 

Punësimi në Qendrën e Arteve të Performuara “Arbnori”

 

Punësimi në Qendrën e Arteve të Performuara “Arbnori” do të bëhet tërësisht mbi bazën e konkurseve të hapura,  të njoftuara në kohë në mediat e shkruara dhe vizive, me kritere të shpallura, si dhe nga një juri profesionistësh të përzgjedhur nga vendi dhe nga bota.

Për ekipin e menaxhimit të qendrës : Drejtori i Përgjithshëm i cili koordinon gjithë veprimtarinë  e Qendrës, si dhe drejtues të tjerë të institucioneve brenda Qendrës që në këtë rast po i quaj drejtor. Konkretisht bazuar edhe në një praktikë ndërkombëtare administrata e lartë mund të ketë:  Drejtor  Menaxher, Drejtor i Muzeut të Artit Modern/Qendra e Stilimit, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Kulturor,  Drejtor i Bibliotekes së Referencave Publike, Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun dhe Arsimin, Drejtor për Sigurinë dhe Arkitekturën,  Drejtor i Komunikimit dhe botimeve, Drejtor i teatrit, Drejtor i Muzikës dhe Orkestrës  Simfonike. Drejtori Financave dhe Ligjeve, Drejtor i baletit dhe Produksionit, Drejtor i Burimeve Njerëzore, Drejtor i Shërbimeve Informatike, Menaxher i Veprimtarive Kulturore Audio Vizive, Menaxher i Digjitalizimeve, Drejtor   për mirëmbajtjen e  godinës, Drejtor i Shërbimeve Ndihmëse, Drejtor  Ekzekutiv i Projekteve.

 

Tjera vende pune në nivel departamenti  parashikohet të jenë:

 

Agjent reklamash në TV,  Ndihmës Menaxher për Marrëdhëniet e Bordit,  Ndihmës Menaxher për Donacionet Vjetore, Menaxher i Marrëdhënieve me Komunitetin, Asistent Programi- Teatri i të Rinjve, Teknik Interneti Multimedial, Media Interaktive (Zyra e Shtypit), Asistent Menaxher i donacioneve të përvitshme,  Këshilltar i drejtorit dhe drejtorive (Zyra Juridike), Menaxher marketingu,  Koordinator Programi, Programe të menaxhimit, Teknik i Rrjetit dhe Desktop-it (IT),  Asistent Programi dhe Partneriteti Programi, menaxherë  arti    për   të gjitha departamentet.

Mujo Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ismail Kadare. E vërteta mbi krimet serbe duhet të dalë në dritë, Evropa ende nuk e di të vërtetën (06.09.2009)
Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit Nga Xhuliano Ferrara (06.08.2009)
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi (06.06.2009)
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën (06.05.2009)
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri (06.05.2009)
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi (06.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]