E Shtunë, 12.07.2019, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Rast precedent, po apo jo? Ndikimi i luftës së Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare

Nga Fabian Schmidt, Deutsche Welle


E Enjte, 06.11.2009, 04:50pm (GMT+1)

 

 

 

 

Para dhjetë vitesh Evropa e pa veten të konfrontuar nga një katastrofë kërcënuese humanitare. Mbi 30 000 njerëz kishin braktisur shtëpitë e tyre brenda Kosovës, si dhe mijëra të tjerë ishin larguar për në Maqedoni dhe Shqipëri. Bisedimet për paqe me Beogradin në Rambuje të Francës kishin dështuar dhe vëzhguesit ndërkombëtarë njoftonin për dëbime të qëllimshme dhe vrasje të civilëve.

Marsi i vitit 1999: E sensibilizuar prej përvojave në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, pas dështimit të negociatave paqësore NATO ishte e vendosur që të pengonte një fushatë tjetër të mundshme të “spastrimit etnik”. Për herë të parë në historinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Javier Solana, autorizon kryekomandantin, Wesley Clark, që të veprojë ushtarakisht. Kjo “ndërhyrje e parë humanitare” e Aleancës Veriatlantike përbënte risi në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Kritikët akuzuan NATO-n, se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, sepse ka sulmuar pa ndonjë mandat të qartë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Veç kësaj, NATO u angazhua jashtë territorit të Aleancës dhe cenoi integritetin territorial të Jugosllavisë.

 

Për dallim, përkrahësit e sulmeve i shihnin ato si legjitime dhe i justifikonin me një numër rezolutash të KS të OKB, si dhe në paaftësinë për të ndikuar në përmbushjen e kërkesave të tyre. Kombet e Bashkuara kishin kërkuar nga Beogradi tërheqjen e trupave dhe ndërprerjen e luftimeve në Kosovë. Qeveria e drejtuar nga presidenti Millosheviç nuk plotësoi këto kërkesa. Si rrjedhim ishte një ndërhyrje humanitare në kuadër të ndihmës emergjente dhe ruajtjes së paqes botërore. Pas fillimit të luftës, përkrahësit e ndërhyrjes ushtarake e panë veten të konfirmuar në qëndrimin e tyre, për shkak se vetëm brenda disa javësh u dëbuan apo u larguan nga shtëpitë e tyre rreth 800 000 civilë. Shumica e tyre u kthyen sërish në muajin qershor, menjëherë pas përfundimit të luftës.

 

Joseph Marko, jurist i së drejtës ndërkombëtare në Grac, beson se edhe pse ndërhyrja në Kosovë nxori në pah dobësitë e të drejtës ndërkombëtare, ajo i dha një impuls të rëndësishëm zhvillimit të saj. “Kosova përbente me siguri një pikë kthese, e cila çoi më tej të drejtën ndërkombëtare. Është e qartë se Këshilli i Sigurimit, për shkak të mundësisë së vetos të anëtarëve të përhershëm në kriza të tilla ashtu si më parë, nuk është në të vërtetë funksional. Ndërhyrja humanitare e NATO-s ka dhënë një shtytje të re vendimtare, që doktrina e sovranitetit apo mos-përzierja në çështjet e brendshme të ridiskutohet dhe rishqyrtohet”.

Megjithatë ai beson që e drejta ndërkombëtare është ende larg për të ofruar qartësi: “Në vitin 1999 bëhej fjalë për çështjen se a është legale një ndërhyrje humanitare në aspektin e së drejtës ndërkombëtare. Dhe në këtë pikë unë shoh ende një problem, sepse kjo çështje ende nuk është sqaruar përfundimisht”.

 

Të paktën tani po diskutohet në mënyrë intensive, në lidhje më çështjen, nëse shtetet mund t`i gëzojnë të drejtat e tyre të sovranitetit, vetëm në qoftë se ato përfaqësojnë të gjithë popullsinë e tyre civile dhe e mbrojnë atë. Si rrjedhojë, përndjekja e ndonjë minoriteti etnik apo fetar mund të çojë në atë që këto shtete t`i humbasin këto të drejta. Por realiteti është ende larg kësaj teorie: “E drejta ndërkombëtare civile vazhdon të bazohet në parimin e të njëjtit sovranitet të shteteve, sikurse i përgjigjet gjendjes së konfliktit që mbrohet edhe prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.”

Franz-Lothar Altmann, ekspert për Ballkanin në Munih, ka gjithashtu rezerva në lidhje me faktin nëse anëtarë të veçantë të Këshillit të Sigurimit në rastin e Osetisë Jugore, përdorën standarde të dyfishta në argumentimin e tyre të parimeve të së drejtës ndërkombëtare civile: “Rusia është deklaruar gjithmonë si mbrojtëse e parimit të paprekshmërisë së kufijve dhe moslejimit të ndarjeve territoriale. Dhe tani papritur bën pikërisht të kundërtën e atyre që ka kërkuar vazhdimisht.”

 

Pra, në praktikë nuk ka arritur të sundojë as mendimi i asaj pale, që thotë se ndarja territoriale është krejtësisht e palejueshme dhe as i asaj, që mendon se ndërhyrja humanitare është e mundshme. Sipas Josef Markos, problemet e këtij debatit kanë të bëjnë me detajet: “A është gjenocidi justifikim për ndarjen? Çfarë do të thotë gjenocid? A duhet ta përcaktojmë atë vetëm nga këndvështrimi i përgjegjësisë individuale ndërkombëtare në kuptimin e Kodit Penal apo mund ta përcaktojmë edhe nga e drejta e grupit? Gjëra të tilla mund të diskutohen deri në pyetjen cinike se, sa njerëz duhet të vriten çdo ditë për të thënë se kemi të bëjmë me gjenocid, a mjaftojnë 20 të vrarë në ditë apo na duhen 300 të vdekur në ditë?”

Rastet e ndryshme të ndarjeve territoriale, të ndodhura që prej precedentit të Kosovës, nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, mendon Altmann. Paralelet e Kosovës me rajonet e tjera janë, sipas mendimit të tij, të papajtueshme: “Qeveria në Kosovë u detyrua që të përmbushte standarde të domosdoshme, kryesisht në lidhje me respektimin e të drejtave themelore dhe të minoriteteve. Të gjitha këto nuk ndodhën në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi.”
Fabian Schmidt


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dhjetë vjet pas hyrjes të NATO-s në KosovëGjenerali Mike Jackson: KFOR-i ende i nevojshëm në Kosovë (06.11.2009)
Në kryeqytet po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 viteve të fundit Nga Mujo BUÇPAPAJ (06.10.2009)
Ismail Kadare. E vërteta mbi krimet serbe duhet të dalë në dritë, Evropa ende nuk e di të vërtetën (06.09.2009)
Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit Nga Xhuliano Ferrara (06.08.2009)
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi (06.06.2009)
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën (06.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]