E Premte, 01.24.2020, 11:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TELENOVELA "KOSOVA E RE"
E Mërkurë, 12.28.2011, 04:58pm (GMT+1)

Obiliq

28.12.2011

Nadie Ahmeti

Viti 2012 shpresohet të jetë viti kur mund të përfundojnë të gjitha procedurat për shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

Edhe pse më herët ishte planifikuar që në muajin mars të vitit 2012 të shpallet kompania fituese, Lorik Haxhiu, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, thotë se vjeshta e vitit të ardhshëm do të sjellë përmbylljen e procesit për shpalljen e kompanisë fituese, ndërkohë që në 2013-ën "pritet të nisë ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re".

Haxhiu thotë se projektit në fjalë i janë shkaktuar disa vonesa që kanë pasur të bëjnë me Bankën Botërore. Pas harmonizimit me këtë mekanizëm, ai shpjegon hapat që janë ndërmarrë:

"Kemi qenë në procesin e ndryshimit të këshilltarit të projektit. Kemi angazhuar këshilltarë të rinj, të cilët e kanë marrë përsipër kompletimin e projektit. Sipas planit të punës, pritet që në fund të muajit shkurt të finalizohet dosja e tenderit dhe pastaj, pas një kohe të arsyeshme që do t’iu jepet investitorëve, ata do t’i përgatisin ofertat, do t’i dorëzojnë dhe do të vlerësohen. Shpresoj se në vjeshtë të vitit 2012 do të kemi fituesin për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re", thotë Haxhiu.

Por, sipas njohësve të çështjeve energjetike, autoritetetet përgjegjëse e kanë degraduar këtë projekt.

Ethem Çeku, ministër i Energjisë në kohën kur është përgatitur projekti, thotë se komiteti drejtues i tij është duke treguar joprofesionalizëm. Ai kritikon edhe për mungesë të vizionit.


"Që nga viti 2007, ky projekt është degraduar, pasi nuk është zhvilluar dhe nuk ka hyrë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Është potencuar dhjetëra herë se, në mungesë të rregullt të energjisë, ekonomia e Kosovës humb një miliard euro në vit. Pra, po bëhen pesë vjet që projekti po neglizhohet. Tani është në pikëpyetje nëse mund të funksionalizohet apo duhet të nisim edhe një herë nga faza e parë, për të bërë ridizajnimin e projektit", shprehet Çeku


Kompani (jo)serioze

Katër konsorciume ndërkombëtare, nga gjashtë sa kishin aplikuar për këtë projekt, thuhet se i kanë përmbushur kriteret për ndërtimin e termocentralit.

Ofertuesit e kualifikuar janë nga India, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia dhe Greqia.

Por Çeku, megjithatë, dyshon në kualitetin dhe mundësitë financiare të këtyre konsorciumeve për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

Sa janë transparente projektet energjetike?
"Mendoj se nga kriza financiare, zhvillimet e fundit që janë duke u bërë, këto kompani, që janë në garë për projektin, do të kenë telashe të mëdha për ta përmbyllur financiarisht projektin. Pavarësisht se pakoja e projektit është një pako shumë e favorshme për investitorin, unë jam skeptik se këto kompani kanë aftësi financiare që të arrijnë ta finalizojnë projektin", thekson Çeku.

Lidhur me këtë, menaxheri i projektit Kosova e Re, Lorik Haxhiu, shprehet:

"Të gjitha kompanitë i kanë përmbushur kriteret e para-kualifikimit, janë serioze, janë në biznesin e ndërtimit të termocentraleve - do të thotë, janë kompani të dëshmuara serioze".

Vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri, me të cilin do të përmirësohej gjendja energjetike në Kosovë, është marrë në vitin 2005, periudhë kjo kur edhe kanë filluar përgatitjet.

Mirëpo, puna për realizimin e këtij projekti, që konsiderohet kapital, thuhet të jetë neglizhuar vit pas viti.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"URAGANI" ARRIN FITOREN E KATËRT NË BOKSIN PROFESIONIST (12.28.2011)
HJUSTON: HAPET EKSPOZITA E ARTIT ISLAMIK (12.28.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITI DREJTUESIT E BASHKËSISË HEBRAIKE TË KOSOVËS (12.27.2011)
PRISHTINA NË FUNDVIT (12.27.2011)
SHKËLZEN LLUKA: SERBIA PO PRIVATIZON PRONAT KOSOVARE (12.27.2011)
FILMI IM ËSHTË NJË PËRGJIIGJE SHQIPTARE KUNDËR ATYRE QË NA AKUZOJNË PËR GJËRA QË VETË I BËJNË NË FSHEHTËSI ABSOLUTEMe regjisorin DHIMITËR ISMAILAJ bisedoi MIMOZA DAJÇI (12.27.2011)
"LËVIZJA E LIRË" SHQETËSUESE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS (12.26.2011)
VERI: DIMRI NË BARRIKADA (12.26.2011)
KRYEMINISTRI BERISHA: HUMBJA E HAVELIT ËSHTË VËRTE E MADHE, POR SHUMË HERË MË E MADHE TRASHËGIMIA E TIJ (12.24.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]