E Djelë, 10.20.2019, 11:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Financial Times: Ngjitja e madhe e së djathtës

Nga John LLOYD


E Premte, 06.12.2009, 03:41pm (GMT+1)

 

 

 

Është e natyrshme të mendosh se politika e majtë do që të përfitojë nga kriza e kapitalizimit, sepse, mbi të gjitha, e majta nëse nuk u krijua për të zhdukur kapitalizmin, të paktën a nuk u krijua për ta sulmuar atë? Ky opinion i natyrshëm nuk ka qenë gjithnjë i vërtetë në të shkuarën dhe sigurisht nuk është as tani në Europë. Në çdo vend të madh europian partitë e majta, në qeveri ose jo, janë në rënie të vazhdueshme. Një parashikim i Burson-Marsteller për zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor tregon se qendra e djathtë e Partive Popullore Europiane, PPE (ku edhe Partia Demokratike e Shqipërisë është anëtare), do të mbetet grupi më i madh parlamentar në Parlamentin Europian, edhe nëse konservatorët britanikë dhe ODS-ja çeke largohen nga PPE.

 

E vetmja dëshmi pozitive për të majtën mes vendeve më të mëdha europiane është Partia Socialiste e Spanjës në qeveri, e cila fitoi zgjedhjet e përgjithshme në maj të vitit të shkuar dhe ku Presidenti Hose Luiz Rodrigez Zapataero, pavarësisht se nuk është popullor sa duhet, nuk është aq jopopullor sa Mariano Rajoy, lideri i Partisë Popullore të qendrës së djathtë. Por papunësia me rreth 14% nënkupton se qeveria po rrëshqet; socialistët kanë humbur kontrollin në Galicia kundrejt Partisë Popullore muajin e fundit.

 

Në vendet më të vogla, si për shembull në Danimarkë, opozita socialdemokrate tani ka më shumë pikë se sa qeveria e qendrës së djathtë. Lars Loekke Rasmussen, kryeministri i ri, ka një mbështetje vetëm 16 përqind në opinionin publik, ndërsa Helle Thorning-Schmidt, lideri i socialdemokratëve gëzon 37% mbështetje, sipas gazetës "Jyllands Posten" në fillim të këtij muaji.

 

Në vendet tjera, përfshirë edhe ato skandinave, orientimi është krejt i kundërt. Socialdemokratët suedezë në rolin e pazakonshëm të opozitës, ishin 10% para koalicionit të qendrës së djathtë vitin e kaluar, por sondazhet më të fundit tregojnë një rënie të ndjeshme të qendrës së majtë. Analisti politik Niklas Ekdal, thotë se rënia e popullaritetit ndodhi në fund të 2008 kur liderja socialdemokrate, Mona Salin, ishte nën presionin e spektrit të majtë për të përfshirë ish-komunistët si partnerë në koalicionin e majtë dhe në programin e qeverisë së ardhshme. "Socialdemokratët kanë qenë historikisht të fortë përsa kohë garantonin se komunistët dhe e majta e tyre ishin të dobët. Kriza financiare nuk ka ndryshuar gjë: njerëzit ende nuk i besojnë të majtës ekstreme", thekson ai. E majta ekstreme paraqitet e fortë veçanërisht në Francë. Partia e Re Antikapitaliste e sapoformuar, drejtohet nga Olivier Besancenot, një zëdhënës i fuqishëm. Partia e tij ka përfituar nga lufta e brendshme për drejtimin e Partisë Socialiste në fund të vitit të shkuar dhe është renditur në sondazhe me një mbështetje deri në 47%, shumë më lart se sa Nikolas Sarkozi dhe liderja socialiste, Martine Aubry.

 

Gjermania zhvillon zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtë, ndërkohë që një sondazh i fundit tregon se partitë e koalicionit të djathtë, partneri kryesor në qeverinë e qendrës së majtë, kanë një mbështetje rreth 34%, ndërsa socialdemokratët kanë ngecur tek 25%. Popullariteti relativ i të majtës ekstreme franceze nuk është i njëjtë në Gjermani: Die Linke (E majta) paraqitet me 10% të votave më pak në fillim të këtij viti. Në ndryshim me këtë, Demokratët e Lirë - partia më pro tregut të lirë në Gjermani - ka patur një rritje të aksioneve të saj nga 10% të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2005, në 17% aktualisht.

 

Në dy vendet europiane më të mëdha, sondazhet kanë dhënë mesazhe të qarta prej javësh. Në Itali koalicioni i qendrës së djathtë i Silvio Berluskonit ka qenë vazhdimisht përpara të majtës, që së fundi humbi liderin e saj Valter Veltroni, i cili dha dorëheqjen në shkurt. Në Mbretërinë e Bashkuar, konservatorët e David Kamerun kanë qenë vazhdimisht përpara Partisë qeverisëse Laburiste në 18 muajt e fundit, me një diferencë në sondazhin më të fundit me 13 pikë.

 

Por çfarë nuk shkon me të majtën? Në një koment të fundit në faqen zyrtare të Demokracisë së Hapur, Tibor Dessewffy, analist hungarez, argumenton se "frika ndaj terrorizmit dhe shqetësimet e vazhdueshme të shkaktuara nga emigracioni dhe çështjet e qenësishme të mirëqenies dhe sistemeve sociale kanë vënë të majtën nën presion të vazhdueshëm".

 

Lideri i Partisë Popullore hollandeze, Uouter Bos, zëvendëskryeministër i Hollandës, në koalicionin qeverisës të majtë tha gjatë një fjalimi në Londër vitin e shkuar se, këto çështje dhe presioni i globalizimit, "reduktojnë efektivitetin e politikave që favorizon e majta. Ai ndikon në kohezionin që është gjaku ynë. Ato lëndojnë orientimin tonë ndërkombëtar dhe kanë qenë gjithmonë thelbi i misionit tonë".

 

Drejtori i Rrjetit të Politikës, një forum politik global i qendrës së majtë me qendër në Britaninë e Madhe, Olaf Cramme, beson se "pavarësisht shkallës së krizës të neo-liberalizimit, propozimet e të majtës për riformimin e kapitalizimit nuk po priten mirë. Qendra e majtë e ka të vështirë të ofrojë një alternativë të besueshme për të garantuar mirëqenie dhe siguri. Në fakt, në shumë vende, partitë konservatore kanë qenë më pak entuziaste rreth rritjes së financave të kapitalizimit dhe më të ashpra në rregullimin e sektorit financiar se sa e majta".

 

Ekziston një stuhi retorike për fundin e kapitalizimit, ose më drejt "kapitalizimin e tregut të lirë", duke e marrë këtë sikur të ishte një entitet krejt i ndarë. Megjithatë, publiku është shumë skeptik ndaj të majtës, partitë qeverisëse të së cilës në dekadën e fundit kanë përdorur anët pozitive të gjeneruara nga kapitali i suksesshëm financiar për të mbështetur financiarisht programet e tyre sociale dhe në përgjithësi, publiku është edhe më skeptik për të majtën ekstreme, e cila ka pak eksperiencë për qeverisje ose s'ka fare programe qeverisëse. Konformizmi që e majta ka nga kjo, janë evidencat e pakta për një ngjitje të madhe të së djathtës, megjithëse ka shumë shenja që paralajmërojnë këtë, e cila mund të vijë si një përmbytje që mund të shpërthejë në mënyrë të menjëhershme.

John Lloyd


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rast precedent, po apo jo? Ndikimi i luftës së Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtareNga Fabian Schmidt, Deutsche Welle (06.11.2009)
Dhjetë vjet pas hyrjes të NATO-s në KosovëGjenerali Mike Jackson: KFOR-i ende i nevojshëm në Kosovë (06.11.2009)
Në kryeqytet po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 viteve të fundit Nga Mujo BUÇPAPAJ (06.10.2009)
Ismail Kadare. E vërteta mbi krimet serbe duhet të dalë në dritë, Evropa ende nuk e di të vërtetën (06.09.2009)
Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit Nga Xhuliano Ferrara (06.08.2009)
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi (06.06.2009)
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]