E Premte, 12.06.2019, 07:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LUAN KRASNIQI I JEP FUND KARRIERËS
E Enjte, 12.29.2011, 06:42pm (GMT+1)

Prishtinë, 29 dhjetor - Një ndër figurat më të mëdha që ka dhënë sporti shqiptar në arenën ndërkombëtare, boksieri Luan Krasniqi sot ka shpallur largimin e tij nga boksi profesionist.

"Të dashur miq, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërsisht. Unë nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve ju jam mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe që e kam pasur nga tifozët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si boksier.

Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kurajë dhe se simpatinë tuaj e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta që më arrijnë çdo ditë.

Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi. Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së talenteve të rinj. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, po ashtu, përmes ekraneve do të jem i angazhuar për ju.

Unë do të bëj çmos që boksi të mbetet atraktiv, në mënyrë që ju, të dashur aderues të sportit të boksit, edhe në të ardhmen të përjetoni ndeshje interesante dhe të nivelit të lartë!

Ju faleminderit dhe mirë u pafshim,

I juaji Luani".

Ishte kjo përshëndetja lamtumire e kolosit shqiptar, njeriut që me talentin dhe forcën e tij bëri bujë në botën e boksit botëror, raporton Indeksonline.

Që nga viti 1997, Krasniqi u bë pjesë e ringut botëror profesionist, duke regjistruar në karrierën e tij 35 ndeshje, nga të cilat 30 fitore (14 me KO), 1 barazim dhe 4 humbje. Gjatë karrierës së tij ai sfidoi emra të mëdhenj në boksin profesionist si Vladimir Klitchko, Samil Sam e Feliks Savon. Luan Krasniqi, i lindur në Junik, tashmë është 40 vjeçar.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY SONDA TË NASAs DO TË HYJNË NË ORBITËN E HËNËS (12.29.2011)
PRESIDENTI BAMIR TOPI: 2012 VIT I RËNDËSISHËM REFLEKTIMI PËR SHQIPTARËT (12.29.2011)
NË FERIZAJ DIGJET "ENVER HOXHA" I BLENDI FEVZIUT (12.29.2011)
HORLLËKU I ENVER HOXHËS, BURRËRIA E BAHRI OMARIT DHE MISTERE TË TJERA SHPALOSUR NGA ARKIVAT(Marrë nga libri "Enver Hoxha" i Blendi Fevziut) (12.29.2011)
TË SHOHËSH PËRTEJ NJË DETYRENga MIMOZA EREBARA (12.29.2011)
VITI I RI 2012 DHE NJË BOTË E RE QË PO FILLON!Nga ADNAN ABRASHI, Kosovapress (12.29.2011)
TELENOVELA "KOSOVA E RE" (12.28.2011)
"URAGANI" ARRIN FITOREN E KATËRT NË BOKSIN PROFESIONIST (12.28.2011)
HJUSTON: HAPET EKSPOZITA E ARTIT ISLAMIK (12.28.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITI DREJTUESIT E BASHKËSISË HEBRAIKE TË KOSOVËS (12.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]