E Hënë, 07.22.2019, 09:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
QEVERIA I SHPËRFILL, ATA DUAN TË ARDHME
E Djelë, 01.01.2012, 02:21pm (GMT+1)

01.01.2012 - Qendra e Rinisë së Prishtinës - e ndërtuar për të mbështetur aktivitetet dhe nismat e të rinjve, po vazhdon projektet e saj në fusha të ndryshme. Në rubrikën e përjavshme VOX, të programit tonë, në këtë edicion sjellim opinionet e të rinjve të kësaj qendre për punën që ata bëjnë.

Aktivitetet me qëllime të ndryshme, duke u nisur nga ato rekreative, e deri tek ato humanitare, janë bërë tash e 12 vjet boshti i punës së të rinjve të Qendrës së Rinisë në Prishtinë. Përgjatë këtyre viteve, ishin vetë të rinjtë ata që organizonin dhe vazhdojnë të organizojnë aktivitete të ndryshme. Gjatë kohës sa ekipi i Radios Evropa e Lirë qëndroi në këtë qendër, një grup i të rinjve po bisedonte për një aktivitet humanitar që dëshironin ta realizonin.

Koordinatorja e kësaj qendre, Arbëresha Bytyçi, tregoi se punon shumë në aktivitetet që realizon qendra, por tha se nuk ka përkrahje të duhur nga institucionet e vendit. Ajo theksoi rëndësinë për vendosjen e të rinjve në radhët e prioriteteve institucionale.

"Dëshira ime që do të doja për vitin 2012, është se dëshirojmë që të rinjtë të jenë në nivel më të lartë, të kemi perspektivë për të ardhmen, jo të lihen anash, siç ndodh në shumë raste. Të rinjtë janë vetëm në fushata zgjedhore, ne jemi e ardhmja, kurse ata nuk na vendosin në të tashmen dhe çka dëshirojmë të arrijmë në të ardhmen", tha Bytyçi.

Qendra e Rinisë së Prishtinës është themeluar në mars të vitit 2000 me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Në implementimin e projekteve, Qendra e Rinisë bashkëpunon me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Prishtinë, me organizatat e tjera rinore dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Por, oferta e aktiviteteve të kësaj qendre duket se nuk kënaq kërkesat e të rinjve. E prapë, faji u hidhet institucioneve. Qëndrim Krasniqi, 19-vjeçar, kritikoi ato duke thënë se janë duke u treguar neglizhente ndaj të rinjve.

"Kisha pasur dëshirë që Qeveria e Kosovës të na sigurojë më shumë bursa për studime jashtë vendit. Liberalizmi i vizave nuk është farë afër. Thjesht, të na krijojnë mundësinë të njihemi me kultura të vendeve tjera, me shkëmbimin e ideve, por edhe pse jo bursa për jashtë, të na sigurojnë kushte të mira të studimit në Kosovë", tha ai.

Një mendim të ngjashëm dha edhe Arjeta Beqiri. Ajo kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë bursa për studentët. Beqiri tregoi se është maturante e shkëlqyeshme, ndërsa foli për dëshirën e saj për të fituar një bursë, me të cilën do të mund të studionte në një nga universitetet ndërkombëtare jashtë Kosovës.

"Të kemi më shumë aktivitete për të rinj. Të na mundësojnë bursa për nxënës dhe maturantë", shprehet ajo.

Kritikat e të angazhuarve në Qendrën e Rinisë në Prishtinë drejtuar ekzekutivit të vendit, kanë edhe disa fusha të tjera. Të rinjtë e kësaj qendre thonë se synimi i aktiviteteve që ata bëjnë këtu, është ngritja e vetëdijes së shoqërisë për integrim, mbrojtjen e të drejtave të të rinjve pa dallim etnie dhe aftësie, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, si dhe zbulimin e talenteve të reja për të përfaqësuar Prishtinën dhe Kosovën në vendet tjera.

Mirëpo, aktivist i kësaj qendre, Ilir Tahiri, tha se pret nga institucionet e Kosovës që të ndihmojnë në përmbushjen e synimeve të tyre. Ai tha se, deri më tani, kjo qendër nuk e ka pasur mbështetjen e institucioneve të Kosovës:

"Të rinjtë nuk kanë shumë hapësirë në vendimmarrje ose edhe ndryshe për aktivitetet që i mbajmë, nuk gjejmë mbështetje nga Qeveria e Kosovës. Aktivitetet humanitare që ne i bëjmë, nuk gjejmë mbështetje nga Qeveria, as financiare, as morale".

Krenare Gashi, nxënëse në Shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë, shprehu po ashtu pakënaqësinë e saj në këtë drejtim:

"Nuk është diçka shumë që po kërkojmë. Nuk po kërkojmë diçka financiare. Qeveria e Kosovës nuk na përkrah as moralisht. Ata as që marrin pjesë në aktivitetet tonë. Dërgojmë ftesa, po ata nuk na përfillin fare. Ja se çfarë bëjnë ata për ne".

Qendra e Rinisë së Prishtinës thuhet se ka edhe shumë bashkëpunëtorë të jashtëm që, në ndonjë mënyrë, janë të lidhur me të rinjtë, siç janë: prindërit e të rinjve, persona të profesioneve të ndryshme, psikologë, gazetarë, profesorë, mjekë e të tjerë, të cilët ndihmojnë në implementimin e projekteve. Në mesin e bashkëpunëtorëve të saj, siç tregon, Merita Borovci, anëtare e qendrës, mungon Qeveria e Kosovës.

"Pres që Qeveria të fokusohet në atë që është më e drejtë, më elementare, të punojë që në shkollat tona mos të ketë droga, por të sjellin diçka të mirë, edukative", tha Borovci.

Nexhmi Syla, ndërkaq, shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me gjërat, në të cilat deri më tani janë përqendruar aktivitetet e Ministrisë së Arsimit.

"Ministria e Arsimit duhet të bëjë më shumë që nxënësit të përkushtohen në shkencë dhe jo të merren me gjëra të kota, siç po ndodh që shumë të rinj të ndërpresin arsimimin, që në fillore apo edhe atë të mesëm, ndërkaq për fakultet nuk flitet fare", tha ai.

Petrit Bahtiri, nxënës në Shkollën e Mesme Elektroteknike, pati një qëndrim të ngjashëm.

"Ne nuk duam asgjë tjetër, vetëm mbështetje morale dhe materiale. Ne e kemi bërë një aksion si shkollë dhe edhe ato fonde na i ka ndalë drejtoresha e shkollës, Ja se çfarë ndodh", tregoi Petrit Bahtiri.

Qeverisë së Kosovës i mbetet që në vitin 2012 të fusë rininë në prioritet e saj, në të kundërtën këta të rinj thonë se po mbeten të paavancuar dhe shumë larg të rinjve evropianë. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA EDHE GJATË 2012 NËN "KTHETRAT" E KOSOVËS (12.31.2011)
VERIU - INSTRUMENT I BEOGRADIT (12.31.2011)
MAQEDONI: 2011, VIT I STATUS QUOs (12.31.2011)
RECIPROCITETI, FENOMEN KARAKTERISTIK I 2011s (12.31.2011)
VITI I NGRIRJES SË VERIUT (12.31.2011)
CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 – "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA" (Vdekja e Gjergj Fishtes) (12.30.2011)
LDK: PUSHTETI ËSHTË I LIDHUR ME KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR (12.30.2011)
JAHJAGA PRITI NJË DELEGACION TË PARLAMENTIT TË TURQISË (12.30.2011)
RONA NISHLIU FITUESE E FESTIVALIT 50 NË RTSH, SHKON NË EUROVIZION (12.30.2011)
"THE NEW YORK TIMES" TËRHEQ NGA BOTIMI NJË FOTOGRAFI TË CEREMONISË SË KIM JONG ILit (12.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]