E Mërkurë, 11.20.2019, 12:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RAPORTET NDËRETNIKE NË MAQEDONI KARAKTERIZOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NGA TENSIONET DHE INCIDENTET
E Djelë, 01.01.2012, 05:00pm (GMT+1)

Protesta e 13 shkurtit në Kalanë e Shkupit

01.01.2012 - Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni edhe gjatë vitit 2011 janë karakterizuar me tensione dhe incidente të ndryshme, por ekspertë dhe drejtues të Qendrës për Tolerancë Ndëretnike thonë se, për dallim nga më parë, ato gjatë vitit që shkoi, kanë qenë relativisht të qeta, ndërsa për gjithçka që ka ndodhur në këtë plan fajësojnë politikën.

"Marrëdhëniet ndëretnike gjatë vitit 2011 janë përmirësuar për dallim nga një vit më parë edhe atë për dy apo tre për qind, por ende nuk kanë arritur nivelin e dëshirueshëm të qytetarëve për marrëdhëniet të mira në Maqedoni. Hulumtimi ynë tregon se çdoherë në fund të vitit ndodhin incidentet më të mëdha që shfrytëzohen nga partitë për arritjen e qëllimeve të tyre", thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Ndërsa, Albert Musliu, analist dhe drejtues organizatës joqeveritare Iniciativa Demokratike, që trajton dhe aspektet ndëretnike, thotë se edhe viti 2011 është karakterizuar me tensione që në disa raste, rrezikonin të merrnin përmasa më të mëdha.

"Sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, kemi pasur tensione. Këtu mend të veçoj ngjarjet në Kala të Shkupit, që rritën tensionet deri në atë nivel saqë rrezikohej që ato edhe të eskalojnë. Gjithsesi, kemi pasur tensione lidhur me monumentet, të cilat janë ngritur në kuadër të projektit qeveritar ‘Shkupi 2014’, kurse incidentet e fundit i kishim ato në stadiume, në ngjarjet sportive ", shprehet Musliu.

Mirjana Malevska, studiuese e marrëdhënieve ndëretnike thotë se ngritje tensionesh do të ketë dhe kjo, sipas saj, nuk duhet ta befasojë askënd, pasi në shtetet multietnike, e në veçanti kur bëhet fjalë për rajonin ballkanik, zhvillimet e tilla janë të pritshme. Ndërsa, për tensionet gjatë vitit 2011, Malevska fajëson më së shumti partnerin maqedonas në Qeveri, VMRO-DPMNE.

"Marrëdhëniet ndëretnike i vlerësoj si relativisht stabile. Më duhet të them se partneri shqiptar në Qeveri, BDI, aspak nuk e kishte të lehtë të balancojë mes interesave të bashkësisë etnike shqiptare dhe partnerit të saj në Qeveri, i cili gjatë kësaj periudhe ishte i fokusuar në afirmimin e identitetit nacional maqedonas, apo të forcimit të nacionalizmit maqedonas. Kjo ishte edhe arsyeja e paraqitjes së incidenteve ndëretnike, që për fat të mirë u arrit të menaxhohen në kuadër të institucioneve ", vlerëson Malevska.

Por, analisti Albert Musliu konsideron se marrëdhëniet e mira ndëretnike kanë rëndësi të madhe për Maqedoninë dhe, sipas tij, është koha e fundit që këtë ta kuptojnë edhe politikanët, të cilët edhe janë përgjegjësit kryesorë për gjithë atë që ndodh në terren.

"Politikanët dhe zyrtarët tanë assesi ta kuptojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë një sferë, me të cilën duhet në mënyrë të vazhdueshme të punohet dhe të kultivohen ato, pasi janë shumë të ndjeshme, veçanërisht kur shtetet kalojnë nëpër tranzicione apo që nuk kanë ndonjë demokraci stabile. Natyrisht këtu hyn edhe Maqedonia, dhe në situata të këtilla, marrëdhëniet ndëretnike duhet të kultivohen në vazhdimësi. Andaj, mendoj se politikanët tanë duhet të jenë më të kujdesshëm edhe në prezantimet e tyre publike ", thekson Musliu.

Ndërsa, Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë:

"Mendoj thellë se në një shtet multietnik, siç është Maqedonia, marrëdhëniet ndëretnike janë segmenti më i rëndësishëm për jetë normale dhe më të mirë, por në rrethana të këtilla mendoj se kjo nuk do të arrihet edhe një kohë të gjatë, pasi kam bindjen se Maqedonia më tepër lëviz drejt një shteti binacional sesa multietnik". (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA I SHPËRFILL, ATA DUAN TË ARDHME (01.01.2012)
SERBIA EDHE GJATË 2012 NËN "KTHETRAT" E KOSOVËS (12.31.2011)
VERIU - INSTRUMENT I BEOGRADIT (12.31.2011)
MAQEDONI: 2011, VIT I STATUS QUOs (12.31.2011)
RECIPROCITETI, FENOMEN KARAKTERISTIK I 2011s (12.31.2011)
VITI I NGRIRJES SË VERIUT (12.31.2011)
CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 – "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA" (Vdekja e Gjergj Fishtes) (12.30.2011)
LDK: PUSHTETI ËSHTË I LIDHUR ME KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR (12.30.2011)
JAHJAGA PRITI NJË DELEGACION TË PARLAMENTIT TË TURQISË (12.30.2011)
RONA NISHLIU FITUESE E FESTIVALIT 50 NË RTSH, SHKON NË EUROVIZION (12.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]