E Mërkurë, 11.20.2019, 12:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SOLIDARITETI - VIRTUT I POPULLIT TË KOSOVËS
E Martë, 01.03.2012, 05:11pm (GMT+1)

Ali Kamaj, solidaritet me të pastrehët.

03.01.2012 - Gjendja e rëndë ekonomike, numri i madh i të pastrehëve dhe buxheti i limituar i institucioneve, kanë nxitur mobilizimin e popullatës. Shtohet solidariteti mes njerëzve.

Dhjetëra shtëpi në gjirin e pishave të Deçanit, dikur sinonim i qetësisë dhe pushimit për punëtorët, janë shndërruar në strehë për familjet pa kulm mbi kokë. Por a majtojnë këto strehë të dobëta druri, për vjeshtën me shi dhe dimrat e egër.

"Atje kem jetu një jetë shumë të vështirë - krejt n´mal, nga ndihmat sociale. Banonim në baraka druri dhe çka binte jashtë, futej brenda. Ujin e kishim larg 50 deri në 100 metra. E bajshim me kova, me shishe e me çka mujshim. Një jetë  katastrofë", rrëfen Violeta Pajazitaj, nga Strellci i Poshtëm. Ajo me burrin kanë jetuar në këto kushte për pesë vite me radhë. Ndërkohë kanë edhe dy vajza - 5 dhe 3 vjeçare, të cilat kërcënoheshin nga kushte të rënda.

Kështu kemi jetuar më parë...

Me kulm mbi kokë falë solidaritetit

Por, jeta e kësaj familjeje do të ndryshojë së shpejti. Populli i Kosovës solidaritetin e ka traditë, thotë Ali Kamaj, bashkëfshatar i tyre. "Tybe, prej se e kam pa, nja 10 ineksione i kam marr - se s´jam mirë prej zemre. I thashë: " Ku paske rrnu more bacë kshtu?! Dimën e ftohtë, qysh paski mbet gjallë?! E kemi ba dert me shokë e me miq dhe kemi vendos me ndihmu. Ma s´pari kemi shku n´komunë e i thamë kryetarit: e kemi nis një aksion me emër të Zotit. A keni mundsi me na zjgat dorën pak? Tha: kulmin e shpisë prej këtij momenti e keni", shpjegon Kamaj, i cili ishte në krye të komisionit të fshatit për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.

... e këtu jemi sot.

Angazhimi disamujor dhe mobilizimi i këtyre njerëzve të vullnetit të mirë, shoqërise civile, bizneseve dhe i popullatës së këtushme, pas pesë javësh rezultoi me ndërtimin dhe mobilimin e shtëpisë së re.

"Të gjithë bre kanë dhanë! Kush çka ka mujt, krejt popullata na ka ndihmu! Ja kemi mobilu brenda, e kemi rregullu banjon, ujin, kuzhinën. Bunarin ja kemi qel, rrymën e kemi shti, kanalizimin...", shton ai.

Viti i Ri në shtëpi të re

Kështu familja e mori dhuratën më të mirë për Vitin e Ri 2012: kulmin mbi kokë, rikthimin në fshatin e tyre dhe shkollimin e fëmijëve.

Familja e këaqur Pajazitaj

"Më duket se kam ardhë në një botë tjetër: me ujë, rrymë, n´shpi temen me të gjitha të mirat. Tetë kilometra vajtje-ardhje prej shpie n´shkollë është dasht me udhëtu. Nëpër shi e baltë, nëpër borë ë ngricë... se ne kemi jetu n´mal. Kurse ktu jam n´shpi teme, shkollën e kemi afër, rruga e asfaltume, shkon n´shkollë me kusherinj të vet, me moshatarë të vet, n´katund t´vet. Zoti ju ndihmoftë e i bekoftë të gjithë. Si unë të varfër ka shumë në Kosovë. Bëj thirrje që kush t´ketë mundësi, t´iu ndihmojë", thotë ajo.

Solidariteti vie në të njëjtën masë edhe nga diaspora, të cilët sikurse edhe popullata në Kosovë, kanë ndërtuar dhjetëra shtëpi anekënd Kosovës. Në njërën nga to po jeton vitet e fundit të jetës edhe 70 vjeçarja Ajne Tahirukaj, nga Lluka e Eperme, e cila tash pesë muaj është bartur nga kulla e lashtë në një shtëpi moderne. Dhe kjo, falë fqinjve të parë të familjes Sutaj me banim në Zvicër.

"Vallahi ftohtë se s´ka pas veç një tavan me do trerë t´kqij, e qeremidet e kurgjo tjetër. Veç rahmeti i babës e djemve e ma mbaruan këtë shpi. Ishalla Zoti ua kthen me t´mira", thotë ajo.


Ndihmat në kushte të vështira

Dhe, tradita e solidariteti vazhdon edhe në këto kushte të rënda ekonomike, thotë kryetari i komunës Rasim Selmanaj. "Megjithatë, unë mendoj se njerëzit e vullnetit të mirë kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë për njerëzit në nevojë. Ndërsa komuna me një vullnet më të madh mund të gjej forma dhe mënyra që t´i mbështes këto iniciativa", pohon Selmanaj.

Edhepse nuk ka ndonjë shifër të saktë të shtëpive të ndërtuara brënda vitit, është e sigurt se gjëndja e rëndë ekonomike dhe buxheti i limituar i institucioneve përkatëse, ka nxitur këtë mobilizim të popullatës. Një rol të veçantë në këtë drejtim e kanë edhe mediat, të cilat ofrojnë hapsirë të mjaftueshme për trajtimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROCESET E MËDHA: MBROJTJA E DËSHMITARËVE SFIDON DREJTËSINË (01.03.2012)
ALBERT ROHAN: SERBIA T'I NORMALIZOJË RAPORTET ME KOSOVËN (01.03.2012)
LAMTUMIRË DHE MIRË SE VJEN  LUAN KRASNIQI! (01.02.2012)
LIBERALIZIMI I VIZAVE: PA IDE PËR PËRFUNDIMIN E PROCESIT (01.02.2012)
RAPORTET NDËRETNIKE NË MAQEDONI KARAKTERIZOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NGA TENSIONET DHE INCIDENTET (01.01.2012)
QEVERIA I SHPËRFILL, ATA DUAN TË ARDHME (01.01.2012)
SERBIA EDHE GJATË 2012 NËN "KTHETRAT" E KOSOVËS (12.31.2011)
VERIU - INSTRUMENT I BEOGRADIT (12.31.2011)
MAQEDONI: 2011, VIT I STATUS QUOs (12.31.2011)
RECIPROCITETI, FENOMEN KARAKTERISTIK I 2011s (12.31.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]