E Martë, 07.23.2019, 06:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Kristofer Dell: Administrata amerikane e ka treguar qartë mbështetjen për Kosovën


E Enjte, 06.18.2009, 02:23pm (GMT+1)

I emëruari i presidentit Barak Obama për në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë tha se vizita e shpejtë e nënpresidentit Xhozef Bajden në Prishtinë ishte sinjal i qartë për angazhimin e fuqishëm të administratës amerikane për suksesin e shtetit të ri. Në seancën e zhvilluar dje në senatin amerikan për konfirmimin e tij në postin e ambasadorit amerikanë në Prishtinë, Christopher Dell tha se do të punojë për përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësive etnike dhe se ripajtimi mes dy komuniteteve do të jetë përparësia e tij kryesore.

 

Në seancën e zhvilluar në komisionin e Senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë, Christopher Dell tha se ndjehej i privilegjuar që i besohej detyra e përfaqësimit të presidentit Obama dhe sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Kosovë ku ai ka shërbyer në vitin 2000 dhe 2001 si shefi i dytë i misionit të zyrës amerikane.

 

“Shërbeva në Kosovë në një kohë kritike, menjëherë pas ngjarjeve tragjike të 1990ës dhe pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të ndalur operacionet e spastrimit etnik të Sllobodan Milosheviçit. Ishte një periudhë sfiduese por e mbushur me shpresa dhe optimizëm. Në se konfirmohem, për mua do të jetë një nder i madh të kthehem tetë vjet më pas në një Kosovë të pavarur dhe të më jepet shansi për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit më të ri të Evropës”.

 

Zoti Dell tha se vizita e shpejtë e nënpresidentit Bajden në Prishtinë tregon angazhimin e administratës Obama për Kosovën.

“Vizita e shpejtë e nënpresidentit Bajden në Prishtinë ishte sinjal i qartë i angazhimit të fuqishëm të administratës Obama për suksesin e Kosovës së pavarur që mbetet një element i rëndësishëm në politikën tonë për një të ardhmeje të qëndrueshme për shtetet e Ballkanit perendimor, të integruara plotësisht në institucionet euro-atlantike”.

 

Zoti Dell tha se synon të punojë për ta kthyer Kosovën në një faktor sigurie në rajon dhe në një ekonomi të aftë për të konkuruar në shekullin e 21-të, duke lënë pas korrupsionin dhe krimin e rrënjosur në shekullin e kaluar. “Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe partnerët evropianë dhe vetë qeverinë e Kosovës”, tha zoti Dell, “do të vazhdojmë të mbështesim privatizimin në sektorët e energjisë dhe minierave.

 

Zoti Dell i kushtoi një vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve të pakicës serbe në Kosovë.

 

“Dua të theksojë se politika jonë synon përmirësimin e jetëve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike apo fesë. Kam qënë i angazhuar për të mbështetur komunitetin serb dhe për të nxitur ripajtimin ndëretnik gjatë misionit tim të parë në Kosovë dhe nëse konfirmohem ky do të jetë një nga prioritetet e mia kryesore. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të qartë që suksesi i këtyre përpjekjeve do të varet shumë nga Serbia dhe vetë komuniteti serb në Kosovë”.

 

Zoti Dell foli me nota pozitive për përpjekjet e qeverisë së Kosovës në miratimin e ligjeve për të mbrojtur pakicat serbe por ritheksoi se ripajtimi është një proces i gjatë i cili do të dojë kohë.

 

Politika amerikane në Ballkan ishte në fokus dje edhe në raportin që ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dha dje para një komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve në kongresin amerikan. Zoti Filip Gordon tha se suksesi i Kosovës si një vend i pavarur mbetet një faktor me rëndësi kritike për stabilitetin e Ballkanit.

 

Zoti Gordon tha se vendi i ri ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në 16 muajt që kur shpalli pavarësinë dhe theksoi se kjo pavarësi është e pakthyeshme.

Filip Gordon bëri dje një ekspoze të politikave të administratës së Presidentit Barak Obama në Evropë, ku theksoi se një nga përparësitë më të rëndësishme të administratës do të vazhdojë të jetë projekti historik amerikan për stabilitetin, sigurinë, mirëqenien dhe demokracinë në gjithë Evropën dhe Euroazinë. /ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Washington Post: Drama e Teheranit (06.17.2009)
Qytetarët e Kosovës bojkotojnë në heshtje mallrat maqedonase (06.17.2009)
Solidariteti i Havelit me protestuesit iranianë (06.16.2009)
Washitngton Post: Çfarë duan iranianët?Shkruan: Jeffry Gedmin (06.16.2009)
Ahtisari: Plani është i paprekshëm (06.15.2009)
Washington Post: Zgjedhjet në Iran as të lira e as të drejta (06.15.2009)
Wall Street Journal: Rizgjedhja e Ahmadinexhadit - goditje për aleatët arabë amerikanë (06.15.2009)
Reportazh: Ëndërrat kthehen në hi përgjatë bulevardit të famshëm të TeheranitNga Frederik Dahl (06.14.2009)
Alber Rohan: Kosova ka Kushtetutë moderne dhe em standarde plotësisht evropiane (06.12.2009)
Financial Times: Ngjitja e madhe e së djathtësNga John LLOYD (06.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]