E Premte, 03.29.2024, 02:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MERITA BAJRAKTARI MCCORMACK, DEVOLLESHA INTELEKTUALE, "POETJA E DIELLIT" DHE AKTIVISTJA E DIASPORËS SHQIPTARO-AMERIKANE
E Djelë, 01.29.2012, 09:48pm (GMT+1)

 

Cangonji, nje emer i degjuar, porta e lugines te arte e te begate te Devollit. Prezantimin dhe kureshtjen per kete treve te pasur shpiterore, njerezore e natyrore do ta beje ky fshat rreze malit te Moraves, buze lumit Devoll e perkarshi malit te Ivanit, me shtepite vila me oborre me lule e me pjergulla me rrush siper tyre e me bashtat me perime te shumellojshme dhe me druret frutore te shumte, me mollet karkteristke te Devollit dhe me pyllin e mirenjohur plot gjelberim e oksigjen qe vazhdon me Rezervatin e Cangonjit, emer i degjuar per bimesine, fazanet e kafshet qe rriten aty si nje rizort dhe me lokale turistike e siper tij fillon pylli i geshtenjave te Vranishtit..

Cangonji njihet per produktet bujqesore e frutore, per perimet e shumellojta e vreshten e plote por edhe per qytetarine e civilizimin shoqeror. Ky fshat buze rruges kryesore Korce-Bilisht, ka rritur mjaft bij e bija intelektuale ashtu siç ka mjaft bujq e kopeshtare mjeshtra, zanatçinj, mesuese, artiste, shkencetare te mirenjohur, djem e vajza vajzat bukuroshe, grate nikoqire qe gatuajne ushqime te shijshme dhe rrisin femije te mbare.

Kendohet nje kenge popullore me iso ne anet tona, ku ne vargjet e saj i thurret hymn vajzerise devolleshe midis tyre dallohen vajzat cangonjare.

Pikerisht sot po sjellim nje portret te nje bije te ketij fshati duke prekur disa grimca jetesore per ate "Poeten e diellit" siç e ka cilesuar kritiku Fatmir Terziu, shqiptari qe jeton e punon ne Angli, ne nje nga analizat e vepres letrare te cangonjares se Amerikes Merita Bajraktari-McCormack.

Merita lindi në Korçë me 27 Janar 1966. U rrit dhe u edukua në fshatin Cangonj, Devoll , Shqiperi.

Mesimet e para i mori ne vendlindje ne Cangonj (shkollla tete vjecare) dhe ne Proger (shkolla e mesme). Familja e saj eshte me tradita intelektuale dhe patriotike nacionaliste. Merita eshtë vajza e Sami Bajraktarit, ndihmes mjekut te talentuar, te mirenjohur me emrin popullor "Doktori i Zemblakut" pasi sherbeu per shume vite ne ate fshat, ashtu sic pershkruhet ne shkrimin "Engjejt e Shpirterave " botuar ne kete portal elektronik e me gjere.

Doktori pas punes ne Zemblak apo ne fshatrat e tjera te krahines, do te ktheheshe ne mbremje ne shtepi, ne Cangonj, ku e prisnin si familja ashtu edhe bashkefshatret e tij. Keta te dytet e prisnin per t'u vizituar e mjekuar mbremjve pasi si gjithnje i papertuar me nje shpirt te larte human, Samiu ju gjendej gjtihnje prane atyre. Pse jo ,megjithese ishte shume i lodhur ,nuk do te pertonte po te shkonte e ne ato familje ku te semuret ishin rende e do ti sherbente,kete pune e beri edhe pasi doli ne pension dhe ende vazhdon t ekujdeset per ata qe kane nevoja mjekesore.

E ema, Hamdeja ( Kalaja ) ,nje grua punetore , rrobaqepese e talentuar, nikoqire e madhe,e ritur dhe e edukuar nga nje familje ,dere e fisme ne Zemblak, Korce nga fisi Kalaja (pjese e fisit te zgjeruar Mullalli) eshte jo vetem e njohur per zemergjeresine e butesine shpirterore por edhe per mencurin e qetesine e ralle qe e karakterizon dhe ka percjelle tek femijet e saj tiparet e saj me te mira. Familja Kalaja eshte nje nder dyert e mirenjohura , zengjine ne kohen parakomuniste dhe te persekutuar ne ate komuniste, pikerisht se ishin te pasur dhe te edukuar , por qe gjithnje mbajten koken lart dhe ndershmerine prioritet.

Merita eshte motër e dy vellezerve inteligjente e intelektuale, Dhimitrit dhe Almirit, te dy djem qe gezojne respekt e dashuri kudo ku jetojne e punojne.Pas mbarimit te shkollave ne Shqiperi ,pasi shume here iu privuan te drejta e vazhdimit te tyre sipas deshires e talentit te saj ,per shkak te luftes se klasave, Merita emigron per shkak te marteses me Xhon Mekormak , jeton ne Afriken e Jugurt , shkollohet ne Angli dhe me pas vendoset ne SHBA me familjen .

Meriten e mbajne mend te gjithe te medhenj e te vegjel ne fshatin e saj Cangonj, por edhe ne Proger,si nje vajze e brishte,inteligjente e qeshur ,e cilter dhe shume e dashur me shoqet e shoket ,me fshataret e te tjere.Me shume se kushdo ruajne kujtimet e mbresat e tyre mesuesit e saj qe nga ata te ciklit te ulet e deri ata ne shkollen e mesme,si nje nxenese e shkelqyer ne mesime ,me talent ne letersi e muzike, dhe me nje kulture dhe eduktate qytetare ,rrjedhoje e edukates familjare e prinderore. Ajo do te permendet edhe ne shkollat e larta,nga pedagoget dhe shoqeria e saj studentare,si nje simbol i vajzerise shqiptare,me te gjitha cilesite dhe karakterin e formuar te femres shqiptare.

Shtepia e saj do te dallohej ne fshat,si vec asaj qe ishte si nje ambulance per te semuret qe mjekonte i ati por edhe si nje shtepi mikpritese e bujare, nje trashegimi e njohur kjo e kesaj familje, tradite e levruar nder breza, mbajtur gjalle si nga gjyshja (aneja) Sabrija, nena Hamideja apo xhaxhaica e merites Deska (nga Bitincka), gruaja e ekonomistit te mirenjohur,specialistin Zaim Bajraktari, xhaxhai i Merites. Zaimin e njoh personalisht shume mire se kam punuar bashke me te, si nje njeinteletual i mencur dhe specialist i ekonomise shqiptare ,dhe ia kam borxh nje portret atij me se pari!! :-)

Kush viziton Cangonjin, e di fort mire se ashtu si shume shtepi cangonjare, edhe ato te fisit Bajraktari jane te rethuara anembane me lule te shumta , shume edhe neper avllite e lulishte ne oborr,me lulet nga me te shumellojshme,si jargavane ,zambake,zokume,shpatore,dhe trendafila te llojeve e njgjyarave te shumte.

Por ajo qe dua te theksoj,se merite te vecante sic e ka emrin ka vajza e shtepise,Merita,duke e pasur shtepine e tyre si nje kopesht me lule,ato i dhuronin fshatareve ne gezime e hidherime buqeta me lule te fresketa.Pra "shtepia e luleve " keshtu e therrisnin ate shtepi, sa kur pashe ne facebook kete emer ,thashe do te jete ndonje nga ato shtepi te Cangonjit...

Nese lexon librin "Lulet e Jargavanit" shkruar nga Merita, kupton se alibia e karakterit kryesor, Mira, eshte disi autobiografike kur ajo trego se si per diten e deshmoreve, kur mblidheshin ne oborin e saj shoqet e e shoket shkollare e do te benin kurorat e buqetat me te bukura e me lule te fresketa,per t'i vendosur ne lapidaret kushtuar deshmoreve, por Mira apo vellezerit e saj nuk aktvizoheshin ne aktivitetet e ceremonite e megjthese ishin intligjente e te talentuar,....

Nje nga tiparet e intelektiti te Merites ,talenti i saj ne letersi,e beri ate qe ne moshe te vogel te njihej per penen e vecante e krijimtarine e pasur letrare, por natyrisht keto krijime i gezonin vec mesuesit, shoqeria, familja dhe jo me gjere,sepse nuk i lejohej te botonte. Nje talent tjeter i Merites ishte muzika(kenga). Ajo konkurroi ne moshen 13 vjecare per te vazhduar shkollen e mesme te muzikes ne Korce dhe megjithese i fitoi te dy konkurset e duhura, ajo u privua te shkollohet e arrije nje enderr te bukur rinore. Merita e ka pershkruar kete ngjarje te dhimbshme te rinise se saj te hershme,, ne gjuhen Angleze ne tregimin "Broken Drems-Endrra te thyera " botuar ne librin "Lilac Flowers". Po ashtu ajo pershkruan ne kete liber edhe fatet e vellezerve te saj ne tregimet "Vetem tre dite ne Universitet" dhe "White water for breakfast-Uje i bardhe per mengjez..". Nderkohe qe enderra, fale talentit te saj, per shkollimi tek shkolla e muzikes " Tefta Tashko Koco" nuk iu plotesua, e njejta gje edhe per shkollat e tjera profesionale. Merita, ashtu si vellezerit e saj, mundi arsimimin e mesem vetem ne shkollen e mesme bujqesore ne Proger. Ishte pikerisht kjo shkolle ku ajo sfidoi veshtiresite e kohes dhe arriti te realizoje rezultateve akademike maksimale qe i siguruan asaj aresimin e larte ne Institutin e Larte Bujqesor Kamez. Kur e pyet Meriten per kete, ajo nuk ia atribon vetevetes kete, por mesuesve te saj qe e donin dhe e inspironin. Shkollimi ne ILB solli per Meriten profesionin e ekonomistes te cilin e ushtroi per 3 vjet ne fshatin Zemblak. Me tej, jeta vazhdoi ndryshe, pasi ra komunizmi, dhe Merita emigroi.Ajo cka ishte rrenjosur ne shpirtin e saj me traditat me te mira te vendlidjes te saj,si nje cangonjare,devolleshe tipike,punetore,e mencur dhe me shpirt artisteje u realizua ne menyra e forma te ndryshme dhe vazhdon e shpaloset edhe sot.

Sot Merita eshte e martuar, jeton në zonen e Uashington DC në SHBA me bashkeshortin e saj Xhon dhe tre femijët e tyre. Merita jep kontributin e saj professional ne fushen e biznesit dhe administrates, ndërsa në Komunitetin shqiptaro-amerikan ajo kontribon permes Federatës pan-Shqiptare të Amerikës "VATRA"-federatë e themeluar më 28 Prill të vitit 1912 nga Faik Konica e Fan Noli në Boston, Masauçset, SHBA. Merita sot shërben si Presidente e Degës së "VATRES" në Uashington DC dhe shteteve përreth.Ne disa intervista te dhena e te botuara ne media te ndryshme s'ka se si mos zgjosh interesin dhe kersherine krenare per kete grua intelektuale shqiptare, me gjak Devolli ne venat e saj.Ja sec thote nje radio kosovare qe intervistoi Meriten ,e e cila bashke me bashkeshortin shkoi per vizite ne Prishtine,duke realizuar keshtu,endrren e saj per te pare Kosoven.Me poshte eshte lajmi per nje interviste dhene ne Kosove:

"Radio Bluesky-Flora Durmishi interviston Merita Bajraktarin. Bisedë me shkas ; Merita Bajraktari McCormak, autore e përmbledhjes me tregime "Lulet e Jargavanit" Bisedoi redaktorja Flora Durmishi

" Këto ditë doli nga shtypi përmbledhja me tregime, "Lulet e Jargavanit", e autores Merita Bajraktari - Mc Cormak, e cila u lind në Korçë, diplomoi në ekonomi ndërsa studimet plotësuese i ka kryer në Angli, ku edhe ka marrë titullin "master" për administrim biznesi. Pasion e ka letërsinë, artin vizual dhe teknologjinë moderne, sigurisht edhe fushën e angazhimit të saj. Merita është themeluese e disa gruplistave si në shqip ashtu edhe në anglisht. Shkruan rregullisht në shtypin periodik të diasporës. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Amerikës. Merita është drejtoreshë e kompnisë "Adria Global". Ajo, bashkë, me burrin e saj, Johnin, ka ndihmuar në disa vende të botës si në Afrikën e Jugut, Evropë, SHBA e të tjera."(shih e ndiq intervisten e plote ne blogun e saj )

Një nder pasionet e Meritës është Letërsia. Ka botuar disa libra si dhe është editore e bashkëautore e disa antologjive letrare. Kontribon rregullisht në shtypin shqiptar të disaporës shqiptaro-amerikane dhe shpesh artikujt saj botohen edhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në trojet etnike.Ne krijimet e saj ,qe jane tipike dhe origjinale ne poezi ,ne proze e ne publicstike,ajo pasqyron bukurine e paster te shpirtit te femres,te vajzes dhe te gruas shqiptare,ne kompleks me te gjtha dukurit e fenoment e natyres,dukena i dhene ato si piktura te nje imazhi realist e te paperseritshem.

Nje letrar i mirenjohur cileson penen e Merites keshtu: " Ajo s'do ti largohet dashurise per vendlindjen,per devollin e devollinjte,me tiparet me te mira dhe me traditat me te shquara,si punetore te medhenj,mjeshtra e artista ne gjitha fushat e jetes.Si nje kalvari i gjate dhimbjes e vuajtjes gjejne jehone ne krijmtarine e saj,por krenare qe sfidojne forcat e erreta regresive,njerezit e saj bashkohore,intelktuale e te thjeshte,duke na i dhene ata si hyjne te ralla shpirterore e perrallore e njerezore, me nje mjeshteri te rralle artistike."Poezite dhe tregimet e saj jane njgjarje reale nga jete e saj,fale frymezimit e imagjinate letrare,dhe shume mbreselenese. Ato te bejne per vete kur i lexon i cfardo moshe qofte.

Me poshte po citojme nje fragmente nga nje analize letrare e Fatmir Terziut te titulluar

Merita B. McCormack,

"Poetja e Diellit"

"Bukur, këndshëm, diell i artë/plot me ngrohtësi i mbushur!" Është vështirë të mbash diellin në ëndërrën tënde të madhe. Është vështirë të zbulosh magjinë e diellit të ëndrrës që të ndjek në jetë. Vështirë është! Por vargu i Tingujve të Mallit të poetes Merita Bajraktari McCormack, natyrshëm `përzgjedh' një zgjidhje ndryshe.

Midis metonomisë poetike dhe meta-sintaksës së goditur ky varg propozon një dystrofësh të arrirë, që rreket në kolonën e një plejade poetësh tashmë në udhë të mbarë. Mes kësaj pasurie të plotë të figurës letrare që përcjell enigmën poetike vjen ëndërra e poetes dhe pikërisht natën, ashtu siç ajo e parandjen atë, [në mungesën e Diellit të vërtetë], ashtu siç e dëshiron në fakt një poete me vlera në rritje dhe me një kulturë poetike perëndimore. Ja ku reflekton kjo:"Bukur, këndshëm, diell i artë/plot me ngrohtësi i mbushur!"

Dy vargje këto që në detaj duken si një interpretim i përditësisë, por që në analizën poetike mbartin atë ëndërr që vetëm një varg me fjalë të tilla e thotë. Le të shohim tingëllimën si mjeti që komunikon dhe realizon dallesën. Në tingëllimë vargu merre frymë lirisht dhe gjuha poetike flet e kuptohet qartë. Në vargjet e Diellit të Ëndrës Sime ne shohim një tendosje të lehtë të zhurmës që varet në melankolinë e tingullit dhe pastaj gjejmë të gatshme frymën Serembiane të tingëllimës apo Lirikën e famshme të Mjedës së paarirë. Këtu ka një tentativë. Por modernja dhe tradicionalja duket se kacafyten paksa, pasi autorja e vargjeve të tilla ka arritur të realizojë edhe një shpërfidhje momentale:

"Zgjata krahët dëshirëplotë të të ndjeja

përjetë të mbaja një rreze brenda meje...".

Jam befasusr me komentet e shumte per vellimet me poezi " Me Zerin e Zemres " dhe Tinguj malli " nga pena te njohura te letersise shqiptare,duke e cilesuar ate,Meriten , si pena e arte e poezise shqiptare, si nje hyjneshe qe i thurr kenge femres ,gruas si nje Eve biblike.Ajo na jep ate me nje ndjesi e pershkrim brilant.Mjafton te lexosh kometet e te bindesh per te duke cituar vargje e strofa te tera nga poezite e saj.

Ja disa vleresime te permbledhura per poezine e saj ne teresi por per vellimin e fundit poetik për librin "Tinguj Malli" të Merita Bajraktari McCormack,nga i ndjeri prof. Peter R. Prifti, i cili megjithese larg, ne San Diego, Kaliforni e ndiqte me shume vemendje penen e Merites dhe mbante komunikim telefonik dhe elektronik me te duke e nxitur te krijoje sa me shume e te botoje po ashtu. Ja se cfare ka shkruar Profesor Prifti kur ka lexuar librin "Tinguj Malli"

"Ky vëllim me poezi më tërhoqi, qysh në fillim, jo vetëm nga temat me interes që trajtohen brenda faqeve të vet, por edhe për vlerat e njohura letrare dhe artistike si: imazhe të gjetur, metaforë të bukur, gjuhë me shprehje origjinale, stanxa me rimë e kështu me radhë.

Thonë se një libër nuk njihet nga kopertina; më sakt, nga titulli që mban. Për ta kuptuar, ai duhet lexuar më parë. Por në rastin e librit Tinguj malli, mund të themi se ai njihet nga kopertina, sepse titulli përputhet bukur fort me

përmbajtjen. Tema kryesore e librit është malli dhe nostalgjia që vlojnë në zemrën dhe shpirtin e autores. Ajo ka nostalgji zemër-çjerrëse për vendlindjen e saj, gjë që duket sidomos në poemat si: "Bukuria e vendlindjes", "M'u lind sot një nipçe" (në Shqipëri), "Më jep", dhe "Më pikoi një lot".

Një nga poemat më të arrira është "Atij që më ka rrëmbyer zemrën", që shfaq dashurinë e mëmës për fëmijën, dhe konkretisht dashurinë e zjarrtë të autores mëmë, për fëmijën e saj. Poema në fjalë përfaqëson një kategori të tërë të vjershave të këtij lloji, që vënë në dukje ndjenjat intime, mallin dhe dashurinë e thellë të autores për familjen dhe të afërmit e saj.

Merita McCormack paraqitet në këtë vëllim edhe si femër me shpirt romantik të theksuar. Një nga poezitë që pasqyrojnë më së miri zemrën e ndezur flakë nga dashuria romantike, është ajo me titullin urgjent "Eja me mua". Kjo shquan jo vetëm për shprehjet e zjarrta të zemrës, që bëhet pre pa shpëtim e Eros-it, por edhe për metaforat e bukura të vargjeve si këta: "në do yjet si çati", "hënën dritë dashurie", "tokën shtrat dashuror". Në këtë grup hyjnë edhe poemat "Si mund t'i them zemrës?" "Skllav", dhe "Po ti?"

Një tipar tjetër i vëllimit është optimizmi që karakterizon botëkuptimin e autores. Në vjershën "Gëzo ditën!" ajo shpreh natyrën e saj optimiste, dhe orienton lexuesin që të shohë edhe ai anën e mirë të jetës, gjërat e bukura të botës, dhe t'i gëzojë ato me mirënjohje dhe përunjësi.

Poetesha Merita ka ndjenjë intuitive për gjuhën shqipe, si dhe njohuri për botën e psikologjisë. Një shembull i mirë i kësaj njohurie është poezia "Vrasja e shpirtit", ku ajo depërton në psikologjinë e gruas, dhe vë në dukje esencën e natyrës së saj, pra, shpirtin delikat që, ndryshe nga trupi i saj i fortë si gur, thyet si qelqi nga fjala e ashpër. Një shembull tjetër që flet për botën e gruas është vjersha "Njoh një grua". E ndërtuar me pesë stanxa dhe me vargje me rimë, kjo vjershë ka karakterin e një elegjie e cila, nga një anë ndriçon dhe lavdëron natyrën e gruas, dhe nga ana tjetër bën apel apo thirrje që ajo të vlerësohet për zemrën e saj plot dhembshuri, si dhe për vullnetin heroik që e dallon atë në punët e saj, gjatë rrugës së jetës.

Poezitë më të mira në këtë vëllim shquajnë dhe nga imazhet e ndezur që përshkojnë vargjet e tyre. Tipike është poema "Kupa e hidhërimit", ku autorja shpalos me mjete të fortë poidhërimin pa kufi që i solli humbja e një miqësie. Në përgjithësi, qendra e vëmendjes së saj janë njerëzit; janë fëmija, familja, dashnorët, shoqëria. Por aty-këtu, ajo interesohet edhe për Natyrën, edhe për filozofi, gjë që dëshmon për përmasat e gjera të botëkuptimit të saj.

Merita Bajraktari McCormack përfundon veprën e saj në mënyrë origjinale, dhe pikërisht me një poemë të titulluar "Nëse fjala ime në varg", ku ajo shpreh sinqerisht ndjenjat e saj të ngrohta e të urta për lexuesin, duke shpresuar se ai do të mbetet i kënaqur me krijimtarinë e saj poetike. "Ju kam dhuruar shpirtin tim", thotë ajo në këta vargje. Fjalë prekëse, vërtet. Ky është një gjest i bukur, që rrëfen qartë karakterin e saj fisnik, dhe respektin që ka për lexuesin . ("Gazeta Illyria, NJu Jork, ")

Ndersa ne parathenien e librit me tregime, ,humoristi, rregjisori dhe shkrimtari i mirenjohur nga te gjithe lexuesit shqiptare e ne diaspore,Pellumb Kulla,do te hapte nje prolog te ri ,me komente e vlersime te paperseritshme. Tek thekson me krenari talentin e saj ai do ta lertesoje penen e saj,si nje pedestal i krijueses plot fantazi e dhimbje,dhe besim tek e ardhmja.

Ja se si nenvzon ai :

" -Edhe në këto tregime nuk mund të mungonte ndjeshmëria e lartë në vuajtjet shpirtërore të një femre, që kërkon më shumë liri, se sa i jep realiteti i egër, në të cilin ajo dhe njerëzit e dashur të familjes dhe të ëndërrimeve të saj rinore, rropaten të ndërtojnë jetën. ...

....Kjo të krijon përshtypjen e dominancës në botën e vuajtjes shpirtërore të tejzgjatur të një vajze të re, e cila edhe pasi bëhet nuse edhe nënë, edhe pasi i krijon tërë komoditetet e ëndërruara në vënde dhe hapësira të dëshiruara, i bart me vete vragat e përthara të atyre kohërave. ("Lulet e jargavanit" Parathenia e librit ,nga Pellumb Kulla )

Ashtu sic permendem me lart jane te shumta komentet e vleresimet per krijimet e saj,ashtu sic jane dhe me vlere dhe intervistat rreth saj si ato te poetes bashkepatriote Rajmonda Mojsiu,ne dy momente kohore,qe ajo me shume flet per vajzen e gruan shqiptare,se sa per veten me krenari e me modesti, apo shkrimet e shkrimtarit Riza Lahi, i cili ne fakt ka botuar romanin "Serenate ne Nju Jork" dhe librin ia ka dedikuar qytetit te Korces dhe Merites, devolleshes, mbi jeten e se ciles eshte ndertuar Mjelma, nje nder personazhet kryesore te romanit.

Mendoj qe duke sejlle kete portret per çupen e Cangonjit, ,le te hapim keshtu edhe nje dritare,per t'i rekomanduar lexuesit tone interesin e gjetjes te veprave, e krijmtarise se saj, jo veten si nje shlodhje por dhe nje kenaqesi dhe ushqim shpirteror per cilindo.Ajo eshte e lexueshme jo vetem ne Shqiperi por edhe ne diaspore vecanerisht ne SHBA,pasi ajo e levron gjuhen angleze njesoj si gjuhen shqipes dhe eshte studjuese e apasoinuar e saj.

Moment kryesor i jetes se saj eshte angazhimi dhe obligimi intelektual e patriot i saj ne jeten shoqerore,

si nje aktiviste e palodhur,e papertuar krahas jetes se saj familjare te perkushtuar dhe ne edukimin e femijve.Ne intervisten e Fatime Kullit ajo pergjigjet thjesht se nuk eshte askushi, thjesht eshte nje Devolleshe....nje nene e nje grua, bashkeshorte dhe nje grimce e vogel, teksa i pergjigjet intervistueses qe i atribon Merites me shume se sa aq.

Pa harruar asnjehere mallin per vendlindjen,per Shqiperine , Merita shton:

" Shqipëria, per ne që jetojmë larg, mu duk shumë e bukur, Tirana shumë më e bukur se vitet e tjera,

fusha e Devollit mu duk më e gjelbër se kurrë dhe njerëzit më të lodhur se kurrë. Doja që çdo kujt që kalonte rrugës, që dukeshin te trishtuar, të lodhur apo të pezmatuar, doja t'ju dhuroja nga një përqafim dhe t'ju thoja: Mos u trishtoni!. Ju keni fatin e mirë të jetoni në Mëmëdhe! E di që kjo deklaratë mund të keqinterpretohet, por më besoni, kur je larg Atdheut e kupton se ç'po dua të them...."

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka vlerësuar Meritën me çmimin "PENA E ARTE" dhe përgjatë viteve krijimtaria e saj letrare apo artikujt publicistikë janë vleresuar me disa çmime letrare nga organe të shtypit shqiptar në Amerikë dhe Europë.

Per momentin Merita është angazhuar me një projekt historiko-letrar ndërkombetar titulluar "Liza në përkthim" ku ajo është kontribuesja shqiptare për historikun dhe edicionet e ndryshme në gjuhen shqipe të librit për femijë "Liza në botën e cudirave" nga Ljuis Kerrëll. Libri po botohet nga Universiteti i Oksfordit, Angli, me rastin e 150 vjetorit te edicionit te parë të Lizës.Merita ka studjuar dhe shkruar në Anglisht historikun e këtj botimi në gjuhen shqipe duke analizuar ngjarjet dhe dukuritë, teknikat ne perkththim, recensensionet, bibliografitë dhe kritikat si dhe mjetet letrare që nga botimi i parë shqiptar ne vitin 1944 e deri me sot duke e shtrirë studimin e kerkimin s si në Shqipëri dhe gjtihë trojet etnike shqiptare.

Arsimi i saj :

Shkolla 8-vjecare Cangonj

Shkolla e mesme Proger 1980-1984

Instituti I Larte Bujqesor Kamez,(sot UBT)-Fakulteti Ekonomi Agrare 1984-1988

Universiteti Shteteror Tirane-Deshmi e gjuhes Angleze 1989

Universiteti Surrey-t, Guildford, Angli, Master ne Biznes dhe Administrate, 1995-1998

BOTIME LETRARE(LIBRA) :

"Me Zërin e Zemrës" Poezi

"Tinguj Malli" - Poezi

"Lulet e Jargavanit" - Tregime ne Shqip

"The Lilac Flowers" - Tregime në Anglisht

"Dritaret e Shpirtit - Ferestrele Sufletului" - poezi te zgjedhura, ne Rumanisht, botim i Bashkesise

Kulturore te Shqiptareve te Bukureshtit.

"Mozaikë të një portreti" dhe Nënës" Editore dhe bashkeautore e Permbledhjeve antologjike me shkrime nga 26 autore shqiptare.

"Tmeless Voices"-"Zëra në pafundësi"-Antologji poetike në Anglisht-Botm ISP-shqata nderkombetare e poeteve me qender ne SHBA.

Bashkautore ne disa antologji te ndryshme letrare ne gjuhen shqipe botuar nder vite nga organizata krijuesish apo individe te ndryshem.

Kontribute në prozë dhe Publicistikë:

Artikujt, analizat letrare dhe opinionet per ceshtjet social-politike jane botuar e botohen rregullisht ne keto organe:

Gazeta "Dielli" organ I Federates pan Shqiptare të Amerikës VATRA-SHBA

Gazeta "ILLYRIA" ,organ per komunitetin shqiptar - Nju Jork,SHBA

"Kuvendi"-revistë e komuniteti shqiptar në Detroit, Miçigan, SHBA

"PENA"-Organ I Shoqates se Shkrimtareve shqiptaro-amerikane

ormatori" revistë e komunitetit shqiptar në Zagreb, Kroaci.

"Poeteka"-reviste letrare Tiranë, Shqipëri

"Ditët e Naimit"-Permbledhje poetike vjetore, Tetovë, Maqedoni

"Rrenjet"- organ i komunitetit shqiptar ne Itali

dhe disa organe të ndryshme në shtypin shqiptar dhe në trojet etnike.

Informacion me i gjerë dhe shkrime te ndryshme nga Merita gjenden në linkun:www.meritastories.blogspot.com

Merita mund të kontaktohet në emailin [email protected] si dhe permes faqes në facebook "merita bajraktari "ose ne twitter me emrin "merita........

Duke perfunduar kete portet te thjeshte e modest,pa pretenduar per ndonje studim apo autobigrafi te sajen ,qe ende eshte ne rruget te mbarre te krijimtarise e te aktivitetetit,qe do te ishte me interes per ta bere nga specialistet e letrave,

duke u ndjere krenare dhe njekohesisht mirenjohes,...

Urojme pene te begate ne letersine tone kombetare dhe ne ate boterore dhe nje aktivitet te pasur e te shquar shoqeror,per t'u bere nje lobiste famoze e Shqiperise dhe e shqiptarizmit, ne Diaspore

duke pasqyruar e ngritur edhe me lart vlerat e traditat me te shquara historike, letrare,shoqeror,e te qytetarise paqesore te kombit tone te shenjte.

Mblodhi dhe shkroi

Janar 2012

Luan Kalana

Florida, SHBA

 

 

 

 

 

 


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRIZREN: PROTESTË PËR TË KUNDËRSHTUAR PROJEKTLIGJIN MBI QENDRËN HISTORIKE TË KËTIJ QYTETI (01.29.2012)
BEOGRAD, ZHOLI NXIT ZHURMË NACIONALISTE (01.29.2012)
BULLGARIA LARGON 24 AMBASADORË ISH AGJENTË SIGURIMIT KOMUNIST TË SHTETIT (01.29.2012)
MYSLIMANËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E SHEFIT TË POLICISË TË NJU JORKUT (01.28.2012)
GRATË TRUPROJA, SHKOLLA E PEKINIT (01.28.2012)
PRESIDENTI TOPI NDEROI NJAZI DHE MEFAIL BIÇAKUN (PAS VDEKJES) DHE BESIM NDREGJONINMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit (01.28.2012)
JOHANNA NEUMANN KUJTON HUMANIZMIN SHQIPTAR GJATË NAZIZMITNeumann: Nuk gjenden fjalë lavdërimi për ata që shpëtuan hebrejtë me çdo çmim, përfshirë Mustafa Kruja, i cili ishte në dijeni të kësaj situate (01.27.2012)
SHËNOHET DITA E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT (01.27.2012)
SHBA: OBAMA THOTË SE E KA URDHËRUAR SULMIN NË SOMALI (01.26.2012)
BERISHA: "BISEDA IME ME NDREA PRENDIN NË ZYRËN TIME MË 21 JANAR"Intervistoi ÇIM PEKA (01.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]