VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Arrestimi i Çekut, Prokuroria bullgare: Do të vendosim brenda 72 orësh
E Mërkurë, 06.24.2009, 11:19am (GMT1)

 

 

 

Prokurorët bullgarë deklaruan sot se brenda 72 orësh do të vendoset nëse ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku,
do të ekstradohet apo do të lirohet. 

Deri atëherë C
eku i cili u arrestua të martën në mbrëmje, në pikën kufitare Geshevo mes Bullgarisë e Maqedonisë do të
qëndrojë i arrestuar në Kyustendil, në jug  perëndim të Bullgarisë.

Sipas ligjeve bullgare Agim Ceku duhet të dalë para një gjykate- në këtë rast në gjykatën Kyustendil- për të vendosur nëse ai do të dëbohet nga Bullgaria apo do t’i dorëzohet autoriteteve serbe. Ministria e Brendshme bullgare thotë se gjyqi do të zhvillohet brenda këtyre ditëve.

Arrestimi i Cekut është bërë në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002, pasi akuzohet për krime lufte ndaj serbëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur ai ishte komandant I UCK-së.

“Gjykata bullgare duhet të gjykojë këtë cështje dhe procedurat duhet t’i kalojnë të gjitha fazat”- thotë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme bullgare Dragovest Goranov që citohet nga agjencia e lajmeve bullgare Focus news.

Kryeprokurori Boris Velchev thotë se zyra e prokurorisë duhet të presë dokumentet nga Interpoli mbi fletëarrestin e lëshuar nga Serbia për ish kryeministrin Agim Ceku dhe më pas do të vendoset nëse do të ekstradohet Agim Ceku apo jo. Sofja është në pritje të dokumenteve nga Interpoli dhe brenda dy ditësh do të vendosë lidhur me procedurat e ardhshme, deklaroi kryeprokurori bullgar Boris Velchev, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve "BTA".

Çeku ishte i ftuar në Bullgari nga ish-ministri i Jashtëm Solomon Passy, i cili tha për median lokale se ish-kryeministri Çeku ishte angazhuar në një iniciativë që synon të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Kjo është hera e katërt që ish-kryeministri kosovar arrestohet, por autoritetet e Sllovenisë dhe Hungarisë nuk e kanë ekstraduar pranë autoriteteve të Beogradit. Bullgaria eshte nje nder 60 shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.