E Martë, 08.04.2020, 01:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUSH JANË POLITIKANËT MË TË PAGUAR NË BOTË?
E Djelë, 03.04.2012, 08:25am (GMT+1)

Në vendet e pasura, të ardhurat e larta të politikanit duken gjë normale. Por, faktet tregojnë se pasuria e shtetit nuk ka lidhje me pasurinë e politikanëve.

Kenia në këtë rast ka një avantazh, sepse kryeministri i këtij vendi e tejkalon presidentit amerikan Barack Obama, me 27 mijë dollarë më shumë.

Te vendet e pasura evropiane, më së miri kalon shefi i shtetit francez, Nicolas Sarkozy, me 302 mijë dollarë. Ndërsa, pas tij qëndron bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila brenda një viti merr 283 mijë dollarë.

Kryeministri italian, Mario Monti, i cili respektohet në Evropë për shkak të reformave në vendin e tij, nuk fiton asgjë si i pari qeverisë, sepse ka vendosur ta mbajë vetëm pagën e senatorit, që është 260 mijë dollarë në vit.

Barack Obama, duke pas parasysh fuqinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara, merr "vetëm" 400 mijë dollarë çdo 12 muaj.

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, sipas hulumtimit të Investopedias, në vitin 2010 ka marrë 2.2 milionë dollarë. Me këtë pagë, ai vërtet nuk ka nevojë të merret me korrupsionin, që është mbase honorari favorit i shumë politikanëve në botë.

Se sa zemërgjerë janë banorët e Singaporit ndaj liderit të tyre, tregon edhe fakti se 60-vjeçari Loong paguhet katër herë më shumë se kryeministri i Hong Kongut, Donald Tsang. Ky i fundit merr 513 mijë dollarë, gjë që e bën të jetë i dyti në listën e liderëve më të paguar të botës.

I treti në renditje është kryeministri i Kenias, Raila Odinga, i cili fiton 427 mijë dollarë, 6 për qind më shumë se Obama. Duke pasur parasysh standardin që ekziston në Kenia, Odinga është politikan i paguar më mirë në planet.

Një nga kriteret për vlerësimin e të ardhurave të politikanëve është krahasimi i pagave me fuqinë blerëse të qytetarëve dhe pagat e tyre mesatare. Investopedia i ka llogaritur fitimet në bazë të të dhënave për gjendjen financiare të vitit 2010, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Me këtë kriter, bindshëm më i paguari është Odinga, fuqia blerëse e të cilit është 255,3 herë më e madhe se e një keniani mesatar.

Pasaniku i Singaporit, Loong, është më i moderuar, sepse me fuqinë e tij blerëse i kalon bashkëqytetarët me 38,5 herë. Ndërsa, duke ditur se çmimet në Singapor janë më të larta se në Kenia, atëherë dollarët e Odinga vlejnë shumë më shumë!

Edhe pse paga e Loong është e madhe, Singapori është vend ku lehtë mund të bësh tregti, prandaj të ardhurat e tij mund të justifikohen. Ndërsa, Odinga mund të mburret se shteti i tij është një nga më të korruptuarit në botë. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKSHIN HOTI ME VETËDIJE U SAKRIFIKUA PËR BREZAT E RINJ (03.03.2012)
SHQIPTARËT NË SHKUP TË NDARË EDHE NË PROTESTA (03.03.2012)
GOSTIVARI TEST I RI PËR BASHKËJETESËN (03.03.2012)
POLITIKA E SHKUPIT DHE GRUEVSKI I VRANË DY TË RINJTË SHQIPTARË NË GOSTIVAR!?Nga BEQIR SINA (03.03.2012)
ÇMIMI DHE LEXUESHMËRIA (03.03.2012)
VERIU I KOSOVËS ËSHTË NËN KONTROLLIN E MAFIES SË SERBISË (03.02.2012)
SI TA KUPTOJMË TË SOTMEN, SI TA LEXOJMË TË ARDHMEN?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (03.02.2012)
ZË I FUQISHËM PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga GJEKË GJONAJ (03.02.2012)
PATRIOTËT TALLAVA DHE UDHA E KOMBIT(fragment nga libri "Udha e Kombit (pro dhe kundër)"Nga REXHEP SHAHU (03.02.2012)
NË MAQEDONI SITUATA TRAGJIKE PËRSHKALLËZOHET NË TENSIONE NDËRETNIKE (03.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]