E Mërkurë, 08.12.2020, 04:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË MESHË NË KISHËN QË E PATI DREJTUAR FAN STILIAN NOLI
E Hënë, 03.05.2012, 07:53am (GMT+1)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në meshë në Katedralen Shën Gjergji, të Kryekishës Ortodokse Shqiptare, në Boston të SHBA-së, të drejtuar nga Arqipeshkvi, Ati Arthur Liolin. Kisha e Shën Gjergjit në Boston është drejtuar nga atdhetari i njohur shqiptar Fan Stilian Noli në fillim të shekullit XX.

Ati Arthur Liolin duke e përshëndetur dhe uruar mirëseardhje Presidentes Jahjaga tha se ajo është femra e parë në Ballkan, në krye të shtetit. Ai e vlerësoi vizitën e saj në SHBA e posaçërisht në Boston, ku jeton një pjesë e komunitetit shqiptar.

Presidentja e Republikës së Kosovës e vlerësoi lartë punën e komunitetit shqiptar në SHBA dhe kontributin e këtij komuniteti për Kosovën. Presidentja Jahjaga mbajti një fjalë rasti në Katedralen Shën Gjergji në Boston të cilën po e japim të plotë vazhdim:

I nderuari At Artur Liolini,

Të nderuar meshtarë,


Të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkëkombës të mi,

Jam e nderuar që po marrë pjesë në këtë meshë solemne në Kishën Ortodokse Shqiptare, këtu në Boston, në këtë Kishë e cila është pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Në këtë vend të shenjtë të nderimit të zotit Tonë, të lutjeve për atdheun, për familjet tona, për mirëqenien, për begatinë dhe për bukën tonë të përditshme.

Ndjehem shumë e emocionuar dhe e gëzuar që sot këto çaste po i ndajë me ju, që po ju shoh të gjithëve bashkë, që po ju shoh qytetarë të mirë Amerikanë, që po jepni kontribut me punën, me angazhimin dhe me dijen tuaj këtij shteti, këtij atdheu të dytë apo të parë, sepse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeni dy-tre breza që keni lindur këtu, por që shpirtin dhe mendjen e keni tek vendlindja juaj, te të afërmit dhe te farefisi.

Si Presidente e Republikës së Kosovës, ju shpreh falënderimet e mia dhe të popullit të Kosovës, për gjithë ndihmën e pakursyer dhe të sinqertë që e keni dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pa juve dhe pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rruga jonë do të ishte shumë e vështirë dhe e mundimshme. Vlerësojmë kontributin e miqve tanë ndërkombëtarë, para së gjithash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, që krahas përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bijave dhe bijve më të shtrenjtë të popullit tonë, të përmendim këtu edhe batalionin "Atlantiku", të krijuar nga shqiptaro-amerikanët, që kapërcyen oqeanin me qëllimin me sublim për t’i dal Zot atdheut.

Ne sot po ndërtojmë paqen, të parafrazoj këtu mikun tonë Presidentin e SHBA-ve Bill Clinton dhe duke ndertuar një shoqëri qytetare me liri dhe të drejta të garantuara për të gjithë duke ndërtuar një demokraci të mirëfilltë ne e japim kontributin tonë edhe si falënderim konkret miqve tanë me te cilët e fituam luftën, duke qenë sot Republika e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur faktor paqeje dhe stabiliteti.

Kosova ju mirëpret si vend me vlera demokratike dhe me një sistem që garanton potenciale zhvillimi, ka rini te edukuar dhe shkolluar, të përgatitur për të përmbushur kërkesat dhe standardet e korporatave ndërkombëtare, me qëllim të zhvillimit të vendit tonë dhe të arritjes së parakushteve të nevojshme për të qenë pjesë e familjes Euroatlantike.

Kosova ju mirëpret me zemër të hapur, ta vizitoni, të shkolloheni, të lidhni miqësi. Ta përjetoni nga afër Kosovën, dhe t’i bartni këtu emocionet nga Kosova.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit!

 

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MITROVICË: NJË QYTET I NDARË.........!Nga BEQIR SINA (03.04.2012)
KUSH JANË POLITIKANËT MË TË PAGUAR NË BOTË? (03.04.2012)
UKSHIN HOTI ME VETËDIJE U SAKRIFIKUA PËR BREZAT E RINJ (03.03.2012)
SHQIPTARËT NË SHKUP TË NDARË EDHE NË PROTESTA (03.03.2012)
GOSTIVARI TEST I RI PËR BASHKËJETESËN (03.03.2012)
POLITIKA E SHKUPIT DHE GRUEVSKI I VRANË DY TË RINJTË SHQIPTARË NË GOSTIVAR!?Nga BEQIR SINA (03.03.2012)
ÇMIMI DHE LEXUESHMËRIA (03.03.2012)
VERIU I KOSOVËS ËSHTË NËN KONTROLLIN E MAFIES SË SERBISË (03.02.2012)
SI TA KUPTOJMË TË SOTMEN, SI TA LEXOJMË TË ARDHMEN?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (03.02.2012)
ZË I FUQISHËM PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZINga GJEKË GJONAJ (03.02.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]