E Enjte, 11.14.2019, 04:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

NGA DO SHKOJNË NACIONALISTËT DHE ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

Nga ALFRED ÇAKO


E Mërkurë, 03.07.2012, 04:10pm (GMT+1)

Këto ditë kemi pasur rastin të shohim disa veprime thellësisht me karakter elektoral të lidershipit kryesor të dy partive, aktualisht më të mëdha në vend. Gjithashtu, kemi parë edhe një veprim agresiv politik me frymë nacionaliste prej Aleancës Kuq e Zi. E kam fjalën për përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës prej drejtuesve të mazhorancës qeveritare dhe AKZ nga njëra anë, dhe një tryeze me ish-të dënuarit dhe të persekutuarit politikë të kohës së diktaturës komuniste të mbajtur nga ana e kryetarit të PS, zotit E.Rama në Tiranë. Ashtu siç e theksoi me të drejtë edhe zoti K. Spahiu në një prononcim publik në mitingun e fundit të Lezhës, PD dhe z.Berisha nuk i kishin pasur të nevojshme përkujtime të tilla në këto 20 vjet demokraci, aq më tepër që përvjetori aktual i Besëlidhjes së Lezhës nuk ishte shumëfish i numrit 5 ose 10, data të cilat janë zakonisht më të spikaturat për tu festuar në raste të tilla, siç është, p.sh, 100 -vjetori i Pavarësisë (anniversary).

Por, çfarë ka ndodhur? Z.Berisha po e ndjen se atë po e sfidojnë brenda ledhit të tij elektoral tradicional parti të tilla të reja si AKZ, partia e frymëzuar nga z.Topi dhe PS. E para po tenton t’i marrë si elektorat të sajin kryesisht nacionalistët dhe dy të tjerat të persekutuarit. Këto dy grupe shoqërore së bashku me ish-pronarët, së bashku me një pjesë të rëndësishme të ish-studentëve dhe pedagogëve të dhjetorit ‘90, si dhe me zaptuesit e tokave të ardhur nga zona të ndryshme të vendit (por sidomos nga zona e veriut dhe verilindjes), përbëjnë ushtrinë besnike e relativisht të qëndrueshme të votuesve të PD në këto 20 vjet; pavarësisht se këto grupe kanë qenë një ushtri e bindur dhe besnike e ngjyrave blu, nga këto shtresa rrallë ka dalë në mënyrë të qëndrueshme ndonjë përfaqësues i tyre në kubenë e komanduar me dorë të hekurt nga z.Sali Berisha, por edhe kur ka arritur ndonjë i tillë që të dalë në krye të mazhorancave që ka drejtuar ai në këto 20 vjet, me mjetet e shumta që ka pasur në dorë dhe me aftësitë e tij gjeniale mefistofeliane, z.Berisha ka arritur t’i shtypë e t’i flakë ata me përbuzje shpejt e shpejt jashtë shtëpisë blu.

Por, duke mos pasur ndërmend të merremi me ish-pronarët, ish-dhjetoristët dhe shtresën që voton sipas programit të legalizimit të banesave të ngritura pa leje në tokat e uzurpura, (pasi në lidhje me to, s’ka hë për hë ndonjë lajm), le t’i shohim pak me radhë si nacionalistët brenda Shqipërisë politike, ashtu edhe ish-të dënuarit e të persekutuarit politikë të regjimit komunist, dy shtresa shoqërore të cilat, ashtu siç tha me të drejtë z.Rama, ende dyshojnë se PD dhe PS i shohin vetëm si një gjah elektoral të radhës, duke menduar se problemet e tyre në shoqërinë shqiptare nuk përbëjnë aspak një prioritet dhe një shqetësim real për të dyja kampet kryesore të politikës. Por deri më sot, përkundër kësaj dileme, të gjendur midis Shillës dhe Karribdës, kjo shtresë ka mbështetur pa lëkundje vetëm PD. Por, me daljen e forcave të reja politike duket se panorama ka ndryshuar. Duke e kuptuar këtë dilemë të tyre, po tentohet që këto shtresa të përthithen nga dy parti të reja që priten të jenë pretenduese reale në shpërndarjen e fuqisë politike në zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen; por e rrezikuar prej zbaticës elektorale të kësaj ushtrie të sigurt tradicionale, edhe PD po përpiqet t’i joshë rishtas këto shtresa, të cilat ajo e kupton se janë të zhgënjyera nga qeverisja dhe moszbatimi i planeve elektorale të PD-së, më së shumti në dy zgjedhjet e fundit.

Dihet se historikisht, këto dy shtresa që i lidh me njëratjetrën një fill i vjetër historik mbi 50-vjeçar, janë margjinalizuar kryesisht prej PD-së dhe z.Berisha, të cilët i kanë trajtuar ato si gjarpri minjtë e arave - thjesht për të ngopur orekset e veta elektorale. Pra le t’i shohim me radhë të dy ngjarjet e freskëta që përmendëm si dhe synimet respektive elektorale ndaj shtresave të nacionalistëve dhe ish-të persekutuarve prej PD-së, PS-së dhe AKZ-së: Me anë të përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës - të mbajtur 568 vjet më parë nga princërit shqiptarë të kohës me në krye Gj. Kastriotin, që sapo kishte marrë me dredhi kështjellën e Krujës, për të krijuar një koalicion antiosman - duket se mazhoranca blu po bën një përpjekje të ethshme e paksa të stërmunduar, më së paku për të mos lenë t’i rrjedhin votat aktuale të nacionalistëve shqiptarë të djathtë, të cilët sigurisht më së shumti, siç e theksuam, ndodhen te Partia Demokratike.

PD, për shkak të uzurpimit të pushtetit real të saj nga një shtresë politike kryesisht e lidhur me të majtën, relativisht e konsumuar përballë trajtimit prej saj të nacionalistëve (me disa veprime të dyshimta në politikën e saj të jashtme, sidomos në raport me grekët dhe serbët) gjatë dy mandateve të saj qeverisëse, po përpiqet ta manipulojë përsëri këtë shtresë shoqërore tradicionale si dhe të rinjtë nacionalistë që votojnë për herë të parë, me qëllim që t’i përthithë të dyja brenda grykës së saj të etur elektorale, bazuar në radhë të parë te joshja e nuklit nacionalist të të vjetërve, me axhendën patriotike të saj gjatë këtij viti të veçantë. Për këtë, përveç aktivitetit zyrtar në Lezhë, PD do përpiqet të shfrytëzojë në maksimum edhe ceremonitë dhe kremtimin zyrtar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe kësisoj, këtë shtresë do përpiqet ta mbajë të karikuar si detonator elektoral në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të pranverës së vitit tjetër.

Gjatë kësaj axhende me në krye president/in/ en e ri/re besnik të PD dhe me të ftuarit e ndryshëm nga trojet shqiptare në Ballkan e diasporë, PD do t’përpiqet të marrë në dorë skeptrin e ideve patriotike e atdhetare. Natyrisht që ky rol jo i ri i doktor Berishës nuk do t’i trembë fqinjët të cilët na vëzhgojnë me shumë kujdes; ata e dinë që ai ja kalon edhe Al Paçinos në rolin e vet. Por, para se të flasim për këtë shtresë shoqërore apo elektorale në përgjithësi, është mirë të përcaktojmë se kush janë këta njerëz, çfarë duan dhe cila është aspirata e tyre maksimaliste? Me pak fjalë kjo shtresë shqiptarësh ëndërron realizimin e objektivave politike të Rilindjes Kombëtare, të programit politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për bashkimin politik të territoreve shqiptare, më së paku të atyre territoreve të banuara në shumicë absolute në tre ish-vilajetet shqiptare (Shkodrës, Shkupit, Manastirit) dhe për zgjidhjen e të drejtave njerëzore sipas ligjeve ndërkombëtare të çamëve dhe gjithë shqiptarëve të vilajetit të katërt – Janinës (Epirit të Jugut).

Ky objektiv i tyre është sa real dhe i ndërgjegjshëm, aq edhe instinktiv, instinkt që vjen nga historia tragjike e shqiptarëve të frustuar sa nga fati, sa nga fqinjët, aq edhe nga Fuqitë e Mëdha të perëndimit që lanë të shkërmoqur këtë komb qendror e këtë racë me origjinë andromedane nga mjegullnajat e historisë, që lanë këtë territor ku fillon e sundon simbolikisht shqiponja, nën racat e tjera më lindore e verilindore që e kanë origjinën nga zvarranikët dragonianë të Azisë. Por, nacionalistët tradicionalë në Shqipëri janë të lidhur pashmangshmërisht me ish-të persekutuarit e diktaturës (në fakt çdo i persekutuar është një nacionalist, por jo domosdo çdo nacionalist ka qenë një i persekutuar), pasi ishte ky nacionalizëm i papajtueshëm me ndarjet e kufijve të Ballkanit dhe rreshtimi e simpatia e tyre ndaj forcave politike antikomuniste në kohën e L.II.Botërore, që u bë shkak për goditjen e persekutimin e familjeve të tyre.

Ishte ëndrra e madhe e Rilindasve që nuk i lejonte ata të kishin simpati për përmbaruesin e vendimeve të Jaltës në Shqipëri, E.Hoxhën dhe PKSH (PPSH). Por, tash, numrit të tyre duhet t’i shtojmë edhe të tjerë të rinj të cilët janë kthyer në nacionalistë për disa arsye, edhe pse nga tradita 50-vjeçare komuniste mund ta kenë pasur të fashitur ndjenjën nacionaliste familjare: a) Nga ngjarjet e favorshme në rajon, sipas pikëpamjes së tyre, sidomos për shkak të çlirimit të Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni; b) Për shkak të frustrimit prej fqinjëve gjatë kohës së emigracionit të familjeve të tyre apo të afërmve, frustrim i cili shpesh herë ka pasur lidhje, përveç sfidave si emigrantë, edhe me origjinën e tyre etnike; c) Për shkak se nacionalizmi shihet si një eliksir, si një gur filozofik dhe një alkimi, zgjidhja e objektivave të të cilit do të bëjë transformime pindarike shpirtërore dhe ekonomike të të gjithë shqiptarëve si dhe do të ngrejë prestigjin e krenarinë e tyre deri më sot të vrarë, në rajon e në botë. Por, shtresa nacionaliste shqiptare, parë sidomos në kuadër të të gjitha territoreve të banuara me shqiptarë, po goditet në muret e saj të rrethuara nga ngjyra kuq e zi, nga flamujt fetarë, sidomos nga flamujt e zinj të islamit, i cili ka në bazën e tij, natyrisht jo flamurin nacionalist e të identifikimit të AND-së racore të Gj. Kastriotit, por flamurin e umetit islam. Dhe do të jetë pikërisht islami dhe propaganda otomane, rreziku më i madh që do t’u vijë shumë shpejt shqiptarëve në rast të një integrimi politik të përbashkët të tyre. Kur të bjerë kalaja e fundit në objektivat nacionaliste, në rast se te brezi i ri do të mungojë shpresa, ky boshllëk do të zihet nga religjioni dhe në mungesë të të hollave për tu argëtuar dhe relaksuar, ambienti ku do të gjejë prehje shpirti i të rinjve do të jetë institucioni fundamentalist religjioz - i çdo besimi qoftë.

Por duhet thënë se shpesh herë idetë nacionaliste, kur nuk janë të maturuara e të mbështetura me inteligjencë tek aleancat realisht të favorshme ndërkombëtare dhe te raporti i forcave që veprojnë në politikën e jashtme, mund të japin frute shumë të hidhura dhe kthehen në të kundërt të qëllimeve që synojnë. Parti të tilla që përpiqen ta tregojnë hapur si një fill të artë kredon e tyre politike të mbështetur te kauza e nacionalizmit, duhet të studiojnë me mprehtësi këtë raport forcash dhe të shikojnë se sa seriozisht e kanë me ta mbështetësit e tyre më të mëdhenj, objektivi final i të cilëve gjithmonë është i fshehtë dhe i mbështjellë me mister, brenda një enigme, po të perifrazonim një shprehje të Çërçillit për diçka tjetër. Ata duhet të depërtojnë e të shohin realisht interesat ekonomike apo gjeostrategjike të aksionerëve të vërtetë të pushtetit në vendet ‘aleate’ dhe të mos besojnë 100% fjalët e politikanëve dhe përfaqësuesve të lartë të pushtetit (administratorëve të përkohshëm të kompanive të pushtetshme të këtyre aksionerëve) në këto vende.

Ndërsa po të shikonim grupin tjetër që është objektiv elektoral, çuditërisht dhe paradoksalisht, i PS - ish të përndjekurit politikë të kohës së diktatorit Hoxha - PD gajaset me këtë veprim të Ramës dhe nuk e sheh seriozisht si një sfidë dhe rrezik real ndaj saj, sado që z.Rama mund ta ketë seriozisht pasi ai është i paparashikueshëm në veprimet e tij. Ai duket i parrezikshëm për të manipuluar këtë shtresë për dy arsye: Së pari, ai drejton partinë që vjen historikisht nga partia e E.Hoxhës që e persekutoi këtë shtresë si askund tjetër; Së dyti, z.Rama është lideri i vetëm që guxoi e grumbulloi rreth vetes si elitë të PS, pikërisht pasardhësit më të spikatur të familjeve të bllokut, diçka që paraardhësi i tij historik F.Nano nuk guxoi ta bënte në mënyrë kaq arrogante. Edhe z.Nano e mbajti këtë parti me ish klasën politike që vinte prej lidhjeve të forta me partizanët, por ai mbajti rreth vetes si elitë të PS vetëm pjesëtarë të familjeve të niveleve të mesme të lidhura me regjimin komunist.

Në këtë kuptim, në vazhdim edhe të ideve të shprehura në rreshtat më lart, rreziku real për t’ja përthithur kampit blu një pjesë të pa integruar me strukturat e larta qeverisëse të tij dhe gjithë shoqërisë nga kjo shtresë (si dhe nga shtresa e ish-pronarëve dhe ishstudentëve e pedagogëve të dhjetorit ‘90), PD-së do t’i vijë kërcënueshëm nga partia e re që pritet të drejtohet në verë nga Presidenti aktual i Republikës, z.Topi. Duke e mbyllur këtë koment, PD, ashtu siç do të veprojë për të mbajtur pas vetes nacionalistët tradicionalistë apo edhe të rinj me axhendën e saj patriotike të 100 - vjetorit dhe përqafimet politike me politikanë të lartë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe me figura të shquara të diasporës shqiptare apo politikanë të huaj, të cilët do t’përpiqet t’i shesë si mbështetës të mazhorancës për të fituar edhe një mandat të tretë qeverisës, po ashtu, me ish-të përndjekurit do të përpiqet e pashpresë që me sforcim tu hedhë disa kocka financiare nga ndonjë borxh i huaj i radhës për t’i joshur në fund të mandatit të dytë e për t’i manipuluar edhe njëherë (ata që kanë mbetur gjallë këto 20 vjet, si dhe pasardhësit e tyre) me qëllim për t’i pasur rishtas si karburant elektoral jo të pakët. Gjithsesi, siç e thamë, rreziku më i madh që do t’i vijë PD nga braktisja e këtyre shtresave shoqërore, nuk mund të jetë PS dhe z.Rama, por partia e re e inspiruar deri në këto momente nga z.Topi. Koha do ta tregojë se sa të drejtë do të kemi në këto parashikime.

ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI E LIDHI KOSOVA TË ARDHMEN E SAJ EVROPIANE ME SERBINËNga AGUSTIN PALOKAJ (03.07.2012)
INTEGRIMI DHE IDENTITETI KULTUROR I NXËNËSVE SHQIPTARË ME MËSUESEN AORORA BUJUPI REXHAJNga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.07.2012)
GABRIEL GARCIA MARQUEZ MBUSH 85 VJET, NJËQIND VJET VETMI DEL NË INTERNET (03.06.2012)
ALBIN KURTI BËRI HOMAZHE NË PREKAZ DHE VIZITOI JASHARAJT (03.06.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 6 MARSIN NË VITE... (03.06.2012)
THAÇI BËRI HOMAZHE PRANË SHTATORES SË ZAHIR PAJAZITIT (03.06.2012)
KTHIMI NË ÇAMËRI - KJO ËSHTË ÇËSHTJA ÇAMENga HASA LUÇI (03.06.2012)
NË AKSIN PRISHTINË-AEROPORT NË FSHATIN VRAGOLI NËNKALIMI TE URA SHUMËMILIONËSHE NGA VËRSHIMET U SHNDËRRUA NË LIQEN!Fotoreportazh e koment nga LUAN (A) DIBRANI (03.06.2012)
JASHARAJT BËJNË THIRRJE PËR UNITET DHE DASHURI (03.05.2012)
QEVERIA E KOSOVËS NIS EPOPENË E UÇK-së (03.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]