E Enjte, 11.14.2019, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

NËSE EKZISTON NDONJË PARAJSË NËNA IME DO TA KETË (KREJT PËR VETEN)

NJË TË TILLË

Vargje kushtuar nënës të zgjedhur nga poetë botërorë


E Enjte, 03.08.2012, 09:17am (GMT+1)

nëse ekziston ndonjë parajsë nëna ime do ta ketë (krejt për veten)

një të tillë. Nuk do të jetë ajo një parajsë manushaqesh

as një parajsë zambakësh të freskët luginash

por do të jetë një parajsë e trëndafilëve kuqezinj



—nga poezia "nëse ekziston ndonjë parajsë nëna ime do ta ketë (krejt përveten)"
e E. E. Cummings

--

Është sikur ta shikosh nënën tënde tek fle

pak minuta pasi ti je ngjizur,

dhe sytë e saj thonë se gjithçka është mirë

të zgjohesh e vetme...



—nga "Dritat e limanit" e Mark Doty

--

Nëna ime do të ishte një shqiponjë,

dhe unë zog shqiponje i rritur si do ajo,

nga dora e saj të marr fluturimin, sikur të jem

krenaria e saj, sikur krenaria e saj nuk njeh kufij,

sikur mendja e saj më ndjek mua

tek fluturoj përtej horizonteve.


—nga "Nëna ime do të ishte një shqiponjë" e Robert Duncan

--

Lëngu i pranverës në lastarin e njomë

Do të kremtojë Nënën Mal, dhe të gjitha këngët e zogjve do t'i kushtohen asaj

—nga "Perëndesha e Bardhë" e Robert Graves

--

Nëse unë do të rrënohesha me trup e me shpirt

E di se lutjet e saj do të më rikrijonin të tërin...


—nga "Nëna ime" e Rudyard Kipling

 ---

Si ato matriushkat ruse që hapen

për të nxjerrë njëra tjetrën, derisa

shndërrohen në vocrrake të imta,

ashtu do të donim t'i mbanim nënat tona në barqet tona


—nga "Zarfi" e Maxine Kumin

--

Oh, në vend që të ma linte mua

atë gjë që e mori me vete në varr!—
Atë guxim si shkëmb, për të cilën

Ajo s'ka më nevojë, dhe unë e kam.

—nga "Guximi i nënës sime" i Edna St. Vincent Millay

 --

Unë jam një pemë

E harlisur fuqishëm dhe e rrënjosur thellë

Fruti im është i ëmbëlhidhur

Unë jam nëna juaj

—nga "Pemët" e Walter Dean Myers

---

Unë shtrihem tash këtu si dikur

në krahët e saj, krijesë e saj,

dhe e ndjej tek më shikon mua

në një mënyrë si shpatbërësi

e pasqyron në fytyrë

çelikun e shpatës

—nga "Pse nëna ime më bëri mua" e Sharon Olds

 

--

Engjejt duke i pëshpëritur njëri tjetrit

mund të gjejnë, në mes fjalëve të tyre të vala të dashurisë

Asnjë fjalë të perëndishme si fjalën "Nënë"...



—nga "Nëna ime" e Edgar Allan Poe

--

Unë dua që ndërgjegja ime të jetë

e vërtetë ndaj jush;
dua ta përshkruaj veten si një pikturë që e këqyra

për një kohë të gjatë, tejet ngjitur,

si një fjalë të re që e mësova dhe e bëra timen,

si gjellën e përditshme,

si fytyrën e nënës sime,

si një anije që më mbajti mua

përgjatë stuhisë së pareshtur.



—nga "Unë jam tepër vetëm në këtë botë, prapë jo vetëm"
nga Rainer Maria Rilke

--

Asaj zemra e së cilës është shtëpia e zemrës sime,
Dashurisë sime të parë, Nënës sime, në prehrin e

së cilës se dhënia e dashurisë nuk është e mundimshme;

Shërbesa e saj është dinjiteti im i rrallë,

—nga "Sonetet janë plot dashuri, dhe ky është vëllimi im" e Christina Rossetti

 

 --

Këtu është diçka që zemra ime dëshiron të ketë bota më shumë prej saj:

Unë dëgjova në ajrin e një nate kur

një nënë i këndonte butë një fëmije në errësirën e thellë dhe të egër.



— nga "Shtëpia" e Carl Sandburg

--

Sot kujtoj

Krijuesen

Zemërluane.

—nga "Për nënën time" e May Sarton

 

--

Një grua është nëna e tij

kjo është gjëja më e madhe.

—nga "Shtëpiakja" e Anne Sexton

--

Ato prekën tokën dhe gruri u rrit.
Ato ishin plot fuqi dhe këngë.

Gjyshet e mia ishin të forta.

—nga "Breznitë" e Margaret Walker

--

Ah të këndoj për ty perëndeshë e gjithfuqishme!
Moj shenjtore, nëna ime.

—nga "Buqetë e njomë" e Walt Whitman

--

 

Nëna më përkundi e këndoi,
‘Sa i vogël është, sa i vogël!'
Dhe e bëri djep të artë

Atë djep prej shelgu të njomë.

—nga "Mbretërsha e lojtarit" e W. B. Yeats

--

Oh falë kujdesit të nënës,

Shtëpia ish e qetë dhe e ngrohtë;
Lulja e flokut tim lulëzues

Na mbron ne nga stuhia e fortë.

—nga "Zemra e gruas" e W. B. Yeats

Përktheu e përgatiti Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URIMI I GRUAS PUKJANE-Kërkoj falje, se…, falja nuk duhet të përmëndet!- ( Fletë ditari, brigjeve të Drinit-Liqen)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.08.2012)
KRYEMINISTRI TURK THA SE NUK VUAN NGA KANCERI (03.07.2012)
MËSIMDHËNËSIT NDIHEN TË PAVLERËSUAR (03.07.2012)
MË 2013 KOSOVA DO TË KETË USHTRINË E VET KOMBËTARE (03.07.2012)
SEKRETARI I VATRES, SHKRIMTARI NAUM PRIFTI, SOT MBUSHI 80 VJETNga DALIP GRECA (03.07.2012)
NGA DO SHKOJNË NACIONALISTËT DHE ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKËNga ALFRED ÇAKO (03.07.2012)
SI E LIDHI KOSOVA TË ARDHMEN E SAJ EVROPIANE ME SERBINËNga AGUSTIN PALOKAJ (03.07.2012)
INTEGRIMI DHE IDENTITETI KULTUROR I NXËNËSVE SHQIPTARË ME MËSUESEN AORORA BUJUPI REXHAJNga LUAN (ASLLAN) DIBRANI (03.07.2012)
GABRIEL GARCIA MARQUEZ MBUSH 85 VJET, NJËQIND VJET VETMI DEL NË INTERNET (03.06.2012)
ALBIN KURTI BËRI HOMAZHE NË PREKAZ DHE VIZITOI JASHARAJT (03.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]