E Djelë, 10.20.2019, 02:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Shkrirja e metodave të Luftës së Ftohtë

E Djelë, 07.05.2009, 10:01pm (GMT+1)

 

 

Kur Barak Obama të takojë në Moskë javën e ardhshme Dimitri Medvedev dhe Vladimir Putin, dyshen udhëheqëse të Rusisë, të dy palët kanë dëshirë të shtypin më në fund “butonin e paqes” në marrëdhëniet ruso-amerikane. Nuk do të jetë e lehtë. Marrëdhëniet dypalëshe mes dy ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë, arritën kulmin e përkeqësimit me pushtimin rus të Gjeorgjisë vitin e kaluar dhe procesin e zgjerimi të mëtejshëm të aleancës së NATO-s.


Tensionet ende vazhdojnë. Moska kundërshton ashpër vendosjen e baterive anti-raketë amerikane si dhe sistemin e radarëve në Poloni dhe Çeki. SHBA e konsideron Rusinë si aspak ndihmuese në procesin e kufizimit të ambicieve bërthamore të Iranit dhe shumë armiqësore gjithashtu në nënshkrimin e marrëveshjeve për armët me aleatë të tjerë anti-amerikanë.


Manipulimi i furnizimit me gaz dhe naftë është një tjetër shkak për dyshimet e SHBA-së. Obama ka gjetur një shfajësim perfekt për samitin, duke theksuar nevojën për të nënshkruar një pakt të ri për armët bërthamore që skadon në dhjetor.


Ai parashikon një forum ku Rusia mund të konsiderohet si e barabartë dhe me këtë fiton respektin e Putinit që në veçanti ndjen se vendi i tij është shpërfillur nga SHBA që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Nëse skadon pakti i parë, nuk do të ketë më proces verifikimi për të parandaluar një garë të re armatimesh. Ka ende detaje për të cilat duhet të gjendet gjuha e përbashkët dhe Rusia kërkon garanci për mbrojtjen raketore, pra që ajo të lidhet me paktin e ri.


Ky është një lëshim që presidenti i ri amerikan nuk është i gatshëm ta bëjë, sepse kjo mund të kërkojë një procedurë të komplikuar ratifikimi në Kongresin amerikan. Në parim, të dyja palët janë të gatshme për të rënë dakord për të kufizuar pajisjen me armë. Ato kanë interesa të tjera të përbashkëta që janë ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore, stabilizimi i Afganistanit dhe parandalimi i ringjalljes së regjimit taleban, dhe natyrisht bindja e Iranit për të hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore. Rusia ka më shumë interes te stabilizimi i Iranit dhe Afganistanit sesa SHBA-ja. Ata janë vende fqinje. Por, Moska kërkon më shumë lëshime në këmbim të bashkëpunimit. Më e rëndësishme është njohja e Rusisë si një vend që gëzon privilegje të caktuara në një sferë interesi në hapësirën ish-sovjetike. Kjo duket si një kartë e bardhë për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve si Ukraina dhe Gjeorgjia. Këto janë vende që duan të hyjnë në NATO: ato ndihen të kërcënuara nga “bosja” e dikurshme. E vetmja mënyrë për të bindur Rusinë është që ajo të angazhohet. Dëshira e Obamës për ta bërë këtë është fare e pafajshme. Ai mund të shkojë edhe me tej, duke i ofruar një sistem të përbashkët mbrojtjeje Rusisë, një provë që ky sistem nuk ka në shënjestër këtë vend. Do të jetë e vështirë që Putin të bindet për këtë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Krerët e Kosovës e cilësojnë destruktiv qëndrimin e Tadiçit (07.02.2009)
Nënshkruhet marrëveshja me OPIC për investimet amerikane në Kosovë (06.30.2009)
International Herald Tribune: Shpresat evropiane të Shqipërisë (06.30.2009)
BARDHYL AJETI NË MEMORIALIN E GAZETARËVE NË ARLINGTON NDËRSA NË KOSOVË MBULOHET ME HESHTJE  Nga Elida BUÇPAPAJ (06.25.2009)
Arrestimi i Çekut, Prokuroria bullgare: Do të vendosim brenda 72 orësh (06.24.2009)
Rreziku nga getoizimi i Kosovës (06.23.2009)
Si duhet të reagojë Presidenti Obama ndaj ngjarjeve në Iran? (06.22.2009)
Demonstratat në Iran dhe roli i rrjeteve shoqërore të informimit (06.21.2009)
Copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës prioritet i diplomacisë serbe (06.21.2009)
Gazetari amerikan iu iku nga duart rrëmbyesve talibanë (06.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]