E Martë, 10.22.2019, 08:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë raportojnë në Kongres
E Djelë, 07.26.2009, 02:25pm (GMT+1)

 

 

Ligjvënësit amerikanë u thanë drejtorëve të dy stacioneve të transmetimeve ndërkombëtare, që financohen nga qeveria se ato kanë një rol të rëndësishëm për të ushtruar “pushtetin e butë” tek audiencat e huaja. Drejtorët e Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë dëshmuan për masat e marra për të ruajtur rrjedhën e informacionit përmes radios, televizionit dhe internetit përballë kufizime të vendosura nga qeveritë e huaja.

Ligjvënësit janë të shqetësuar për pengesat në vende si Kina, Irani dhe Rusia ndaj rrjedhës së lirë të informacionit dhe gazetarisë së pavarur. Roli i stacioneve radio-televizive të financuara nga qeveria amerikane në kapërcimin e këtyre pengesave, ishte në qendër të seancës së nënkomisionit për çështjet evropiane.

Anëtarë të Kongresit i kanë dënuar kufizimet e vendosura nga qeveria iraniane për Internetin dhe kritikuan hapat e qeverisë kineze për ta ashpërsuar kontrollin në trafikun e internetit, si edhe presionin e qeverisë ndaj radios, televizionit dhe medias së shkruar në Rusi.

 

Duke iu referuar efektit të teknologjisë në klimën e trazirave pas zgjedhore në Iran, kreu i nënkomisionit, demokrati Robert Ueksler tha se Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë luajnë një rol thelbësor si “instrumenta të pushtetit të butë”, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me sfida të politikës së jashtme, anti-amerikanizëm dhe përpjekjet e qeverive për të shtypur median:

“Kjo seancë bëhet në një moment kritik, ndërsa regjimet më të ashpra në vende si Irani, shtypin lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë instrumenta kritike për pushtetin e butë që janë në vijat e para të frontit të transmetimeve ndërkombëtare, duke përcjellë informacion ndërkombëtar në shkallë globale në shumë gjuhë dhe duke zënë vendin e medias aty ku nuk ekziston liria e shtypit”.

 

Drejtori i Zërit të Amerikës, Danforth Austin tha se transmetimet televizive të këtij stacioni kanë një audiencë masive në Iran dhe e analizojnë me kujdes çdo informacion që del nga vendi.

Në Rusi, zoti Austin thotë se kontrolli i qeverisë i ka kushtuar Zërit të Amerikës filialet e radios dhe televizionit, duke detyruar stacionin të ndryshojë strategjitë për përcjelljen e informacionit.

“Në Rusi, ne tani jemi një shërbim interneti, përdorimi i të cilit po rritet me shpejtësi në këtë vend. Në një moment shumë kritik në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, kjo strategji i lejon audiencat që të njohin politikën dhe kulturën amerikane, si edhe pikëpamjet e Amerikës për Rusinë. Po ashtu edhe bashkëbisedimi me audiencën rritet përmes përdorimit të të ashtuquajturave instrumenta të internetit 2.0”.

Kritikët thonë se vendimi i Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet që mbikqyr transmetimet ndërkombëtare për mbylljen e radios dhe televizionit në gjuhën ruse në favor të përdorimit të internetit, i ka dëmtuar përpjekjet për të ruajtur rrjedhën e informacionit tek publiku rus.

 

Si drejtori i Zërit të Amerikës, ashtu edhe presidenti i Radios Evropa e Lirë Xhefri Gedmin theksuan se asnjëri nga stacionet nuk bën propagandë, por ndihmon në përcjelljen e idealeve themelore amerikane.

“Ajo që bëjmë ne mbështet interesat amerikane dhe mendoj se nëse ke besim tek zhvillimi dhe demokracia, nëse ke besim tek lufta kundër nacionalizmit dhe ekstremizmit, kudnër anti-semitizmit dhe anti-amerikanizmit, nëse je një nga hartuesit e politikave amerikane, duhet të përdorësh të gjithë spektrin e shanseve dhe instrumentave të politikave, por nuk besoj se mund ta arrish këtë efekt nëse nuk beson, mbështet apo punon për rrjedhën e lirë të informacionit dhe ideve, diskutimit, debatit, pavarësisht se ku dhe kur”.

Drejtori i Zërit të Amerikës, Dan Austin nënvizoi angazhimin e organizatës për programe që janë gjithmonë të besueshme, me autoritet, të sakta, objektive dhe të qarta, gjë që siç tha ai, i lejojnë audiencat që “të shikojnë përtej propagandës dhe mjegullës së keqinformimit dhe mosinformimit”.

 

Në seancë, kongresmeni Ueksler tha se Presidenti Barak Obama e ka bërë transmetimin ndërkombëtar një përparësi të politikës së jashtme amerikane, duke thënë se është e domosdoshme që Kongresi t’u japë radio-stacioneve që financohen nga qeveria amerikane, mjetet e nevojshme për të ruajtur rrjedhën e lirë të informacionit.

Kongresi ka propozuar një buxhet prej 746 milionë dollarësh për transmetimet ndërkombëtare amerikane për vitin fiskal 2010, përfshirë Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë dhe transmetimeve të tjera të Bordit të Guvernatorëve për transmetimet.//kk//

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 vjet nga fluturimi i parë ndërkombëtar (07.26.2009)
Forbes: Shqipëria ka ecur shumë përparaNga John ZOGBY (07.20.2009)
Trashegimia kulturohistorike paruria me e vyer e Republikes te KosovesNga Jaho Brahaj (07.10.2009)
Shkrirja e metodave të Luftës së Ftohtë (07.05.2009)
Krerët e Kosovës e cilësojnë destruktiv qëndrimin e Tadiçit (07.02.2009)
Nënshkruhet marrëveshja me OPIC për investimet amerikane në Kosovë (06.30.2009)
International Herald Tribune: Shpresat evropiane të Shqipërisë (06.30.2009)
BARDHYL AJETI NË MEMORIALIN E GAZETARËVE NË ARLINGTON NDËRSA NË KOSOVË MBULOHET ME HESHTJE  Nga Elida BUÇPAPAJ (06.25.2009)
Arrestimi i Çekut, Prokuroria bullgare: Do të vendosim brenda 72 orësh (06.24.2009)
Rreziku nga getoizimi i Kosovës (06.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]