E Djelë, 08.18.2019, 01:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Hyseni: Statusi - çështje e përfunduar


E Martë, 07.28.2009, 10:56am (GMT+1)

 

 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i tha BBC-së se çështja e statusit të Kosovës është e përfunduar dhe pretendimet për rihapjen e negociatave për këtë çështje janë mision i humbur.

Zoti Hyseni tha se Kosova mbetet e hapur për bisedime me Beogradin zyrtar për çështjet e interesit të përbashkët por, tha ai, vetëm si dy vende të pavarura dhe sovrane. Ai tha se do të ishte shumë e mirëseardhur nëse Serbia do ta njihte Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, sepse kjo, sipas tij, do të ishte në interes të thellë edhe të Serbisë.

Ministri i jashtëm i Kosovës e ka cilësuar si të rrezikshme, të dëmshme dhe me efekte negative për gjithë rajonin edhe idenë e ndarjes së Kosovës. Deklaratat e tij pasuan qëndrimin e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, se e vetmja rrugëdalje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me ministrin Skëndër Hyseni dhe fillimisht i kërkoi një qëndrim për deklarimet për rihapjen e negociatave për statusin e Kosovës.

Skënder Hyseni: Jo, do ta them pa u vonuar se nuk ka asnjë mundësi që ndonjëherë të rihapen çfarëdo negociatash për statusin e Kosovës. Statusi i Kosovës është përmbyllur, Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 62 vende, me njohje të tjera që pritet të vijnë shpejt. Kosova po konsolidohet në institucionet ndërkombëtare, anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore dhe të gjitha këto janë tregues të saktë dhe të besueshëm se pavarësia e Kosovës është në rrugë njëkahëshe dhe pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm.

Kosova mbetet e hapur për bisedime, për dialog jo vetëm me Serbinë por edhe me të gjithë fqinjët e tjerë për shumë çështje të interesit të ndërsjellë si shtete të pavarura dhe sovrane. Ne shpresojmë se në Beograd do të kuptohet kjo shpejt, do të kuptohet nevoja dhe domosdoja e bisedave me Prishtinën për çështje të interesit të përbashkët, natyrisht gjithmonë si dy shtete të pavarura dher sovrane.

Ndërkaq, sa i përket statusit e theksojmë edhe njëherë fuqishëm se kjo është një punë e mbaruar, e përfunduar dhe të pretendosh se do të ketë biseda për statusin e Kosovës, për statusin e një shteti tashmë të pavarur, një shteti që tashmë po konsolidohet edhe si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare është një mision i humbur dhe mission i dështuar.

 

BBC: Por zoti ministër, zoti Jeremiq ka thënë se Kosova e ka një gjendje pezull sot dhe se e vetmja alternativë për të dalë nga kjo gjendje është nëpërmjet negociatave me Serbinë?

Skënder Hyseni: Ne jemi të vetëdijshëm se Serbia synon dhe punon vazhdimisht që ta mbajë Kosovën në gjendje pezull. Por Kosova nuk është në gjendje pezull, ajo është një shtet që po konsolidohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Kosova është një shtet që po zë vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare, shumë shpejt dhe sigurt. Kosova është një shtet që po ndërton marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike dhe po hyn në marrëdhënie të qëndrueshme kontraktuale me botën, qoftë në rrafshin bilateral, qoftë në rrafshin multilateral dhe me të gjitha përpjekjet dhe shantazhet që këtij procesi të konsolidimit të shtetit të Kosovës i bën Republika e Serbisë, me ndonjë aleat aty-këtu, Kosova nuk është në gjendje pezull dhe asnjëherë ajo nuk do të pranojë që të negociohet për sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Sa më parë që kjo të kuptohet në Beograd ju siguroj që është më mirë për marrëdhëniet mes dy shteteve tona, ju siguroj se është më mirë për raportet e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe është më mirë edhe për popujt e vendeve tona.

Kosova, edhe një herë po e them, asnjëherë nuk e ka refuzuar, por përkundrazi, fton për dialog ndërfqinjësor, për dialog për të gjitha çështjet që të dyja vendet mund të identifikojnë si çështje të interesit. Për këtë në Kosovë, nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë asnjë dilemë. Beogradi mund të gjejë bashkëbisedues në Kosovë për çështjet e interesit të përbashkët gjithnjë, ndërkaq asnjëherë nuk do të gjejë bashkëbisedues në Kosovë për statusin e saj.

 

BBC: Por fqinjësia e mirë është një prej standardeve për integrime evropiane. Sipas Beogradit zyrtar, kësaj radhe përmes një interviste të ministrit Jeremiç për BBC-në, në bisedimet e reja për statusin ai nuk do të përjashtonte asnjë lloj alternative, përfshirë edhe pavarësinë e saj?

Skënder Hyseni: Gjëja më e mirë do të ishte që Beogradi ta njihte pavarësinë e Kosovës. Por kjo është çështje që mbetet në diskrecion të thellë dhe të plotë të qeverisë serbe të vendosë. Ne natyrisht do të mirëpritnim njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Por të pretendosh se do të organizohet, do të sajohet një proces i ri negociator kjo është e pamundshme.

Kosova asnjëherë nuk do të pranonte të futej në asnjë proces negociator për statusin e saj. Nuk mund të negocioni, të rinegocioni diçka që ka marrë votën popullore, pavarësia e Kosovës ka marrë votë popullore, është votuar në Parlament nga përfaqësuesit e popullit të Kosovës. Dhe kjo pavarësi asnjëherë nuk mund të rinegociohet ose të vihet në pikëpyetje.

Nuk do të komentoja më shumë rreth kësaj, përpos që do të ritheksoja se do të ishte shumë e mirëseardhur nëse Serbia do ta njihte Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, sepse kjo do të ndihmonte shumë dy vendet tona, do të ndihmonte shumë dhe do të thosha do të ishte në interes të fortë dhe të thellë edhe të vetë Serbisë.

Do të ishte vetë Serbia ajo që do të përfitonte, do të thosha unë, më shumë se edhe vetë Kosova nga një njohje e tillë. Por asesi përmes një procesi të ri negociator, asnjëherë. Më nuk ka procese negociatore për diçka që tashmë është akt i mbyllur. Pavarësia e Kosovës është një akt i mbyllur, është një proces që nuk mund të rikthehet ose ribëhet.

 

BBC: Por zoti Jeremiq ka thënë se me Prishtinën do të mund të negocionte edhe çështjen e ndarjes së Kosovës, si një alternativë?

Skënder Hyseni: Ka paralajmërime dhe fjalë se në Beograd do të mund të parapëlqehet si mundësi, sipas tyre, e zgjidhjes së këtij problemi. Mirëpo ne duam të tërheqim vërejtjen edhe njëherë se ndryshimi i kufjve të ish-njësive federale jugosllave bart me vete rreziqe të paparashikueshme. Dhe nuk mund të ribësh kufijtë e vetëm njërës njësi e ish-Federatës jugosllave pa prekur kufijtë e gati pothuaj të gjitha njësive të ish-Federatës jugosllave. Prandaj ne këtë ide e quajmë të rrezikshme dhe totalisht të papranueshme.

Duhet thënë, poashtu, se po ndryshuan kufijtë e cilësdo njësi kjo do të shkaktonte “domino efekt” në pothuaj në të gjitha vendet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, por druaj që një proces i tillë do të përfshinte edhe vendet e tjera të rajonit. Natyrisht unë nuk e besoj se ka një gatishmëri për një gjë të tillë në rajon dhe politika e Kosovës, duke qenë politikë e përgjegjshme dhe e cila i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm stabilitetit të brendshëm të Kosovës por edhe stabilitetit të rajonit, natyriosht në Prishtinë kjo ide konsiderohet si shumë e dëmshme dhe madje shumë e rrezikshme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hillari Klinton përpiqet të sqarojë komentet e nënpresidentit Bajden (07.28.2009)
Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë raportojnë në Kongres (07.26.2009)
100 vjet nga fluturimi i parë ndërkombëtar (07.26.2009)
Forbes: Shqipëria ka ecur shumë përparaNga John ZOGBY (07.20.2009)
Trashegimia kulturohistorike paruria me e vyer e Republikes te KosovesNga Jaho Brahaj (07.10.2009)
Shkrirja e metodave të Luftës së Ftohtë (07.05.2009)
Krerët e Kosovës e cilësojnë destruktiv qëndrimin e Tadiçit (07.02.2009)
Nënshkruhet marrëveshja me OPIC për investimet amerikane në Kosovë (06.30.2009)
International Herald Tribune: Shpresat evropiane të Shqipërisë (06.30.2009)
BARDHYL AJETI NË MEMORIALIN E GAZETARËVE NË ARLINGTON NDËRSA NË KOSOVË MBULOHET ME HESHTJE  Nga Elida BUÇPAPAJ (06.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]