VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRINCI LEKA MBËRRITI PËR VIZITË ZYRTARE NË SHBA

Pritje madhështore në New York, për Princin Leka dhe zonjushen Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka

Nga BEQIR SINA, New York


E Martë, 04.24.2012, 06:08pm (GMT1)

 

JFK - New York City : Në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 100 vjetorin e krjimit të Shoqatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, shoqëruar nga zoti Sulejman Gjana, nën kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, kan mbrritur, sot mbasdite në orën 15:30 me orën lokale, në aeroportin ndërkombëtar të New Yorkut "JFK" - John F. Kennedy International Airport".

L.T.M. Princi Leka mbrriti në SHBA, i ftuar nga shoqata Vatra, dhe ai do të jete pjesë e veprimtarive, që do të organizohen në New York nga data 28 dhe 29 prill 2012. Në sallën e pritjes së mysafirve, të aeroportit ndërkombëtar të New Yorkut, kishin dalë me dhjetra bashkëatdhetar, mbetëror dhe legalistë. Dy vajza të reja veshur me kostumet popullore të Kosovës, i dhuruan çiftit mbretërorë shqiptarë, buqeta me lule të freskta, të shoqëruara nga dy djem të rinjë, që mbanin flamurin kuq e zi dhe flamurin e amerikan.

Mirëseardhjen Princit Leka, dhe zonjushes Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, ia uruan Kryetari i Federatës Pan-shqiptare e Amerikës "VATRA, dr Gjon Buçaj, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z Hakik Mena, nën kryetari Ahmet Hoti, nën sekretari kësaj partie, zoti Tomorr Selamni dhe anetarët e tjerë veteranë zoti Musli Mulosmani, Sami Mulosmani, Guri Durollari, Xhaferr Elezi, Gjergj Ndreca, Rexhep Ymeri dhe Men Mena.

Me të mbritur në aeroportin e New Yorkut, L.T.M. Princi Leka, i tha gazetës kombëtare Bota Sot: "Nëpërmjet punës së Vatrës, dhe aktiviteteve të gjithë diasporës shqiptare në Amerikë, ne do të kemi sa më shumë të mira për kombin tonë, si dhe sa më shumë angazhime në shoqërinë Amerikane. Që të jemi sa më shumë afër me SHBA, duke e falënderuar këtë vend si mikun tonë të madh dhe i shprehur këtij vendi edhe mirënjohjen tonë, nëpërmjet këtij komuniteti kaq të madh dhe kaq të vyer shqiptarësh në Amerikë ,mbasi kontributi i shqiptarëve të Amerikës, është i paçmuar në dobi të çështjes kombëtare." tha ai.

Princi Leka, theksoi se me viztitën në SHBA, shpreh edhe një faleminderim të veçantë për mbretërorët dhe legalistët e këtij komuniteti, që i qëndruan besnik principeve mbretërore, për rolin dhe kontributin e tyre, përulem me respekt të madh, th ai për atë mbështetjen e tyre të vazhdueshme, pa marrë parsysh kohën e mirë, apo të vështirë që kaluan, për fatet e kombit tonë".

Princi Leka në kuadrin e kësaj vizite do të ndjekë edhe Konferencën shkencore që do të zhvillohet të shtunën me 28 prill. Princi Leka do të përshëndesë veprimtarinë shkencore të Vatrës: "Konferenca Shkencore me temë "Federata Pan-shqiptare e Amerikës "VATRA, 100 Vjet në shërbim të Kombit", që do të ndiqet nga media dhe opinion shkencor për të cilën deri tani është treguar interes i jashtzakonshëm.

Aty do të referojnë figura të njohura të botës akademike shqiptare, dhe janë të ftuar të marrin pjesë në darkën e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, figurat me eminente të botës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Diaspora.

Princi Leka dhe delegacioni që e shoqëronë atë vjen në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, për një vizite zyrtare. Ai pritet te zhvilloje takime me personalitete të larta të komunitetit, dhe zyrtarë te rëndësishëm te administratës si dhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit amerikan në Washington. L.T.M. Princi Leka, pritet te zhvilloje takime edhe me komunitetin shqiptar që jeton e punon këtu në SHBA.

Princi Leka vjen në Shtetet e Bashkuara mbas 45 vjet kur babai i Tij Mbreti Leka në vitin 1967, gjatë një veprimtarie politike në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti Leka i Parë kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e atij viti.

Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe të madhin Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve.

Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare "VATRA", si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA përsëri në disa vizita të tjera.

 

BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.