VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sarkozi gjysh në fund të vitit
E Premte, 07.31.2009, 09:02am (GMT1)

 

Voal-online –Kryevit prej gjyshi për Nicolas Sarkozy. Presidenti francez do të ketë një nip në fund të vitit, maksimumi në fillim të vitit 2010, nga i biri Jean dhe nga reja Jessica Sebaoun, trashëgimtare e kolosit komercial “Darty”. Sipas botimit on-line të revistës “Pure-People”, brenda 48 orësh do të shpallet zyrtarisht ky lajm nga çifti, që gjendet me pushime në Shën Tropè (Saint  Tropez), në shtëpinë e nënës Jessica. Në moshën 22 vjeçare, Jean Sarkozy, fëmija i dytë i presidentit me Marie-Dominique Culioli, është një talent premtues në UMP, partinë konservatore drejtuar nga babai. Ai është kryetar grupi në këshillin rajonal në Haute-de-Seine.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.