E Mërkurë, 10.16.2019, 05:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë
E Djelë, 08.02.2009, 08:06am (GMT+1)

 

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të Presidentit Ronald Regan, kohët e fundit foli me Zërin e Amerikës mbi gjendjen në Ballkan. Kongresmeni iu referua veçanërisht rajonit të Preshevës, në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare, ku muajt e fundit ka patur tensione. Ai tha se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Rohrabaker bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi.



Dana Rohrabaker përfaqëson në Kongres njërën prej zonave më të bukura dhe më të pasura të këtij shteti perëndimor të Amerikës.

“Raketa Saturn 5 që çoi njeriun e parë në Hënë, është ndërtuar në distriktin tim. Jemi një distrikt që përfaqëson atë që është vetë thelbi i Amerikës: lirinë, gëzimin, teknologjinë, tregtinë, shpirtin e biznesit, respektin për njerëzit e tjerë. Shpresoj që edhe unë vetë të jem i tillë.” - thotë ai

Rohrabaker, njëri nga të paktët anëtarë të Kongresit amerikan që ushtron serfin, sportin e rrëshqitjes mbi dallgë, është po ashtu ndër të paktët sot në Kongres që interesohet për çështjet e Ballkanit. Ai mendon se plagët në atë pjesë të Europës nuk janë shëruar:

“Ne këtu në Amerikë që mbështetëm pavarësinë e Kosovës u përpoqëm shumë dhe unë jam krenar që isha pjesë e tyre. Por puna do të quhet e mbaruar vetëm kur në rajon të ketë normalitet, i cili ende nuk është arritur.”

Kongresmeni thotë se ka ende disa njerëz të cilët nuk kanë arritur në përfundimin që transformimi i ish Jugosllavisë ka marrë fund. Ai i referohet mes të tjerave edhe tensioneve që herë pas here acarohen në Luginën e Preshevës, një rajon në jug të Serbisë, i banuar kryesisht nga shqiptarët.

Zgjidhja, sipas kongresmentit Rohrabaker, do të ishte një shkëmbim i ndershëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë:

“Është e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë.”

Qeveria amerikane vazhdimisht i ka hedhur poshtë idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, duke thënë se kjo do të sillte një reaksion zinxhir.
Zoti Rohrabaker, i cili ka qenë ndër të parët që i kërkoi administratës të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk është dakord.

“Qeveria amerikane prej kohësh ka qenë kundër çdo ndyshimi në kufijtë e vendeve. Neve na u desh ta kapërcejmë këtë kur u bë mjaft e qartë se populli i Kosovës do të masakrohej nëse do të vazhdonim të mbanim një qendrim të tillë.” thotë z. Rohanbaker

Në zyrën e kongresmenit sot kanë ardhur edhe dy lobistë të organizatës Lidhja Civile Shqiptaro-Amerikane, ish anëtari i Kongresit Xho DioGuardi dhe ekspertja juridike Shërli Kllojs DioGuardi.
Zonja Shërli Kllojs thotë se sugjerimi i kongresmenit Rohrabaker është një ide e guximshme:

“Statuskuoja nuk funksionon. 10 vjet më parë, ishte kongresmeni Rohrabacher i cili qendronte në linjën e parë bashkë me të tjerë si kongresmenët Tom Lantosh, Ben Gilman dhe Henry Hyde, më pas edhe senatori Xho Bajden të cilët bënë thirrje për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar, madje edhe administratat amerikane ishin kundër. Sot ai është përsëri në linjën e parë. Nëqoftëse Beogradi do të insistojë për të marrë veriun e Kosovës atëhere edhe shqiptarët duhet të insistojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.”- thotë zonja DioGuardi

Kongresmeni Rohrabaker i referohet një dokumenti të rëndësishëm të historisë amerikane:

“Një territor në vetvete nuk ka të drejta. Asnjë vend nuk ka të drejta mbi tokën. Janë vetëm njerëzit ata që kanë të drejta. Dhe nëse shumica e një populli në një terrritor të caktuar nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie tjetër ata kanë të drejtën që u jep qenia shumicë për të marrë vendim dhe për t'u bërë të lirë e të pavarur. Mos po citoj këtu Deklaratën amerikane të Pavarësisë apo jam duke shpjeguar një parim të qeverisjes? Që të dyja. Mendoj se Amerika duhet t'i kthehet përsëri këtij parimi por ne druhemi shumë se mos bëhen ndryshime të cilat pastaj mund të dalin jashtë kontrollit.”

Intervista me kongresmenin ndërpritet nga tingulli i një zileje që i kujton atij se duhet të jetë në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve për të votuar. Republikani konservator është anëtar i disa komisioneve të Kongresit duke përfshirë atë të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Komisionin për Shkencën dhe Teknologjinë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore (08.01.2009)
Berisha: Do procedojmë me reforma të mëdha (07.31.2009)
Sarkozi gjysh në fund të vitit (07.31.2009)
Gjendet automjeti që i ishte vjedhur ministres gjermane (07.30.2009)
Kadir: 10 mijë vetë u zhdukën brenda një nate në rajonin ujgur (07.29.2009)
Haziri: Unifikimi na bën më konkurues (07.29.2009)
"Shqipëria më shumë se në proces transformimi është në proces themelimi" (07.29.2009)
Hyseni: Statusi - çështje e përfunduar (07.28.2009)
Hillari Klinton përpiqet të sqarojë komentet e nënpresidentit Bajden (07.28.2009)
Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë raportojnë në Kongres (07.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]