E Djelë, 10.20.2019, 07:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Rikthimi terrorist i ETA-s
E Hënë, 08.03.2009, 07:47am (GMT+1)

 

- Zoti Riecke, përse pikërisht ky sulm në Majorka?

Majorka është një ndër rajonet kryesore të udhëtimeve në Spanjë, Aeroporti i Majorkës është i treti për nga madhësia në vend. ETA tradicionalisht ka përzgjedhur sezonin e pikut të turizmit për të goditur me sulme terroriste qeverinë dhe politikën spanjolle. Turizmi është një faktor i rëndësishëm ekonomik dhe për këtë arsye edhe mjaft i ndjeshëm.

- Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për atentatin. Por të gjithë mendojnë se pas tij qëndron ETA. Përse pikërisht ETA?

Për këtë flet kryesisht fakti, që viktimat e sulmeve terroriste në Majorka dhe një ditë më parë në Burgos në Veri të Spanjës, janë policë si dhe të afërm e familjarë të policëve të Gardës Civile. ETA ndodhet aktualisht në një fazë që do të tërheqë vazhdimisht vëmendjen. Qysh prej dy muajsh në rajonin e baskëve ka një qeveri të re rajonale, e cila drejtohet nga një socialist dhe jo më nga një nacionalist. Vitin e kaluar u arrestuan shumë anëtarë drejtues të ETA-s. Si rrjedhojë mund të thuash se, ETA vërtetë është dobësuar, por njëkohësisht ajo do të sulmojë përsëri.

- Një gjysmë shekulli pas themelimit, sa mbështetje vazhdon të ketë ETA nga popullsia në rajonin e baskëve?

ETA është themeluar si një lëvizje rezistence kundër Frankos dhe për këtë jo vetëm në Spanjë, por edhe në botën e jashtme në fillim ajo gëzonte simpati. Por qëkurse Spanja është demokraci, shumica e spanjollëve nuk e kuptojnë më pse ETA përdor dhunë. Edhe në rajonin e baskëve ajo e ka humbur mbështetjen për luftën e armatosur. Po ashtu edhe në radhët e ETA-s ka shumë, që kërkojnë bisedime dhe afrimin me qeverinë. Ndaj në këtë moment ekziston kjo situatë dobësie. Vitin e kaluar u arrestuan pesë udhëheqës të ETA-s. Në aspektin politik, ETA nuk është më e fortë. Por që ajo është e dobët nuk do të thotë, se ajo është e parrezikshme, sepse luftrat që zhvillohen brenda ETA-s mund të nxisin sërish frymën për të tërhequr vëmendjen përmes atentateve.

Personalitete të shumta në funeralin e viktimave

Personalitete të shumta, ndër ta edhe princi Filip, dhe shefi i qeverisë spanjolle, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, u bënë homazhet e fundit trupave të Rojës Civile, që humbën jetën dje gjatë atentateve të ETA-s në ishullin e Majorkës.

I rrethuar nga forca të shumta sigurie, princi i Asturias, Filip, dhe bashkëshortja e tij, Letizia, të shoqëruar nga pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, hynë rreth orës 11:00 GMT në Katedralen De Palma, ndërkohë që para saj ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish.

Kryeministri Hoze Luis Rodriguez Zapatero dhe ministri i Brendshëm, Alfredo Perez Rubalkaba, si dhe shefi i opozitës së djathtë, Mariano Rahoi, ishin të pranishëm në ceremoninë fetare.

Filipi dhe bashkëshortja e tij përqafuan fëmijët e viktimave. Përgjatë ceremonisë, arqipeshk Huan del Rio Martin u bëri homazhe trupave të Rojes Civile të vrarë gjatë një sulmi të kryer nga "strategjia e egër e terroristëve të ETA-s".

Dy arkivolet e mbuluar nga dy flamuj kombëtarë u nxorrën nga Katedralja të transportuar nga trupat e forcave të rendit, ndërkohë që turma e njerëzve që ishte jashtë Katedrales duartrokiste gjatë daljes së tyre.

Më vonë, Hoze Luis Rodriguez Zapatero dhe Mariano Rahoi, zhvilluan një vizitë në varrezën pranë pallatit Almudaina përballë Katedrales.

Në prani të të afërmve dhe miqve të viktimave, shefi i qeverisë spanjolle i dekoroi dy të vrarët me titull nderi pas vdekjes.

Trupat e Rojës Civile, Karlos Saenz de Tehada Garcia, 28 vjeç dhe Diego Salva Lezaun, 27 vjeç, humbën jetën nga shpërthimi i një atutobombe të vendosur përpara kazermës së tyre në Palmanova, në ishullin turistik të Majorkës. Dy të vdekurit e çojnë në 828 numrin e të vrarëve nga atentatet e ETA-s gjatë 41 viteve luftë të armatosur për pavarësinë e rajoneve Baske.

Ky atentat përkon me 50-vjetorin e formimit të grupit të armatosur të ETA-s, e themeluar më 31 korrik të vitit 1959 nga një grup studentësh nacionalistë me prirje marksiste-leniniste.DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëdhënësja përgënjeshtron lajmet për divorcin e Sarah Palin (08.02.2009)
Sarah Palin divorcohet dhe zhvendoset në Montana (08.02.2009)
Rorabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë (08.02.2009)
Një gotë birrë e ftohtë për të shuar mërinë racore (08.01.2009)
Berisha: Do procedojmë me reforma të mëdha (07.31.2009)
Sarkozi gjysh në fund të vitit (07.31.2009)
Gjendet automjeti që i ishte vjedhur ministres gjermane (07.30.2009)
Kadir: 10 mijë vetë u zhdukën brenda një nate në rajonin ujgur (07.29.2009)
Haziri: Unifikimi na bën më konkurues (07.29.2009)
"Shqipëria më shumë se në proces transformimi është në proces themelimi" (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]