E Mërkurë, 08.05.2020, 11:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Vetëvendosje kundër bisedimeve Kosovë – Serbi

PROTESTUES TË LËVIZJES VETËVENDOSJE QËLLUAN ME DOMATE NDËRTESËN E QEVERISË SË KOSOVËS GJATË VIZITËS SË ROBERT COOPER


E Enjte, 06.21.2012, 01:40pm (GMT+1)

21.06.2012

Veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, hodhën domate mbi ndërtesën e qeverisë së Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Protestues të kësaj lëvizjeje, u mblodhën sot në oborrin e qeverisë së Kosovës në kohën kur atje po qëndronte ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Cooper.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi veprimet e sotme të lëvizjes Vetëvendosje "veprime të ulta që dëmtojnë imazhin evropian të Kosovës. Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Këto veprime janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme nga Qeveria e Kosovës", thuhet në një deklaratë të për opinion të kryeministrit Thaçi.

Zoti Cooper arriti në Prishtinë nga Beogradi, ku një ditë më parë kishte biseduar me autoritetet e atjeshme për rifillimin e bisedimeve të ndërprera në mars të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve në Serbi.

Zyrtarët serbë thanë se bisedimet teknike me Prishtinën kanë dhënë rezultate konkrete, por "tash në radhë janë çështjet politike, si veriu i Kosovës, mbrojtja e serbëve në jug të Lumit Ibër, statusi i manastireve dhe kishave serbe dhe pronat", prandaj, siç thuhet,"bisedimet do të udhëhiqen nga një nivel më i lartë shtetëror".

Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës, thuhet se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha gjatë takimit me zotin Cooper se "marrëveshjet duhet të zbatohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal".

Komunikata citon edhe zotin Cooper të ketë thënë se zbatimi i marrëveshjeve do të mundësojë çuarjen përpara të procesit.

Të filluara në mars të vitit 2001, bisedimet çuan në shtatë marrëveshje të ndryshme, përfshirë atë për lëvizjen e lirë, menaxhimin e përbashkët të kufirit dhe për përfaqësimin rajonal të Kosovës, po, zbatimi i tyre është ende i pjesshëm.

Prishtina është shprehur e gatshme të vazhdojë bisedimet, por vetëm pasi të jenë zbatuar marrëveshjet e deritashme.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se është e domosdoshme që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash. Ajo i ka bërë këto komente duke shprehur gatishmërinë e saj që siç thuhet, "të takohet me këdo, kurdo dhe kudo kur kjo është në interes të popullit dhe të shtetit të Kosovës".

Ky qëndrim pasoi deklaratat e presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç, i cili thuhet se autoriteteve të Bashkimit Evropian, u ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Bisedimet Kosovë – Serbi, nuk janë parë me sy të mirë nga opozita në Kosovë, ndërsa lëvizja Vetëvendosje edhe sot përsëriti kundërshtimin e saj ndaj çfarëdo negociatash me Serbinë, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZUAR DITËLINDJEN, PRINCI UILLIAM! HAPPY BIRTHDAY, PRINCE WILLIAM!NË 30 VJETORIN E LINDJES PRINCI TRASHËGON MILIONAT NGA E ËMA DAIANA (06.21.2012)
VEPRA "MEDLINE OLLBRAJT – MISIONARJA E KOSOVËS" E STUDIUESES FATBARDHA LAUKA PËRBËN NJË NDER KOMBËTARNga RAMIZ LUSHAJ (06.21.2012)
NË TAKIMIN ME TOPIN KISINGER SHPREHU VLERËSIM TË MADH PËR ROLIN VENDIMTAR TË SHQIPËRISË NË RAJONIN E BALLKANIT (06.20.2012)
JOHNNY DEPP DHE VANESA PARADIS U NDANË PAS 14 VJETËSH BASHKËJETESE (06.20.2012)
IKJA E KOLONELITNga ZEQIR LUSHAJ (06.20.2012)
U PËRKUJTUA NË PËRVJETORIN E PARË TË VDEKJES NEKIBE KELMENDI (06.19.2012)
45 VITET E NIKOLË KIDMAN DIVËS MË DIVË TË HOLLIVUDIT(Ilustruar me foto të Nikolë Kidman në Kosovë më 2006) (06.19.2012)
TONY BLAIR SIMBOL I BESIMIT, OPTIMIZMIT DHE SHPRESËS PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS (06.18.2012)
GREQIA SHPËTON SIPAS NOBELISTIT PAUL KRUGMAN TEK NYT:VETËM EURO MUND TA SHPËTOJË GREQINË - Gjermanët dhe Banka Qendrore duhet të ndryshojnë sjelljen! (06.18.2012)
FRANCË: TRIUMFON E MAJTA, SEGOLENE ROYAL, ISH GRUAJA E HOLLANDE HUMB - E TRADHTUAR NGA BASHKËSHORTJA AKTUALE E PRESIDENTIT TË FRANCËS (06.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]