E Mërkurë, 08.05.2020, 10:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Guardian": ELITA SERBE I KA NDIHMUAR TË DYSHUARIT PËR KRIME LUFTE
E Premte, 06.22.2012, 12:39pm (GMT+1)

Prokurorët e krimeve të luftës në Beograd do të vënë në dukje rolin e elitës serbe në strehimin e kriminelëve të luftës, si: Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, por përpjekjet e tyre për të ngritur padi ka të ngjarë të hasin në rezistencë.

Deklaratat e prokurorëve pasojnë hetime të gjera në ushtrinë serbe, policinë, shërbimet sekrete dhe Kishën Ortodokse.

Por, në një vend, i cili lëkundet në mes të ndjenjës së fajit dhe viktimizimit, edhe 13 vjet pas fundit të luftërave në Ballkan, skeptikët dyshojnë se ata do të ndjekin nivelet e larta të institucioneve.

Dyshimet janë shumëfishuar pas zgjedhjes së Tomisllav Nikolliqit në postin e presidentit, i cili dikur ishte zyrtar i lartë në Partinë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit. Ky i fundit aktualisht gjykohet për krime nga Tribunali i Hagës. Prokurorët pranojnë se nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i valës politike do të ndikojë punën e tyre.

"Ne tashmë kemi identifikuar dhe rikonstruktuar mjetet, me të cilat kanë mbështetur të arratisurit. Kemi gjurmuar lëvizjet e tyre. Kemi identifikuar 11 apartamente në Beograd, ku janë fshehur të arratisurit dhe së shpejti do të dalim me detaje për operimin e rrjetit".

"Shumë shpejt, ne do të ndjekim penalisht të gjithë ata që i kanë strehuar. Kjo do të ndodhë shpejt sepse i kemi të gjitha informatat e nevojshme", thotë kryeprokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq.

Karaxhiqi, lider i serbëve të Bosnjës në kohën e luftës, tani në gjykim për gjenocid para Tribunalit të Hagës, i është shmangur kapjes deri në vitin 2008. Ai besohet të jetë ndihmuar nga zyrtarë të inteligjencës serbe.

Mlladiqi, lider i ushtrisë serbe të Bosnjës, gjykimi i të cilit ka nisur muajin e kaluar në Hagë, ka jetuar hapur në kazermat e ushtrisë serbe deri më 2011.

I arratisuri i fundit që është kapur vitin e kaluar, është Goran Haxhiq. Ai thuhet të jetë ndihmuar nga Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa ka kaluar disa kohë edhe në Rusi.

Ka disa prova se edhe Karaxhiqi është fshehur për ca kohë në një manastir ortodoks dhe hetuesit e krimeve të luftës konsiderojnë shfrytëzimet e mundshme të financave të kishës për fshehjen e të arratisurve.

Vukçeviq nuk ka dashur të komentojë nëse kisha do të shfaqet në raportin e tij të ardhshëm, ose nëse priftërinjtë do ta gjejnë veten në gjykatë.

Rrjetet mbështetëse janë futur aq thellë në institucionet më të fuqishme të Serbisë, saqë disa dyshojnë se Vukçeviqi do të ndjekë penalisht udhëheqësit e këtyre rrjeteve.

"Ai nuk mund ta bëjë këtë. Ai nuk do që ta bëjë këtë. Çështja e krimeve të luftës përfshin gjithë shoqërinë. Secili, thellë në veten e tij, ndjehet fajtor", thotë Sërgja Popoviq, avokat i të drejtave të njeriut në Beograd.

Paraardhësi i Nikolliqit në presidencë, Boris Tadiq, ka mbikëqyrur arrestimin e të gjithë serbëve të dyshuar për krime lufte dhe në këmbim ka fituar statusin e kandidatit të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, shpërblimi nuk ishte i mjaftueshëm për ta mbajtur atë në zyrë.

Nikolliqi ka shkuar më larg, duke mohuar krimin serb. Pavarësisht këshillave nga konsulentë perëndimorë, përfshirë ish-diplomatë amerikanë dhe francezë, retorika e tij ka zemëruar Brukselin dhe fqinjët.

Në ditët e para të presidencës, ai ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë.

"Është një thënie në gjuhën tonë, që thotë: "ujku mund të ndërrojë qimen, por jo edhe zakonin" – kjo mund të aplikohet te presidenti i ri. Ai thotë se ka ndryshuar qëndrimet dhe politikën. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse ka ndryshuar vërtet qëndrimet ose jo", thotë Vukçeviq.

I pyetur nëse rritja e Nikolliqit në pozitë do të ndikojë punën e Zyrës së Prokurorit për Krime Lufte, Vukçeviq deklaron se "është herët të thuhet", duke vënë në dukje se liderët e mëhershëm nacionalistë kanë bërë përpjekje të mbyllin zyrën e tij.

Prokurorët, megjithatë, këmbëngulin se raporti i tyre për rrjetet mbështetëse të krimeve të luftës nuk do të ketë asnjë vrimë, pavarësisht peizazheve të ndryshuara politike.

"Do të hapim rastet ndaj të gjithë atyre që kemi prova kundër. Këto përfshijnë edhe personalitete të njohura", thotë zëvendësprokurori Bruno Vekariq.

Prokuroret kanë përfshirë edhe 30 gazetarë në një hetim, duke testuar kësisoj se deri në çfarë mase mund të rrezikojë të drejtën e jetës liria e të shprehurit.

Ky rast pritet të nisë gjatë këtij viti, por e pashmangshme është ndjekja penale e rrjeteve që kanë ndihmuar Karaxhiqin, Mlladiqin dhe të arratisurit e tjerë për më shumë se një dekadë, thotë Vukçeviq.

Hetimi i rolit të mediave serbe në nxitjen e spastrimit etnik në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë nuk pritet të çojë në ndjekje penale për disa muaj, por një raport paraprak ka gjetur se disa raportime gjatë luftës "kanë bërë inkurajim dhe nxitje të tërthortë të krimeve të luftës".

"Propaganda e mediave në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë ka qenë ndërhyrje në luftën e përgjakshme në Ballkan", thuhet në raport.(rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"VDEKJE PËR SHQIPTARËT", GRAFITET ANTISHQIPTARE RIKTHEHEN NË MAQEDONI (06.22.2012)
AMBASADA E SHBA E SHPALLI NISMËN "ACT NOW" PËR SHOQËRINË CIVILE (06.22.2012)
SHQIPTARËT NË BORÅS, SUEDIBORÅS DHE HISTIORIA E LINDJES SE TIJ SI QYTETNga SOKOL DEMAKU, BAHTIR LATIFI dhe HAKIF JASHARI (06.21.2012)
Vetëvendosje kundër bisedimeve Kosovë – SerbiPROTESTUES TË LËVIZJES VETËVENDOSJE QËLLUAN ME DOMATE NDËRTESËN E QEVERISË SË KOSOVËS GJATË VIZITËS SË ROBERT COOPER (06.21.2012)
GËZUAR DITËLINDJEN, PRINCI UILLIAM! HAPPY BIRTHDAY, PRINCE WILLIAM!NË 30 VJETORIN E LINDJES PRINCI TRASHËGON MILIONAT NGA E ËMA DAIANA (06.21.2012)
VEPRA "MEDLINE OLLBRAJT – MISIONARJA E KOSOVËS" E STUDIUESES FATBARDHA LAUKA PËRBËN NJË NDER KOMBËTARNga RAMIZ LUSHAJ (06.21.2012)
NË TAKIMIN ME TOPIN KISINGER SHPREHU VLERËSIM TË MADH PËR ROLIN VENDIMTAR TË SHQIPËRISË NË RAJONIN E BALLKANIT (06.20.2012)
JOHNNY DEPP DHE VANESA PARADIS U NDANË PAS 14 VJETËSH BASHKËJETESE (06.20.2012)
IKJA E KOLONELITNga ZEQIR LUSHAJ (06.20.2012)
U PËRKUJTUA NË PËRVJETORIN E PARË TË VDEKJES NEKIBE KELMENDI (06.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]