E Premte, 12.13.2019, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

GREQIA DHE LUFTA ME BANKIERËT NDËRKOMBËTARË

Nga ALFRED ÇAKO


E Hënë, 06.25.2012, 11:40am (GMT+1)

Greqia dhe lufta me bankierët ndërkombëtarëGreqia në datën 17 qershor pati një "Navarino" të dytë në kutitë e votimit. Herën e parë, në Navarino, nëpërmjet mbytjes së flotës turko-egjiptiane pa paralajmërim shpallje lufte prej Fuqive të Mëdha perandorake të krishtera si Britania, Franca dhe Rusia, me 1827 u detyrua Porta e Lartë ta lëshonte Greqinë Peleponeziane në favor të Perëndimit. Në ‘Navarinon’ e dytë, bankierët dhe shtetet e perëndimit e nënshtruan atë pjesë ‘osmane’ të popullit grek, e cila kërkonte të çlirohej nga praktika e bankingut kapitalist dhe nga kthetrat e huasë së BQE-së nëpërmjet rikthimit te dhrahmia, ish monedha kombëtare, e cila hidhej në treg nga shteti pa interes mbi veten e vet (ashtu si leku ynë sot...).

Ky është edhe thelbi i konfliktit dhe krizës së fundit midis asaj pjese të popullatës inteligjente greke, e cila e beson ekzistencën e konspiracionit të sistemit privat bankar ndërkombëtar edhe mbi Greqinë dhe popullin e saj. Kjo popullatë votonte kreshendo në dy raundet e para për ‘Agimin e Artë’ (së fundmi 6,9%) dhe për SYRIZA-n (26,9%), ekstreme të të dy krahëve të djathtë e të majtë, të cilat i bashkonte flakja e planit të ‘bail out’ të ofruar prej Merkelit (nënkupto bankierëve) dhe të mbrojtur nga dy partitë e mëdha tradicionale greke ND dhe PASOK që e kanë qeverisur Greqinë qysh pas Juntës më 1974. Natyrisht që në këtë qëndrim kryeneç ndaj Merkelit ndikon apoteoza greke e fitimtarit në dy luftërat botërore kundër lokomotivës së BE, Gjermanisë si dhe origjina dhe psikosinteza e lidhur gabimisht me origjinën e lashtësisë. Gabimi i grekëve kur i hakërrohen Merkelit është se këta i quajnë naziste qëndrimet e saj, duke mos e kuptuar se ajo mbron interesat e të njëjtëve bankierë që mundën nazizmin. Në një farë mënyre, ndërsa zhytja në borxhe e Greqisë te bankierët është pasoja e një politike të gabuar ekonomike të qeverive të saj, rrënjët sociokulturore mund të quhen shkaku i krizës së sotme me perëndimin. Por ata që japin borxhe, dinë edhe ti marrin me forcë. Ndoshta janë të pakët ata që e dinë se Turqia kishte përqendruar kërcënueshëm ushtrinë e saj në kufi me Greqinë. Nëse grekët do t’i riktheheshin dhrahmisë, duke dhënë te anëtarët e tjerë të BE një shembull të mosbindjes dhe daljes nga projekti i BE, ata do të bëheshin një shembull i ndëshkuar i djalit plangprishës brenda familjes.

Ata do të detyroheshin ti pranonin skemat e bankierëve ndërkombëtarë mbi projektin BE nëpërmjet kalimit në kalvare të tjera vuajtjesh e torturash, pasi Greqia me qytetet e saj të kthehej ndoshta në gërmadhë nga ushtritë turke. Dikujt mund ti duket i pamundur ky skenar NATO & Turqi, pikërisht me Greqinë, ‘gruan e lindjes dhe dashnoren e perëndimit’, me këtë territor të një shteti që lidh tre kontinente dhe që ka një pozicion të lakmuar tokësor e detar. Grekët që hynë në një lojë të vështirë duke lejuar që borxhi i tyre i jashtëm publik të kalonte brenda 10 vjetëve të fundit nga 108% në 147,8%, në raundin e tretë e kuptuan se loja për të mbështetur forcat e reja ekstreme dhe kërcënimi me kalimin në dhrahmi do të dilte me kosto më të rëndë për ta, ndaj ata në dt.17 qershor votuan duke pranuar më mirë "të theren në thertoren e bankierëve se sa të thereshin nga ushtritë revanshiste turke, bullgare dhe maqedonase", të ndihmuara nga NATO, hapur ose fshehurazi. Aq më tepër që Greqia e ndodhur sot në një pozicion gjeostrategjik të brishtë rajonal, me një Serbi aleate të tkurrur, të rrethuar veç Turqisë edhe nga një Bullgari, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri jo miqësore në veri, me një Rumani të futur brenda axhendave perëndimore dhe me një Rusi pa axhendë shpëtimi ndaj Greqisë, ajo e kishte "thelë mbi bisht" përplasjen e egër me bankierët e mëdhenj ndërkombëtarë. Ose nëse nuk do të ndodhte ky skenar ekstrem ogurzi për Greqinë, ata e kuptonin se me ekonominë e tyre, më së paku do të eksperimentohej më zi se me ekonominë e Iranit plot naftë dhe gaz dhe Cipras i SYRIZA-s mund tu jetë dukur shumë grekëve si Ahmedinexhadi. Ti analizojmë pak (1) rrënjët socio-kulturore të krizës greke dhe (2) perceptimin konspirativ grek të borxhit të huaj publik dhe sekretet e parasë dhe emisionit të saj, pa pretenduar se ky trajtim mund të jetë shterues në një material kaq të shkurtër.

1)Rrënjët social-kulturore të krizës greke. E dini se kush është paradoksi më i madh i fanatikëve helenë ortodoksë? Është pikërisht bashkimi i këtyre dy fjalëve: helen, që do të thotë grek i lashtë = pagan dhe nga ana tjetër fjala i krishterë ortodoks. Dmth të pajtosh Fanarin, qendrën e ortodoksizmit botëror me Spartën, Mikenën dhe Athinën e Perikliut, të Sokratit e Platonit, apo me idetë shpirtërore të ‘paraardhësit’ të tyre të madh, Aleksandrit; ose të bashkosh të zezën me të bardhën, natën me ditën, zjarrin me ujin, Kiçon me Perikliun, Miçon me Aristidhin, Llaqin me Herakliun. Ndërsa fjala helen do të thotë grek i lashtë, ortodoks grek do të thotë një racë e përzierë midis shqiptarëve, arvanitëve, vllehve, turqve aziatikë, arabëve, francezëve dhe venecianëve. Perandoria ortodokse e bizantit dhe pirateria e zhduku helenizmin e vërtetë tradicional homerian dhe e ktheu Spartën me 400 mijë banorë në gërmadhë; e ktheu Athinën në një kullotë të ‘shkëlqyer’ rreth e rrotull Akropolit. Ai helen pagan që nuk konvertohej në kristianizmin që impononte ‘Roma’ e dytë, Kostandinopoja, ose arratisej ose asgjësohej. Pikërisht, betimi i djeshëm i Kryeministrit të ri ‘helen’ A.Samaras para Kryepeshkopit grek dhe hierarkëve të tjerë të Kishës greke tregojnë vazhdimin e këtij antagonizmi midis paganizmit helen dhe shtetit më teokratik të Ballkanit. Dihet se dy partitë tradicionale më të mëdha - të tkurrura nga fajet e tyre të rënda ose harmonizimi si shërbëtorë me axhendën e bankierëve huadhënës - bëri që ato të mos kalonin dot gjysmën e 150 vendeve pa ndihmën e Partisë së Majtë Demokratike të F.Kouvelis, duke krijuar një miksturë krahësh dhe programesh më të çuditshme se mikstura PD+LSI këtu te ne. Gjithashtu, ‘kambana’ e Greqisë duket se mund të ketë efekt vitin tjetër edhe në Shqipëri ku ka gjasa që dy partitë tradicionale të ndëshkohen edhe për borxhin e madh publik dhe qeverisjen e tyre të keqe, të korruptuar dhe inkompetente nëpërmjet votimit të disa partive të reja, të cilat duan të ndërpresin tranzicionin e gjatë psikologjik, kulturor dhe ekonomik të Shqipërisë dhe rrëshqitjen e saj në një skenar të ngjashëm me skenarin grek.

Sot Greqia duket se do të bëjë çurbanizimin e bujshëm të mbipopullimit të qyteteve në vitet 1950-’60 dhe ti kthehet punimit të tokës në fshat, duke hequr dorë nga rehatia dembele e jetës në qytet. Ky shpopullim i fshatrave ishte përkrahur edhe nga Junta në vitet ’67-’70. Një paradoks tjetër i qeverive në Greqi ka qenë fakti se të dy partitë, si PASOK-u ashtu edhe Demokracia e Re (ND), mbështesnin një administratë të fryrë qendrore e lokale, me rroga ta larta të imputuara me borxh kombëtar publik. Lufta dhe mita e paguar për të zënë një vend të mirë në këtë administratë, krijuan zinxhirin e korrupsionit dhe ryshfetit dhe e sëmurën karakterin ‘baritor helen’ aq shumë të admiruar nga Ludoviku i Bavarisë, Bajroni dhe Seferisi, duke e gangrenizuar çdo ditë e më shumë perspektivën e jetës së grekëve të thjeshtë. Është kontradiktor qëndrimi stalinist ndaj një administrate të fryrë, apo edhe fryma etatiste e demonstruar ndër vite nga ana e ND, si parti e djathtë. Teoritë e daljes nga kriza të sjella për raste të tilla prej J.M.Keynes-it që ‘në fillim të stabilizohet gjendja dhe pastaj të bëhen reforma’ në Greqi duket e vështirë të aplikohen nga administrata e fryrë dhe e korruptuar. Evropianët ndoshta mendojnë për grekët se është e pamundur që pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe të dhenve, të cilët jetonin në majë të malit dhe nëpër shpella e që laheshin pak herë në vit, që gratë e veta të pagdhendura i merrnin duke i rrëmbyer dhe më pas e kalonin gjithë jetën duke grabitur, të kuptojnë se si funksionojnë vendet e zhvilluara, e aq më pak të ndjehen evropianë. Po aq e pamundur është që një vend, i cili nuk ka njohur as epokën e arsyes, as demokracinë, as Revolucionin Industrial, të jetë i aftë të përshtatet në ekonominë ndërkombëtare, e cila zhvillohet në mënyrë konstante.

2) Sekretet e borxhit dhe të emisionit të parasë nga bankat qendrore. Ata pak grekë që organizuan votimin për forcat e dhrahmisë e dinë se sekretet me të mëdha të fuqisë dhe pushtetit në këtë botë janë sekretet e makromonetarizmit dhe politikat e bankave qendrore. Këto hile i kuptojnë vetëm shumë pak politikanë dhe ekonomistë, madje edhe shumë pak punonjës të rëndomtë bankash apo profesorë, të cilët mbyten në detin e punëve studimore në mikroekonomi apo mikrofinancë. Këtë sekret të fuqisë së emisionit të parasë e kuptoi Hitleri, i cili e shpjegon me pak fjalë te libri i tij Mein Kampf, ndaj dhe kjo ishte një arsye që ai hyri në konflikt me bankierët privatë ndërkombëtarë jahudinj ashkenazë të Frankfurtit. Jo më kot, edhe njëri prej themeluesve më të mëdhenj të bankingut modern, Majer A.Rotshildi theksonte në shek.18 se: "Mua më lini paratë, të tjerat le t’i marrë kush të dojë". Ai e kuptonte që paraja është energji. Madje ajo sot me bankat qendrore private është një energji pa kosto. Në fillim ishte vetëm një energji e fituar nga përdorimi me interes prej të drejtës mbi depozitën e arit. Në atë kohë Rotshildi plak e kishte fjalën vetëm për fitimet nga paratë e depozitave të përdorura për hua nga bankat e nivelit të dytë, nisur nga fakti se jo të gjithë depozituesit i kërkonin në të njëjtën kohë paratë e tyre. Ndaj paniqet financiare që sjellin në të njëjtën kohë të gjithë klientët para sporteleve për të tërhequr paratë e tyre, sjellin shkatërrimin e këtyre bizneseve sunduese, duke u konsideruar kështu si thembra e Akilit të këtij biznesi. Rotshildi plak nuk e dinte ende përfitimin e madh nëse fitonte të drejtën mbi emisionin e një monedhe kombëtare letër.

Të prodhoje sa të doje energji pa kosto, me një rul letre!!! E kuptoni se çdo të thotë bankë qendrore private? Ai nuk e dinte se nëpërmjet qeverive, mund t’u vendoste indirekt edhe taksa të gjithë qytetarëve, me të cilat do të paguheshin nga buxheti pjesërisht investimet publike dhe pjesërisht interesat e borxhit publik të mara nga këto qeveri prej bankierëve për shkak se ato gjithmonë do të kishin nevojë urgjente për shpenzime me borxh. Sot, përfituesit e vetëm në kohë krize janë pikërisht bankierët dhe tregu i letrave me vlerë (agjentët e bursës) - ata të cilët janë në zemër të fitimit maksimal në të gjitha krizat ekonomike. Sot ekonomia nuk mund të tolerohet që të jetë edhe aq shumë një art, për shkak se tregu financiar është kthyer në një shkencë perfekte prej bankierëve. Që të shpëtojë nga shfarosja prej përplasjes permanente me tregjet financiare, ekonomia duhet të kthehet në një shkencë ekzakte. Po të shohësh me kujdes, çdo kompani biznesi jashtë shërbimeve financiare, sot është e ekspozuar ndaj risqeve të mëdha prej recesionit ekonomik. Bursat, të cilat janë dallgëpritëset e dyta të peshqve të shijshëm nga sipërmarrjet e mëdha e të suksesshme prej fushës së biznesit (të cilat rëndom lihen të majmen për mbi dhjetë vjet dhe pastaj gëlltiten), mezi presin t’i shtien ato në rrjetën e grupit të madh e të organizuar të bankierëve dhe bllofistëve të tyre.

Teoria e ciklit të biznesit për shkak të zëvendësimit të teknologjisë, e shpikur nga profesorët e shkollës së Mançesterit, e thelluar nga shkolla austriake dhe suedezi Uickell apo J.M.Keynes, duke qenë një ‘justifikim’ teorik mbi krizat permanente ekonomike, të cilat në fakt janë të shkaktuara prej ‘krizave’ financiare dhe deflacioni artificial, ose thënë ndryshe nga tërheqja e parasë së nevojshme fizike për të kryer numrin e nevojshëm të transaksioneve. Kjo sjell mungesë likuiditeti dhe trupi i ekonomisë kombëtare ngjan me një pacient pa "gjakun e mjaftueshëm të monedhës" dhe pacienti sëmuret pasi ka nevojë për "gjak" shtesë. Me këtë marifet grabiten kolateralet e huamarrësve individë apo subjekteve juridike dhe më pas kriza e likuiditetit kalon tek kompanitë e mëdha aksionere publike të kuotuara në bursa, të cilat ulin fitimet dhe rrjedhimisht aksionet e tyre bien në një kuotë të ulët, moment në të cilin hyjnë buzagaz peshkaqenët e bursës për ti blerë ose hyjnë si aksionere bankat që kreditojnë paaftësitë shlyerëse të furnitorëve të tyre duke marrë edhe drejtimin e tyre administrativ. Por çfarë është në përgjithësi borxhi nga Bankat Qendrore, të cilat pretendojnë se e japin atë vetëm nga depozitat e bankave të nivelit të dytë - pasi ato janë si banka të bankave - ose nga kapitali i tyre financiar? Mendoj se kreditimi i gjithë pasivit të bankave të nivelit të dytë (aseteve financiare të tyre) nuk sjell inflacion ose një rritje të sasisë së parasë mbi nevojat e ekonomisë. Matematikisht, sasia e nevojshme e parasë kombëtare në një ekonomi të mbyllur përcaktohet nga formula V*R = K*P e ekonomistit dhe matematicienit amerikan S.Newkomb. Kjo tregon se në një periudhë të caktuar, sasia e monedhës në qarkullim - R, e shumëzuar me shpejtësinë e qarkullimit (numri i rasteve që çdo dollar është përdorur mesatarisht në transaksione) - V, është e barabartë me shumën e transaksioneve të bizneseve - K, të shumëzuar me nivelin e çmimeve - P. Duket se rritja e ofertës së parasë R (e cila është ekskluzivitet vetëm i Bankave Qendrore që në vendet perëndimore janë private) rrit çmimet - P. Po të mendohet me kujdes kjo formulë dhe borxhi i dhënë nga bankat qendrore ndaj shteteve të ndryshme, në rastin tonë shtetit grek, kuptohet se me borxhin nga rritja e ofertës së parasë që ju jepet shteteve të ndryshme, Bankat Qendrore vjedhin dy herë ekonomitë: Së pari ato zhvatin nga ekonomia përkatëse dhe në rastin e dytë ato grabisin këtë masë të quajtur principal + interesin e ngarkuar mbi këtë principal të vjedhur më parë nga ekonomia ‘huadhënëse’.

Që ta themi pak më thjesht me një shembull. Nëse ekonominë e një vendi të përbërë nga mallrat e përgjithshme dhe shërbimet do ta simbolizonim me një ‘tenxhere me kos’ të krijuar nga tre burime: kapitali financiar (energjia), toka dhe puna e njerëzve, atëherë borxhi i bankës qendrore (BQ) duhet konsideruar si një vjedhje që i bëhet me një ‘filxhan kos’ kësaj ekonomie prej "guzhinierit’ (BQ), i cili ja jep këtë si farë një ekonomie tjetër, e cila e përdor bashkë me punën dhe tokën këtë "farë kosi" si energji që edhe ajo të ndërtojë me këtë një ‘tenxhere tjetër të vetën me kos’. Kjo vjedhje e ‘filxhanit’ kryhet duke rritur letrat e stampuara të quajtura në rastin tonë Euro. Nëse mallrat dhe shërbimet i vendosim në një pjatë të peshores, paratë duhet të ekuilibrojnë në anën tjetër. Pra, në rastin tonë, ekonomia e parë reagon për të ruajtur masën e vet nga i është shkëputur një "filxhan me kos", nëpërmjet rritjes së çmimeve, çka sjell inflacionin e pandërprerë. Pasi vidhet njëherë kjo ekonomi (ta quajmë gjermane), kërkohet nga ‘tenxherja’ tjetër (greke) përveç ‘filxhanit me farë kosi’ të huazuar pasi është vjedhur më parë, edhe gjysma e tenxheres për shkak të ngarkimit me interes. Dalja e shtetarëve të tillë si Merkel apo Sarkozy si përfaqësues të borxhit, vetëm sa përpiqet ti fshehë këto fakte nga të cilat popujt vuajnë kaq shumë për tu pasuruar vetëm një grusht bankierësh, të cilët i kanë nënshtruar dhe korruptuar shtetarët dhe sistemin.

Ne shqiptarët duhet të ruhemi nga këto kurthe dhe të mësojmë nga kriza e përgjithshme greke nga e cila duhet të nxjerrim mësime, pasi edhe ne kemi një borxh në kufij të rrezikshëm - rreth 7 bilion $ - dhe rrjedhimisht një kosto të lartë borxhi, gjë e cila do të na shtyjë vazhdimisht drejt rritjes progresive të taksave mbi sipërmarrjen private dhe uljes së shpenzimeve për paga në sektorin publik duke e bërë këtë pak atraktiv për profesionistët ‘know how’ të administratës, si dhe do të ulë nivelin total të shpenzimeve për investime publike duke e lënë vendin tonë të trashëguar nga të parët, thjesht një tokë të djegur për fëmijët tanë. Problemi grek nuk shtrohet nëse mundet luani, por si ti shmangesh përplasjes me të.

ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROCESI KUNDËR HARADINAJT MBYLLET SOT DHE NESËR (06.25.2012)
HARADINAJ U KTHYE NË HAGË (06.24.2012)
MBUSH 25 VJET LIONEL MESSI TRUPVOGLI MADHËSHTOR ARGJENTINAS (06.24.2012)
BESIM NDREGJONI HAP EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR"KUSHTUAR 4500 INTELEKTUALËVE ANTIKOMUNISTË QË U PUSHKATUAN NGA DIKTATURA (06.24.2012)
NGA NJU JORKU NË VALBONË - BIOLOGIA CATHERINE BOHNE (06.23.2012)
KOPJA E KUSHTETUTËS E GJERGJ UASHINGTONIT SHITET PËR $ 9,8 MILIONË (06.23.2012)
GYL: NUK MUND TË INJOROHET RRËZIMI I AEROPLANIT (06.23.2012)
QEVERIA PAGOI "SWISS DIAMONDIN" PËR MIKUN E PACOLLIT (06.23.2012)
FBI DO TË NDIHMOJË NË RASTIN ASANAJ (06.22.2012)
"Guardian": ELITA SERBE I KA NDIHMUAR TË DYSHUARIT PËR KRIME LUFTE (06.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]