E Hënë, 07.22.2019, 09:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
UMREJA E KRYEMINISTRIT THAÇI
E Mërkurë, 06.27.2012, 11:01am (GMT+1)

Prishtinë, 27 qershor – Kryeministri Hashim Thaçi ka veshur ihram. Derisa ndodhej dhjetë ditë më parë në Arabinë Saudite, ka lënë kostumin dhe të gjitha teshat e tjera, për t’u mbërthyer me vetëm dy pëlhura të bardha gjatë kohës sa ka kryer ritualin e umres, shkruan sot "Koha Ditore".

Umreja nënkupton vizitën në Qabe, qendrën nga drejtohen besimtarët myslimanë gjithandej botës derisa falin namazin. Haxhi përbën një ritual të ngjashëm me umren, veçse haxhi është obligim për myslimanët dhe bëhet vetëm në një kohë të caktuar të vitit. Umreja ndërkaq mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk është obligim.

Në Kabinetin e Kryeministrit e kanë konfirmuar lajmin që nuk ishte publikuar deri tash, por për të cilin është mësuar vetëm nga gazetarët që e kanë përcjellë delegacionin e Kosovës në Arabinë Saudite.

Abelard Tahiri, shef i protokollit të kryeministrit, ka thënë se Thaçi ka vepruar ngjashëm edhe kur ka qenë në Jerusalem apo në Vatikan, qendra shpirtërore këto të besimeve të tjera. Sipas tij, rituali islam është bërë me kënaqësi nga kreu i ekzekutivit.

"Shkuarja në vendin e shenjtë, në Qabe, ka qenë pjesë e protokollit të mbretit të Arabisë Saudite, me ftesën e të cilit është realizuar vizita", ka thënë Tahiri.

Kushdo që vesh ihramin duhet të përmbahet nga veshja e këmishës, brekëve, palltos së gjatë, xhybes, qyrkut, herkës, sarëkut në kokë, kapelës, mesteve dhe çorapeve. Pra, ndalohet çfarëdo petku i prerë ose i qepur që shërben për veshjen dhe mbathjen e trupit të njeriut. Përjashtim bëjnë nallanet apo papuçet. Janë të lejuara ato.

Abelard Tahiri ka treguar të jetë respektuar kjo nga delegacioni që ka kryer ritualin, në përbërje të të cilit pos Thaçit e Tahirit kanë qenë edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, këshilltari i Thaçit, Ismail Syla, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, shefi i protokollit të Thaçit, Edi Sejdiu, si dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme që ka përkthyer në takime, Fuad Morina.

Delegacioni kishte falë namaz në Qabe dhe kishte bërë lutje.

Pjesë e umres është edhe tavafi. Në këtë rast bëhet ecja rreth Qabesë. Për të kryer tavafin duhet sjellë shtatë herë rreth Qabesë. Për pikënisje shërben guri i zi.

E Qemajl Morina, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ka shprehur besimin që delegacioni kosovar të ketë pasur qëllim ta vizitojë këtë vend të shenjtë në mënyrë që rituali të jetë i pranueshëm për ta. Ai ka thënë se Kabineti i mbretit të Arabisë Saudite nuk do të aranzhonte zhvillimin e këtij rituali, nëse nuk do të merrte një sinjal nga pala e Kosovës.

"Pa pëlqimin e delegacionit të Kosovës nuk e kanë bërë", ka thënë Morina. "Secili mysliman që e viziton Arabinë Saudite, normal që shpreh dëshirën për të kryer edhe umren", ka shtuar ai.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INA RAMA: IMUNITETI E PENGON HETIMIN E KORRUPSIONITProkurorja e përgjithshme raportoi në parlament mbi kriminalitetin (06.27.2012)
ISMAIL KADARE MESAZH BESIM NDREGJONIT ME RASTIN E FTESËS PËR EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR" (06.26.2012)
PROKURORIA KËRKON MË SË PAKU 20 BURG PËR HARADINAJN (06.25.2012)
GREQIA DHE LUFTA ME BANKIERËT NDËRKOMBËTARËNga ALFRED ÇAKO (06.25.2012)
PROCESI KUNDËR HARADINAJT MBYLLET SOT DHE NESËR (06.25.2012)
HARADINAJ U KTHYE NË HAGË (06.24.2012)
MBUSH 25 VJET LIONEL MESSI TRUPVOGLI MADHËSHTOR ARGJENTINAS (06.24.2012)
BESIM NDREGJONI HAP EKSPOZITËN "SHQIPËRIA KUJTON - ESHTRAT E TYRE NUK KANË VARR"KUSHTUAR 4500 INTELEKTUALËVE ANTIKOMUNISTË QË U PUSHKATUAN NGA DIKTATURA (06.24.2012)
NGA NJU JORKU NË VALBONË - BIOLOGIA CATHERINE BOHNE (06.23.2012)
KOPJA E KUSHTETUTËS E GJERGJ UASHINGTONIT SHITET PËR $ 9,8 MILIONË (06.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]