E Shtunë, 04.20.2024, 02:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ARTUR VREKAJ: POEZIA IME ËSHTË RRUGËKTHIM SHPIRTËROR DHE RRUGËKTHIM FIZIK NË SHQIPËRI
ARDIAN MURRAJ intervistoi autorin e librit "DASHURI QË MË KTHEN PAS"

E Premte, 07.06.2012, 09:50am (GMT+1)



 


Autori Artur Vrekaj këto ditë bëri njohjen me librin e tij ne mjediset e Bibliotekes se qytetit Uster (Masaçusets, SHBA), ku unë mundësova edhe një intervistë, të cilën e shoqëroj edhe me ilustrime fotografike:

Ardian Murraj: Botimi " Dashuri që më kthen pas''- vëllimi me poezi është i pari. Do të deshëm të  dinim lidhjen tuaj të parë me poezinë?

Artur Vrekaj:  Përshëndetje  ju miq  e dashamirës të letërsisë.  Libri "Dashuri që më kthen pas" është projekti i parë poetik që doli në qarkullim në pranverën e këtij viti (2012). Poezia ime i ka fillimet qysh në fëmijërinë time. Shkrimet e para të botura qoftë në publicistikë e qoftë në poezi apo krijimet e para i kam bërë në shkollën e mesme të Sukës në Përmet. Duke shkruar në vazhdimësi , duke qënë në kontakt me poetë dhe shkrimtarë përmetarë, ata me kanë shtyrë të krijoj duke patur një ambjent të ngrohtë peë këtë rrugë të re  por edhe si shprehje e pasionit të asaj që ndjen e të asaj që sheh; më saktë të dashurisë për vendin ku jeton.

Libri "Dashuri që më kthen pas" në kushtet e jetës që bën një mërgimtar kur largohet nga vendi i tij është një rrugëkthim shpirtëror dhe një rrugëkthim fizik në vendlindje për këdo nga ne që jemi larg Shqipërisë. Ne lamë gjurmë në Shqipëri për ate ç'ka bëmë, për atë jetë që  nisëm, për ato ëndrra e dashuri që bëmë  e për ato e ëndrra e dashuri që morëm me vete.

 
Këtu në Amerikë ne kemi sfiduar e përjetuar ndjesitë e fillimit të një jete e të re falë motivacionit për jetën, falë familjeve tona se suksesi i jetëve tona është familja. Këtu tek familja fillon gëzimi dhe dashuria si dhe ngacmimi për të krijuar më mirë poezi. Kuptohet, ne e kemi atdheun brenda zemrës se jetojmë perditë me atë. Çdonjëri nga ne e nis ditën me Shqipërinë edhe për vetë arsyen sepse ka të afërmit atje, prindërit atje, fëmijet,  ka kujtimet e jetës që ka bërë, e atë pjesë të jetës që ka kontribuar.

Tek " Dashuri që më kthen pas" çdonjëri nga ne gjen veteveten pasi unë i ruhem mënyrës së jetesës që kemi bërë në Shqipëri, përshkruaj traditat dhe mënyrën e jetesës në Shqipëri. Ne kemi traditat tona që i mbajmë edhe këtu. Ne kemi jetuar si të thuash mbi dhe'; e kemi prekur dheun më dorë, ne kemi marrë gjithëçka të mirat nga dheu duke u ushqyer, jo vetëm bukën. Për mua dashuritë fillojnë nga dheu dhe mbarojnë po me dheun.

 

 

 


Ardian Murraj:  Zutë në gojë çështjen e krijimit, të frymëzimit, zgjimin  e përditshëm me Shqipërinë... A është e vështirë të shkruash poezi?

Artur Vrekaj:  Mërgimi dhe dashuria të bëjnë poet, por mërgimi bën këdo poet. Mërgimi të shtyn e të frymëzon më shumë se ke brenda dashurinë për vendlindjen. Ka edhe poezi të pashkruara, të kënduara që ruhen në memorien e njerëzve. Pra, janë poetët e pashpallur. Ndërsa të jesh në këtë vend  të lirë me shpirt të lirë, në Amerikë, në këtë vend të lirë është më e lehtë të shkruash se e ke shpirtin të lirë. Unë kam mall për shtëpitë e prindërve në Përmet si çdo njeri nga ne i ka Shqipëri, Kosovë apo në trojet shqiptare, por edhe këtu ku kemi mërguar ne kemi hedhur rrënjë duke sjellë atë traditë të mirë të prindërve tanë këtu në Amerikë. Ne jemi, nuk kemi humbur për të vazhduar ëndrrën tonë, këtu prapë u futem në rradhë të gjithë dhe krijuam  ëndrrën tonë. Ne themi ëndrra amerikane; por edhe ëndrra shqiptare nuk është larg, është në rrugë e sipër.

 

 

 

Ardian Murraj:  Promovimi i librit " Dashuri që më kthen pas" u bë përmes një auditori të ngushtë. Si u prit dhe çfarë përshtypjesh ju lanë ato pas daljes së ketij vëllimi?

Artur Vrekaj:  Falenderoj të gjithë miqtë e mi që kam njohur këtu në Uster, MA . Nuk lashë kënd pa njoftuar sidomos asnjë nga njerëzit që jane aktivë edhe sot. Më bën përshtypje që dhe pse në një moshë të madhe ata mendojnë për shqiptarinë, shkruajnë për shqiptarinë, jo vetëm poezi, ata shkruajnë për gjëra të prekshme siç janë flamuri, himni kombëtar shqiptar etj. Do të përmend shkrimtarin dhe studjuesin Aristotel Mici që ka bërë një studim për Himnin Kombëtar por ka bërë  edhe një libër " Prejardhja e emrit shqiptar" . Këto botime janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Edhe poezia ime aty rreh tek shqiptaria. Si të thuash ne krijojmë atë hapesirën tonë rreth nesh që rrit ndjesinë dhe tek të tjerët që ne të mos humbasim rrugeë nga erdhëm, vendin nga erdhëm. Qoftë edhe poeti tjeter Skënder Kodra. Është kënaqësi.

 Unë e quajta promovimin e librit si dasmën time të parë në Amerikë. Janë gëzime jo vetëm personale po të nje rrethi letrar, të një rrethi që të sjell në botën e shqipërimit. Për mua lëvdatat janë njësoj si kritikat. Një njeri që shkruan që krijon ta thotë me përzermërsi se çfarë ndjen për atë që ke shkruar. Dhe unë pëlqej dhe atë që më kritikon . Të pranosh kritikën të ben të  thellohesh, të shkruash më bukur.Unë i përkushtohem poezisë që atë varg që ta ngre ta lexojnë të gjithë, të ketë masivitet leximi.

 Është me fat që kam lindur e jam rritur në Përmet dhe kam mbështetjen e folklorit. Unë kam shkruar këngë popullore për grupin folklorik të fshatit që janë kënduar e prezantuar në skenën e Përmetit çdo Maj. Kisha atë kënaqësi që edhe pse ende pa i mbushur të 18-at bëja vargje të bukura që bashkëfshatarët i pelqenin dhe i këndonin.

 

 

 

Ardian Murraj: Pra, edhe njëherë ju keni patur mbështetjen e folklorit.

Artur Vrekaj:  Po treva e Përmetit ka shumë gojëdhëna, ka shumë këngë që nuk janë të shkruara,...  dy vargje ose katër vargje që janë këngë tregimtare të jetës me ndodhi e histori që kanë të bëjnë me jetë njerzish, me gëzime, fatkeqësi , me natyren,me malin, me dheun , me lumin, me fushen, me mergimtaret sepse kombi ynë është një komb mërgimtarësh. Gjithë kjo është një pasuri është për të krijuar një varg sa më shqip në një tokë që ta besosh të të kthejë atje ku ke lindur.

 



Ardian Murraj:Ndoshta  është e zakontë të pyetet në grupin e titujve të poezive cila është poezia që ke më për zemër ?

Artur Vrekaj:  Poezia që kam më perzemër është ajo me titull " Breza-breza jam shqiptar". Katërvargshi  i parë më ka shtyrë të shkruaj poezi edhe më të ndjera për Shqiperinë, për vendlindjen, për të dashurit e mi,për shoqërinë , përkëdo.      

Vargjet

Edhe dielli rrezear,

Edhe afshi valë i tokës;

Ku u lindëm, ku u rritëm

Më ngroh rrugëve të botës.

 Vetëm me këto katër vargje çdonjëri nga ne gjen veteveten. Është ai diell që i lind Shqipërisë e vjen këtu në Amerikë gjashtë orë më pas e na gjen në rrugë duke rendur për punë . Ne themi atje është mesditë dhe na shkon në mendje se atje njerzit punojnë e jetojnë  e rendin të bëjnë ëndrrën e tyre. Në Shqipëri shpresa është ringjallur, vështirësitë janë, por jeta atje nuk është e pamundur. Ne vijmë këtu permes atij vendi përmes rrugës së  dijes dhe punës .

 

 

 

Ardian Murraj:  Çdo të shprehni në drejtim të kritikës si dhe  atyre që janë  konsulentë, editorë apo stafit që u mor me botimin e librit "Dashuri që më kthen pas"?

Artur Vrekaj:   Libri është vleresuar si poezi e rrymës folk se ka mbështetjen në folklor. Për mua çdo lloj poezie  këtu është këngë dhe mund të këndohet me atë muzikën e brendshme të njeriut; me muzikën shpirtërore. Për mua kur vargu e humbet muzikën unë them se diku kam gabuar dhe e kam më të lehtë për ta korrigjuar vetveten . Poeti më përzemër që kam është poeti kombëtar Naim Frashëri. Ai krijoi ose zbuloi fjalët "mëmedhe" dhe "atdhe". Ne mund të themi në poezi se ai i qëndisi, i zbukuroi dhe i këndoi në gjuhën e bukur shqipe në atë gjuhë që atëherë  ishte e vështirë. Edhe Naimi ishte mërgimtar por punoi për Shqipërinë dhe s'e harroi kurrë edhe pse u shkollua në Zosimea, Janinë dhe Turqi.

 

 

 

Ardian Murraj :  Lidhur me Përmetin si vend i trëndafilave unë zbulova që edhe poeti dhe studjuesi Kujtim Mateli e ka quajtur trendafil krijimin tuaj në poezinë përmetare ,... a është përkëdhelës si titull, të pëlqeu , a të ngacmoi?

Artur Vrekaj:  Trëndafili mbahet si simbol i qytetit të Përmetit. Edhe Pukevili francez kështu e ka gjetur Përmetin, me trendafila. Përmetarët kanë një shprehje të veçantë për lulet: Ku ka gurë thonë, ka dhe lule. Unë përdor një varg diku:  " Mbin lulja edhe me një majë thoi dhe' dhe për ujeëka pikën e lotit!".  Është e çuditshme që edhe në shkëmb ka jetë. Njerzit jetojnë, Shtëpitë tona janë rrezë malesh. Malet janë edhe djeplindja, por edhe djepprehja.Vërtet malet mund të mos kenë shumë drurë, por kurrë nuk janë të zhveshur, malet kanë lule.

 

 

 

Ardian Murraj:  Përsa i takon jetës në Uster, MA ku banoni, lidhjet me shqiptarët si e ndjeni këtë frymë bashëkëpunimi dhe bashkëveprimi ? Shqiptarët vijnë këtu nga shumë treva që na dallojnë për përkatesinë e gjuhës apo dialektet, apo zakonet; por që bashkohen për kur bie fjala për veprimtari atdhetare e kulturore.

Artur Vrekaj:  Të jetosh në Uster, Macaçusets është fat sepse jo shumë larg është Bostoni ku ishin dy shenjtorët e shqiptarisë Noli dhe Konica. Konica ka qënë këtu 100 vjet më parë për të bashkuar shqiptarët për të ndihmuar e rilindur Shqipërinë e copëtuar nga fqinjët. Pra, para vitit 1912 kur Shqipëria ishte e pushtuar . Konica i përkushtuar për shqiptarinë  i ka bredhur rrugët e Usterit më këmbë dhe krijoi ide bashkuese me shkrimin e tij në gazeten Dielli më 1909. Ai erdhi në Uster dhe kur Usterp bëri bandën ai propozoi që banda muzikore të quhej banda Kombëtare dhe Banda Kombetare prej Usterit ajo shkoi në Vlorë për të ngritur moralin e luftëtarëve shqiptarë për të larguar pushtuesin Italian.

 

Këtu në Uster ishte At Stath Melani nga Melani i Permetit. 

Është i vetmi njeri që veshi vellon e priftit dhe bëri çetë për të mbrojtur territoret Shqipërisë nga copëtimi. Është i vetmi që u varros pa kokë. Ai jetoi këtu në Uster, në kishën e Usterit shërbeu dhe bëri gjithcka për kombin. Ja fali jetëien kombit. Ai tha: Shqipëria le ta marrë dhe vdekjen time! Përpara se të mbyllte sytë.

 

Usteri më frymëzon pasi këtu ka hedhur rrënjë shqiptaria. Këtu e 100 vjet të shkuara. Këtu ka njerëz që e lanë Amerikën për Shqipërinë. Këtu ka njerëz që sot e kësaj dite shkruajnë akoma për Shqipërinë për gjëra thelbësore, për himnin , flamurin etj.

 

Ne shohim një flamur dhe sikur shohim 100 shqiptarë,... sikur shohim Shqipërinë qoftë kur shkojmë rrugës 9-të (rruga lidhëse lindje perëndim e gjerësisë gjeografike me Bostonin), qoftë kur shkon pranë shtëpive shqiptare, kur shikon simbolet pranë makinave shqiptare, apo kur dëgjon radion shqiptare apo TV shqiptare, apo kur takon këdo në aktivitetet që organizojmë ne.

 

Të organizohesh në Uster është një përkushtim i madh. Ne kemi vënë jetët tona në dispozicion të familjes në rradhë të parë, kemi punuar e arritur diçka me jetët tona, por nuk do të thotë ta lemë pas dore aëe për të cilën ne e ndjejmë,.... atdhedashurinë. Ne duhet të ndjehemi të pastër se s'do të marrim gjë me vete. Ne duhet të jemi të qetë të punojmë të që  t'u lemë gjurmë fëmijeve tanë.

 

Amerika është e përzemërt me ne. Amerikanët që kam takuar  na respektojnë si komb, si komunitet dhe si individ atje ku punojmë e jetojmë. Nuk ka shqiptar që le shkollën e  mesme. Kjo është fatmirësi

 

Po të shikosh tani graduimet e shkollave të larta të studimeve pasuniversitare flamuri kombëtar shqiptar është i pari në rradhë sipas kombeve që studentet kanë perfaqësuar. Është gjë e bukur, është gjë e madhe! Kur erdha këtu unë gjeta banderolat me mbishkrimin "mirësevini!" në gjuhën shqipe në Mars të 2003 kur ende kishte borë, por ishte kënaqësi të shihje e lexoje në shqip. Website i qytetit flet shqip, por komuniteti shqiptar duhet të flasë më shumë shqip në mënyrën e organizmi më të detajuar. Ne kemi mundësi, potenciale, por duhet të bashkohemi e të organizojmë brezin e ri që mbaron  shkollat e mesme, të dimë e ti orjentojmë ata për të ardhmen, por këto potenciale duhet të afrohen se çdokush nga ne fsheh një ide , një projekt që mund ti shërbejë komunitetit se jo shumë gjëra bëhen me lekë, shumë veprimtari bëhen me zemer! Ne na mungon një organizimi i detajuar.

 

 

 

Ardjan Murraj:  Të flasim për frymëzimin do të kemi një botim tjetër pasi ju po punoni për të gjetur frymëzim edhe në anglisht?

Artur Vrekaj:  Unë me shumë dëshirë do paraqes  brenda këtij viti dhe një vëllim tjetër poetik me motivin e dashurisë për Shqipërinë. Kjo është një temë e gjerë që nuk mund të ndalesh. Ja kam dhënë për redaktim përmetarit, poetit dhe shkrimtarit Ylli Hoxhaj që punon me përkushtim. Ka më shumë fjalë të reja, ka më shumë fjalëformime , ka më shumë domethënie. Unë do vahzdoj të shkruaj akoma.

 Poeti asnjëherë nuk bëhet kurrë i pasur. Ai behet i pasur me mesazhin që percjell tek të tjerët. Poeti nuk e mban brengën brenda vetes. Poeti nuk bëhet me një liber. Poeti bëhet me atë qe jep përditë  qoftë me punën e tij, qoftë vargun e tij. Unë nuk mund ta kuptoj një poet me mik . Nuk mund të bëhet poeti me mik. Poeti lind vetvetiu. Të shkruash poezi është gjë e bukur kur i prek vetë ato që ndërton e krijon. Kur e sendërton vargun e asaj, të asaj që bën vetë. Sepse mbjell vetë një lule në Amerikë , një pemë në Amerikë, kur mblidhesh në një gëzim me shokët në Amerikë apo ndan dhimbjen me shokët,  për ta përmbysur dhimbjen e madhe që na ndan me vendlindjen. Poezia ime ushqen shpresën, dashurinë ushqen shpresën për ardhmërinë e familjeve të mërguara që kushdo që kthehet në Shqipëri të ushqejë se atje rilind jeta. Kushdo që kthet në Shqipëri të marrë atë kulturën perendimore e  ta verë në përdorim për familjen e tij.

 

Kombi i ka themelet tek familja. Një familje e edukuar, e përparuar me shpresë, me horizont e ka zanafillën e një kombi të edukuar e të përparuar. Këtu në Amerikë ne ushqejmë dukuritë e mira e traditat e zakonet tona si atje në Shqipëri. E në mënyrë të veçantë mikpritjen dhe përshëndetjen. Nuk ka rëndësi të shtrohesh këmbëkryq. Rëndësi ka të përshëndetesh m një njeri që punon. Është diçka e bukur se ka vlerë dhe tek vetja jote. Se shkon në shtëpi i ngrohur se takove një njeri punëtor. Unë pëlqej njerëzit me kallo në duar. Njerezit që kanë kallo në duar tregojnë më shumë mënçuri. Tjetera ështe se Amerika është ëndrra e shqipëtarëve, por nuk do të thotë që kush kthehet  nga Amerika në Shqipëri e ka jetën e e mbyllur. Kush kthehet  nga Amerika në Shqipëri kthehet  shpirtërisht dhe fizikisht. Kthehesh t'u thuash të dashurve të tu se ç'jëtë bën në Amerikë... dhe ky është një rrëfim i punës së pambaruar. Ne të gjithë këtu i nënshtrohemi dijes dhe punës jo sepse  jemi të ditur, por sepse duhet të marrim dhe një gjuhë tjetër  dhe një kulturë  tjetër që e mbivendosim mbi kulturën tonë pa e harruar kulturën kombëtare shqiptare.

 

Ne kemi cilësi shumë të mira të motivacionit për të arritur suksesin. Shqiptarët përreth kanë arritur suksese. Dhe brezi më i ri do të jetë e ardhmja e ketij komuniteti e padyshim do të ecë akoma më përpara .

 

 

 

Ardian Murraj:  Atëherë, me këto fjalë të gëzueshme unë ju them suksese!

Artur Vrekaj:  Faleminderit të gjithëve . Faleminderit të gjithë ata që më lexojnë dhe ata që më kritikojnë. Unë ju uroj të gjithëve që kur shikoni fëmijën tuaj që shkruan e këndon , apo që shkruan një varg në shqip " ndihmojeni, ndihmojeni, ndihmojeni " që të mos e harrojmë gjuhën shqipe!

 

 

Uster,Masaçusets, Qershor 2012
ARDIAN MURRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKENCËTARËT POTHUAJSE E KANË ZBULUAR KODIN E UNIVERSITGrimca Higgs ajo që i jep masën materies (07.05.2012)
CERN: ZBULOHET "GRIMCA E ZOTIT" (07.04.2012)
GJERGJ UASHINGTONINga PALOK TRABOINI, Shqipëri 1907 (07.04.2012)
KATËR LIRITË THEMELORE TË NJERËZIMIT(Pjesë nga fjalimi në Kongresin e SHBA, 1941)Nga FRANKLIN DELANO ROOSEVELT, Presidenti i 32të i SHBA (07.04.2012)
HYMNI I SHBA - FLAMURI I STËRPIKUR ME YJEShqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ (07.04.2012)
ARIU RUS DHE SANTA KLAUSI FINLANDEZNga SHABAN MURATI (07.03.2012)
"Christian Science Monitor": PESË MËSIMET NGA KOSOVANga HASHIM THAÇI, kryeministër i Kosovës (07.03.2012)
GJAKMARRJA KA PERËNDUAR ME KOHË E ME VAKTNga ÇAPAJEV GJOKUTAJ (07.02.2012)
JO GJITHË TË VDEKURIT PREHEN NË PAQËNga PËLLUMB KULLA (07.01.2012)
DY FJALË NGA AUTORJANga ELIDA BUÇPAPAJ (06.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]