BRITANI - ‘Rruga e Majlida Kelmendit drejt Lojërave
Olimpike’. Kështu e ka titulluar reportazhin kushtuar xhudistes së re pejane,
kur rendit kalvarin e fitoreve dhe përpjekjeve të saj, për të marrë pjesë në Olimpiadën
e Londrës.
Në fakt rrjeti britanik ka realizuar me dhjetra reportazhe për yllin kosovar të
xhudos që nga viti 2010 deri më sot, ku përshkruan hap pas hapi ëndrrën
olimpike të vajzës shqitpare nga Kosova.
Kështu në 14 gusht 2010, xhudistja fitoi medaljen e artë në peshën 52 kilogramë
në kampionatin ‘European Cup Tour’ në Berlin. E para nga një sërë fitoresh
radhazi për Kelmendin.
Në 12 shtaor 2010, Majlinda përfundoi e 9-ta në kampionatin e xhudos në Tokio,
ku ajo u regjistrua si anëtarë Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
“Nuk arrita të përfaqësoj Kosovën , por jam e kënaqur që munda të marr pjesë”,-
tha Majlinda e emocionuar për pjesëmarrjen e saj të parë, në një kampionat
botëror, ku i kishte bërë shumë përshtypje respekti dhe sjellja e popullit
japonez kundrejt saj.
Në 17 shtator 2010, Majlinda do të fitonte medaljen e artë në kampionatin
evropian për të rinjtë në Bullgari, pasi mundi austriaken Tina Selter në finale
dhe duke u bërë kështu kampione e Europës në kategorinë e të rinjve.
Më 22 tetor të po atij viti, Mjalinda dot renditej e 5-ta në kampionatin
botëror për të rinjtë në Marok, një konkurs të cilin ajo e kishte fituar në
2009.
Pas fitores në janar në kupën e botës në Sofie të Bullgarisë, Majlinda deklaroi
se do të përfaqësonte cdo vend vetëm që të kishte shansin dhe mundësinë për të
marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës.
Ëndrra e saj duket se po bëhej realitet, pasi xhudistes së re, iu ofrua shansi
për të konkurruar për Azejbarxhanin. Federata e xhudos së këtij shteti i ofroi
asaj një rrogë mujore pre 5 mijë euro, plus 2 milion euro nëse ajo do të
fitonte në Londër medaljen e artë.
“Zakonisht, ku luftoj i them vetes mund t’ia dal mbanë dhe dua që t’ia dal
mbanë”,- shprehet Majlinda.
Nga qershori i 2011 deri në shtator, Majlinda do të shënonte disa fitore
radhazi deri sa në paris do të renditej e 5-ta pasi humbi kundër spanjolles Ana
Karaskosa. Më 21 korrik të vitit të kaluar në një tjetër reportazh kushtuar
ëndrrës Olimpike të Majlindës presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim
Hasani shprehu besimin se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, do ta njihte Kosovën
si shtet i pavarur duke e lejuar Majlindën që të garonte në Londër 2012 nën
flamurin kosovar. Për ndërkombëtarët Hasani u cilësua si njeriu që po udhëhiqte
betejën kosovare për të marrë pjesë në Olimpiadën e Lodrës.
Edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka kishte shumë shpresa. Kuka ka qënë edhe
vetë një xhudist premtues, por karriera e tij u ndërpre nga konflikti në
Ballkan, kur ai vendosi të dalë në luftë për clirimin e Kosovës. “Nëse ajo
fiton një medalje, gjysma do jetë edhe për mua dhe do të jetë fitorja më e
madhe në jetën time”,- tha Kuka.
Ishte në dhjetor të viti të kaluar, ku ‘fëmija e preferuar i Kosovës’, sic
njihet ndrydhe Majlnda Klemendi mori pjesë në testin e xhudos për Olimpiadën e
Lodrës, ku ripërsëriti edhe një herë dëshirën për të përfaqësuar vendin e saj.
“Nuk e kuptoj pse politika duhet të vijë para së gjithash. Unë jam thjesht një
atlete dhe mendoj se ne meritojmë të konkurojmë si Kosovë në Lojërat Olimpike”,-
u shprehet Majlinda.
Sportistja Majlinda Kelmendi, e cila garoi në disiplinën e xhudos për
Shqipërinë u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja e Mauritanisë. Në të njëjtën ditë ajo mundi të kalojë sfidën e parë në Lojërat Olimpike Londër 2012-të.
Kelmendi mundi kundërshtaren finlandeze Jaana Sunberg duke kaluar kështu në
çerekfinale.
(bw)