E Mërkurë, 12.11.2019, 01:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Urime për ditëlindjen, z. President!

Nga Michael Staples


E Enjte, 08.20.2009, 12:42pm (GMT+1)

 

 

 

Për të mirë apo për të keq, Bill Clinton gjatë viteve të kaluara ka arritur me sukses të joshë vëmendjen e opinionit publik.

Pa marrë parasysh se a e ka bërë këtë me ndihmën e aftësive të tij të jashtëzakonshme retorike, me anë të aksioneve të tij në skenë apo me atë që ka bërë prapa dyerve të mbyllura, ky njëri gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij ka qenë në qendër të vëmendjes.

Pa marrë parasysh ndjenjat që keni për kryetarin e 42-të të SHBA-së, ai mbushi 63 vjet dhe kjo është një arsye për gëzim kolektiv.

William Jefferson Clinton ka lindur si William Jefferson Blythe IV në Arkanzas, më 19 gusht të vitit 1946. Babai i Clintonit, William Blythe, humbi jetën në një aksident trafiku, para lindjes së birit të tij.

Gjatë viteve të adoleshencës, guvernatori i ardhshëm i Arkanzasit dhe presidenti i ardhshëm i SHBA-së mori përsipër mbiemrin e njerkut të tij, Roger Clinton dhe filloi edukimin.

Clinton ka diplomuar në Universitetin Georgetown në vitin 1968, ndërsa në vitin 1973 e kreu Fakultetin Juridik në Universitetin Yale.

Gjatë kohës sa ishte student, ai u takua me bashkëshorten e tij, Hillary Rodham, aktualisht sekretare amerikane e Shtetit në administratën e Barack Obamës.
Clinton u zgjodh kryetar i SHBA-së në vitin 1992, të cilin funksion e ushtroi deri në vitin 2000.

Në skenën e brendshme, gjërat gjatë presidencës së tij në përgjithësi ishin të favorshme. Në skenën globale, Clinton u përball me vendosmëri me krizën në Kosovë dhe u angazhua me zell për paqe në Lindjen e Mesme.

Përkundër sukseseve të tij brenda dhe jashtë vendit, presidenca e Clintonit mbahet mend më shumë për shkak të aksioneve të tij prapa skenës.

Presidenca e tij u ndoq nga padia civile nën akuzat se ka abuzuar seksualisht punëtoren shtetërore, Paula Jones, gjatë kohës sa ka qenë guvernator i Arkanzasit.

Ai gjithashtu u përball me telashe për shkak të marrëdhënies që ka pasur me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Përkundër këtyre problemeve, Clinton bëri atë që është dashur të bëjë, kur ngjarjet botërore diktuan aksion të vendosur.

Në kohën kur skandali Lewinsky kishte arritur kulmin, ai dha urdhrin për sulme me raketa në Afganistan dhe Sudan si kundërpërgjigje ndaj sulmeve terroriste me bomba kundër ambasadave amerikane në Afrikë.
Askush nuk i di arsyet, por njerëzit në mbarë botën vendosën ta falin Clintonin për skandalet e tij dhe vendosën të përqafojnë kualitetet e tij tjera të shumta.

Më herët gjatë këtij muaji, Clinton dëshmoi se fuqia e tij joshëse shkon përtej kufijve të SHBA-së, pasi që në Korenë e Veriut siguroi lirimin e dy gazetareve të arrestuara amerikane.

Në vitin 2004, gjatë promovimit të autobiografisë së tij My Life, në Toronto ai u pyet pse njerëzit e pëlqejnë atë aq shumë, përkundër të kaluarës së tij të karakterizuar nga skandalet.

“Nuk jam i sigurt. Mendoj për arsye se njerëzit në gjithë botën kanë menduar se dëshiroj një ardhmëri të përbashkët me ta dhe se shekullin e 21-të e kam parë si një epokë të bashkëpunimit e jo të konflikteve”, u përgjigj Clinton.

Urime ditëlindjen, zoti President dhe pritsh edhe shumë të tjera!

(*) “Daily Gleaner” SHBA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pluhuri i kometës tregon se jeta në Hapësirë mund të ekzistojë (08.20.2009)
Reuters: Turizmi malor në Alpet shqiptare më bukur se në Evropë (08.20.2009)
Dita kur Perdja e Hekurt nisi të copëtohet (08.19.2009)
Korsia tjetër e rrugës Durrës-Kukës e gatshme në fund të shtatorit (08.18.2009)
Rreziqet për stabilitetin e MaqedonisëNga Isuf Kadriu (08.18.2009)
Nuk ka instalim të komunave paralele serbe (08.18.2009)
"Reader's Digest", falimentimi i një ikone të vjetër (08.18.2009)
Sarandë, tani edhe në Krorzë ka jetë (08.18.2009)
Bregdeti i Jonit pushtohet nga jahtet dhe motorët e ujitNga Elis Kuçi (08.18.2009)
Jehona e mesazhit të Rusisë për UkrainënNga Robert Coalson (08.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]