E Enjte, 11.14.2019, 12:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Begatitë e Muajit të Ramazanit

Nga Enes Koshi


E Premte, 08.21.2009, 03:37pm (GMT+1)

 

 

Sot është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në prag të këtij muaji, Profeti Muhamed u drejtohej të gjithë besimtarëve mysliman me këto fjalë: “O ju njerëz! Po ju vjen një muaj i mirë, madhështor dhe i bekuar. Në të ndodhet një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Agjërimin gjatë ditës, Zoti e ka bërë detyrë dhe faljen natën e ka lënë në dëshirën e njeriut. Kush kryen vullnetarisht një vepër të mirë, do të shpërblehet sikur ka kryer një obligim. Dhe kush kryen obligimet e caktuara nga Zoti, do t’i llogaritet sikur ka kryer 70 të tilla. Ai është muaj i durimit dhe durimi ka si shpërblim parajsën. Ramazani është muaj i solidaritetit dhe muaj që shtohet furnizimi i besimtarit. Kush ushqen në iftar një agjërues i falen mëkatet, shpëtohet nga zjarri dhe do të ketë shpërblim njësoj si ai që ka agjëruar pa iu pakësuar nga shpërblimi i agjëruesit gjë”. Disa njerëz e pyetën: “O i Dërguar i Zotit, jo të gjithë ne kemi mundësi të ushqejmë agjërues”. Profeti u tha: “Zoti ia jep këtë shpërblim edhe nëse i jep agjëruesit një kokërr hurmë, apo një gotë ujë ose qumësht. Ai është muaj që fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij falje mëkatesh dhe fundi i tij shpëtim nga zjarri”.

 

S’ka dyshim se Ramazani është muaj i zgjedhur dhe i bekuar. Ky është muaji i agjërimit, adhurimit të Zotit, amnistisë dhe faljes. Në këtë muaj, Zoti i Madhërishëm njerëzve u ka dhuruar begatinë dhe mirësinë më të madhe, e kjo është shpallja e Kuranit, librit të fundit hyjnor. Zoti në Kuran urdhëron dhe thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji që në të filloi të shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra. E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…”. (Kurani, 2/185)

 

Një prej begative dhe mirësive të muajit të Ramazanit është agjërimi. Agjërimi është adhurim kulminant me të cilin besimtari e shprehë besimin e tij dhe mundohet të meritojë mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit. Agjërimi nuk është vetëm përmbajtja e thjeshtë nga të ngrënit dhe nga pirja, por është angazhim i tërë qenies së njeriut. Sytë nuk shikojnë atë që është e ndaluar, veshët nuk dëgjojnë të folurit e përbuzur, duart nuk shtrihen drejt gjërave të dyshimta. Mendimet janë të drejtuara në madhërimin e Allahut dhe të medituarit në precizitetin dhe përkryeshmërinë e krijimeve të Tij. Gjuha i thurë falënderime të Gjithëmëshirshmit për të mirat e Tij të pakufishme… Duke hequr dorë prej ushqimit dhe pijeve muslimani forcon vullnetin dhe durimin e tij në vështirësitë e jetës. Ai që nuk është në gjendje të durojë urinë e një dite, atëherë si mundet që ai, të përjetojë ndarjen nga familja ose atdheu me qëllim të arritjes së ndonjë qëllimi të lartë, i cili nënkupton mundime dhe sakrifica të mëdha.?! Rëndësinë dhe vlerën e institucionit të agjërimit njeriu nuk është në gjendje që plotësisht ta kuptojë. Rëndësia dhe vlera e këtij adhurimi qëndron në atë se Zoti i Plotfuqishëm për agjëruesin ka përgatitur shpërblim të veçantë. Zoti i Lartësuar ka thënë: “Çdo vepër e njeriut është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe vetëm Unë do e shpërblejë për atë. Prandaj nëse dikush prej jush agjëron mos të thotë fjalë të ulëta, mos e ngrejë zërin dhe mos bëjë mëkate! Nëse dikush e ofendon, le të thotë unë jam agjërues, unë jam agjërues”. Kurse Profeti Muhamed ka thënë: “Era e gojës së agjëruesit është më e dashur tek Zoti sesa aroma e miskut”. “Agjëruesi ka dy gëzime, një kur çel iftarin dhe tjetri kur të takohet me Allahun”.

 

Agjërimi nuk është rast vetëm për forcimin e shpirtit, vullnetit dhe durimit, por në agjërim është shansi edhe për forcimin e trupit. Ka shumë njerëz të cilët janë sëmurë për shkak të konsumimit të tepruar të ushqimit dhe pijeve. Nëse lukthi është shtëpia e sëmundjes, atëherë të përmbajturit nga ushqimi është ilaçi më efikas. Një revistë e njohur publikoi lajmin se 300 persona janë shëruar nga sëmundja e sheqerit me anë të agjërimit. Madje edhe jomuslimanët kanë zbuluar fuqinë e çuditshme të agjërimit. Dr. Riedlein me një fjalë të shkurtër e ka definuar aspektin shëndetësorë të agjërimit. Ai thotë: “Agjërimi është operim pa thikë”. Mirëpo, për këtë, para 14 shekujve na ka mësuar mësuesi i tërë njerëzimit, Profeti Muhamed i cili kishte thënë: “Agjëroni – që të jeni të shëndoshë”. Po ashtu fshehtësitë shoqërore të agjërimit nxisin në përkujtimin e të uriturve dhe të varfërve. Ai i cili nuk ka përjetuar mundimet e të uriturit ose idhëtinë e të eturit, ai mendon se të gjithë njerëzit janë sikur ai. Transmetohet se Profeti Jusuf ka agjëruar shumë, ndërsa në dorën e tij kishte depotë e ushqimit dhe pasuri të madhe, dhe kur është pyetur lidhur me këtë, ai ka thënë: “Kam frikë se nëse ngopem, harroj urinë e fukarasë!”. Atëherë ta shfrytëzojmë rastin që gjatë këtij muaji të japim maksimumin në vepra dhe punë të mira, të bashkohemi, të vizitojmë të afërmit, të përgatisim ushqime për të varfërit, t’i ndihmojmë bonjakët dhe invalidët e luftës, t’i pastrojmë zemrat tona nga ndryshku i xhelozisë, inatit dhe koprracisë, t’i falim ata që na kanë dëmtuar, t’i ftojmë të varfrit në iftare, t’i mëshirojmë të moshuarit, t’i edukojmë të vegjlit. Të lexojmë e të studiojmë sa më tepër Kuranin dhe të falënderojmë Krijuesin tonë për këtë muaj agjërimi si dhe për begatitë dhe mirësitë e tij.

 

Për fund, të gjithë besimtarëve të besimit islam ju uroj nga zemra fillimin e këtij muaji të bekuar, duke e lutur Zotin e Lartmadhërishëm që t’na pranojë agjërimin dhe të gjitha adhurimet që i bëjmë për të arritur kënaqësinë e Tij. NOA  
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nata kur Hitleri dhe Stalini ndanë EvropënNga Robert Coalson (08.21.2009)
Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë (08.21.2009)
"Espresso": Ne të rinjtë e Teheranit (08.20.2009)
Kthimi i kredive në Bankën Botërore (08.20.2009)
Urime për ditëlindjen, z. President!Nga Michael Staples (08.20.2009)
Pluhuri i kometës tregon se jeta në Hapësirë mund të ekzistojë (08.20.2009)
Reuters: Turizmi malor në Alpet shqiptare më bukur se në Evropë (08.20.2009)
Dita kur Perdja e Hekurt nisi të copëtohet (08.19.2009)
Korsia tjetër e rrugës Durrës-Kukës e gatshme në fund të shtatorit (08.18.2009)
Rreziqet për stabilitetin e MaqedonisëNga Isuf Kadriu (08.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]