E Premte, 09.20.2019, 02:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

The Telegraph: Politikanët vizionarë rrëzuan Murin e Berlinit

Nga Charles Powell


E Martë, 08.25.2009, 07:29am (GMT+1)

Gjatë muajve të ardhshëm do të shënohet 20-vjetori i disa prej ngjarjeve më të mëdha në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945. Mes tyre është edhe rënia e Murit të Berlinit, përmbysja e komunizmit në Evropën Lindore, bashkimi i Gjermanisë dhe përfundimi i Luftës së Ftohtë. Jo shumë kohë më vonë pasoi edhe shembja e ish-Bashkimit Sovjetik.

 

Marrë në tërësi, këto ngjarje ishin tërmete politike, të dridhurat e të cilave po ndihen ende.

 

Ishin këto ditë të nxehta, pasi shtetet e Evropës Lindore njëri pas tjetrit përmbysën regjimet e tyre komuniste për t’iu bashkuar kështu Evropës demokratike. Hungarezët, çekët dhe polakët dolën në dritën e botës së re. Muri i Berlinit ka përfaqësuar gjithë ligësinë e komunizmit dhe tiraninë, e cila ka qenë karakteristikë e këtyre regjimeve. Dita e rrënimit të Murit ishte dita që e kishim pritur të gjithë, por për të cilën nuk kishim besuar se do ta shohim ndonjëherë. Më kujtohet ndjenja e lehtësimit e Margaret Thatcher, ndjenjë kjo e cila ndërlidhej me kujdes. Nuk ishte ky vetëm një moment i gëzimit, por ishte edhe moment i rrezikut. Askush nuk e dinte se si do të reagonte Bashkimi Sovjetik, në veçanti nëse disponimi popullor në Gjermaninë Lindore do të rezultonte me incidente me forcat sovjetike.

 

Kancelari Helmut Kohl i telefonoi zonjës Thatcher për t’ia përshkruar asaj skenat dhe gëzimin në Berlin. Në një disponim më të zymtë, në zyrën e tij më vonë arriti ambasadori sovjetik në Londër për t’ia dorëzuar asaj porosinë e presidentit Gorbachev, në të cilën ai fliste për rrezikun e daljes së situatës jashtë kontrollit. Ai porosi të ngjashme i dërgoi edhe presidentëve Bush dhe Mitterand, duke kërkuar nga të gjithë që të tregohen të përmbajtur dhe që të trajtojnë me qetësi këto ngjarje dramatike. Historikisht vizitat në orët e vona të ambasadorëve sovjetikë asnjëherë nuk kanë qenë një shenjë e mirë dhe ne shtronim pyetjen se, cila ishte kundërpërgjigjja, e cila do të shkatërronte shpresat tona se Lufta e Ftohtë përfundimisht po i afrohej fundit.

 

Gjatë muajve në vijim, në qendër të vëmendjes së diplomacisë ishte menaxhimi i procesit për përfundimin në mënyrë paqësore të Luftës së Ftohtë. Të gjitha gjërat duhet të bëheshin me kujdes të madh për t’iu shmangur poshtërimit të Bashkimit Sovjetik, gjë që do të minonte pozitën e Gorbachev dhe do të nxiste një puç të ithtarëve të vijës së ashpër, siç ata edhe tentuan të bëjnë në gusht të vitit 1991. Nuk ishte koha për triumfalizëm apo vallëzim mbi copat e rrënuara të murit. Thatcher besonte se historia na ka mësuar se shkatërrimi i perandorive të mëdha, si ai i Perandorisë Sovjetike në Evropën Lindore, është një moment i rrezikshëm dhe kërkoi kujdes të shtuar në fushën e mbrojtjes dhe atë të sigurisë. Ajo ishte e mendimit se euforia mund të rezultonte me marrjen e vendimeve të ngutshme.

 

Thatcher ka investuar shumë në marrëdhëniet e saj me Gorbachev, pasi ajo ka qenë udhëheqësja e parë perëndimore, e cila është takuar me të në vitin 1984. Gjatë viteve në vijim, ata janë takuar shumë herë dhe ajo kuptonte vështirësitë, me të cilat ai përballet në kuadër të përpjekjeve për të reformuar dhe hapur Bashkimin Sovjetik.

 

Ajo e shihte atë si një njeri, me të cilin mund të bënte biznes dhe këtë bindje ia barti edhe presidentit Reagan e më vonë edhe presidentit Bush. Bashkëpunimi i tij ishte vendimtar për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë.

 

Këta faktorë-kujdesi për të mos e destabilizuar pozitën e Gorbachev dhe nevoja për hartimin e një arkitekture të re të sigurisë për Evropën- qëndronin prapa kujdesit të Thatcher në lidhje me ribashkimin e Gjermanisë. Ajo nuk e kundërshtonte këtë bashkim: nuk ka mundur ta kundërshtojë, ngase, sikur edhe shumë udhëheqës tjerë perëndimorë, ajo ka mbështetur këtë bashkim pa pritur se një gjë e tillë do të mund të ndodhte shpejt.

 

Tani, kur kjo mundësi dukej në horizont, ajo synonte të lëvizte përpara hap pas hapi, duke filluar me vendosjen e demokracisë në Evropën Lindore e më pas krijimin e një lloj konfederate mes dy shteteve gjermane, gjë që në fund do të rezultonte me bashkim. Lëvizja e ngutshme do të mund të rrezikonte këto synime.

 

Përderisa pjesa më e madhe e udhëheqësve evropianë, para se gjithash presidenti Mitterand, fillimisht mbështetën kujdesin e saj, shpejtësia e shembjes së Gjermanisë Lindore thjesht i zhbëri këto plane. Kancelari Kohl me mjaft aftësi arriti ta drejtojë valën e ndjenjave nacionaliste dhe kërkesën për bashkim në Gjermaninë Lindore, duke e realizuar me shpejtësi dhe sukses bashkimin me Gjermaninë e bashkuar të ngulitur me vendosmëri në NATO. 20 vjet më vonë nuk janë realizuar të gjitha shpresat e atyre ditëve të nxehta. Sigurisht, fundi i Luftës së Ftohtë nuk e ka shënuar fundin e historisë. Ajo nuk i dha fund konflikteve në Evropë: shembull për këtë ishin konfliktet e përgjakshme në Bosnjë dhe Kosovë. Konfliktet e reja ende kërcënojnë në kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik, para se gjithash në Gjeorgji. Rusia ndoshta ka hequr dorë nga ideologjia komuniste, por i është rikthyer modelit autoritar të qeverisjes.

 

Megjithatë, epilogu deri me tani në pjesën më të madhe ka qenë pozitiv. Vlerat dhe sistemi ynë ekonomik perëndimor kanë triumfuar, edhe pse janë tronditur nga recesioni i fundit. Evropa nuk është më e përçarë. Meritat për këtë mund të ndahen. Nuk duhet të harrojmë se popujt e Evropës Lindore çliruan veten, ne nuk e bëmë këtë për ta. Këta popuj dëshmuan heroizëm të vërtetë. Gorbachev dëshmoi se ishte me human se paraardhësit e tij, duke e pranuar dëshirën e popujve të Evropës Lindore për liri. Kancelari Kohl dëshmoi aftësi të jashtëzakonshme politike, duke iu përgjigjur dëshirës së gjermanëve të Lindjes për bashkim me Perëndimin pa armiqësuar me këtë rast aleatët e tij dhe duke zbehur frikën nga Gjermania e Madhe. Por asgjë nuk do të kishte pa vendosmërinë e presidentit Reagan dhe Margaret Thatcher për t’u ngritur kundër Bashkimit Sovjetik dhe për të mposhtur komunizmit, për dallim nga udhëheqësit e kaluar, të cilët nuk kishin ambicie të tjera pos bashkekzistencës paqësore me të.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Eksperimenti akademik i radhësNga Behar GJOKA (08.24.2009)
"Dita e Atdheut" - Fjalimi i Merkelit para Shoqatës së të Dëbuarve (08.24.2009)
Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore (08.23.2009)
Në portin europian të DurrësitNga Mujë Buçpapaj (08.23.2009)
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Afganistan një hap i nevojshëm në drejtim të paqes (koment) (08.22.2009)
Pasojat e zgjedhjeve serbe (08.22.2009)
Begatitë e Muajit të RamazanitNga Enes Koshi (08.21.2009)
Nata kur Hitleri dhe Stalini ndanë EvropënNga Robert Coalson (08.21.2009)
Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë (08.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]