E Shtunë, 10.19.2019, 07:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën
E Shtunë, 08.29.2009, 01:31pm (GMT+1)

Ekspertët thonë se nuk ekzistojnë arsye juridike për prolongimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, por një gjë e tillë ndodh për shkak të tentimit për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë.

Ekspertët thonë se prolongimi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën edhe më tej mbetet temë e nxehtë e debateve politike midis partive politike shqiptare dhe maqedonase.

Presidentët e Maqedonisë dhe Kosovës, Gjorgje Ivanov dhe Fatmir Sejdiu, para një muaji, në një takim në Ohër, u dakorduan se nuk ekzistojnë tema që e pengojnë procesin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe presin qe marrëdhëniet diplomatike të vendosen sa më shpejt.

Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ekzistojnë shkaqe juridike për prolongimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, por, sipas tij, ekzistojnë shkaqe politike.

“Gjatë vizitës së fundit të një ekipi të Qeverisë së Maqedonisë në Beograd, kërkuan para dhe investime nga Serbia, por me kusht që zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën, t’i lënë ashtu siç janë. Ky është momenti politik, i cili duhet të analizohet se pse vallë kjo Qeveri e bën këtë, ndërsa me siguri se më këtë prolongim Qeveria pret balancim në demarkacionin e kufirit”, thotë Fërçkovski.

Analisti politik, Albert Musliu, thotë se Maqedonia gjatë këtij viti ka bërë dy incidente diplomatike me Kosovën. Musliu thekson se Qeveria e Maqedonisë bën gabim të madh, pasi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën e ndërlidh me vendosjen e marrëdhënieve me Serbinë.

“Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën kanë influencë direkte në marrëdhëniet e brendshme ndëretnike. Marrëdhëniet diplomatike me Serbinë mund të kenë influencë në ekonomi, ne imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë, por nuk mund të kenë ndikim në marrëdhëniet e brendshme ndëretnike”.

“Dy incidentet që ndodhën me Kosovën, pra me presidentin Sejdiu, ndikuan menjëherë në skenën e brendshme politike dhe kishim tensionim të madh të marrëdhënieve politike, por edhe atyre ndëretnike”, thotë Musliu, duke shtuar se shqiptarët janë të ndjeshëm rreth çështjeve të lidhura me Kosovën, prandaj diplomacia maqedonase duhet më seriozisht të sillet ndaj kësaj çështjeje.

“Influenca e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën mund të jetë e madhe ngase shqiptarët kanë lidhje shumë të mëdha me Kosovën, ashtu që mendoj se është koha e fundit që marrëdhëniet diplomatike me Kosovën të përsosen”, shprehet Musliu.

Presidenca e Maqedonisë ka kërkuar që vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën të ndodhë vetëm pas përfundimit të përcaktimit të vijës kufitare mes dy vendeve.

Maqedonia ka njohur shtetin e Kosovës që tetor të vitit të kaluar, mirëpo ende nuk janë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit (08.29.2009)
Ellison: Rusia të zgjedhë mes Polonisë e Ballkanit (08.29.2009)
Statfor: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike (08.28.2009)
Djajtë e kanë gjumin e lehtëNga Ismail Kadare (08.27.2009)
Zëri i Amerikës: Veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosja sulmojnë makinat e EULEXit (08.26.2009)
BBC: Dënohet sulmi ndaj EULEXit (08.26.2009)
Evropa e Lirë: Vetëvendosja kundër EULEXit (08.26.2009)
Protokolli i Eulexit me Beogradin duhet nënshkruarNga Nexhmendin Spahiu (08.26.2009)
EULEX Made in SerbiaNga VETËVENDOSJE! (08.26.2009)
Buçkovski: Maqedonia shtet i izoluar që eksperimenton (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]