E Martë, 11.12.2019, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut


E Shtunë, 08.29.2009, 01:34pm (GMT+1)

 

 

      Arbër Beka

 

Zhvillimet e fundit në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës ka shtyrë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës të bëjë vlerësimet për veprimet e zyrtarëve të saj të ndërmarra në zhvillimet e fundit në lagjen “Kroi i Vitakut”. Zëdhënësi Arbër Beka tha se policia do të ruajë zinxhirin komandues, dhe, në qoftë se vërehen devijime të mundshme do të merren masa.

 

Policia e Kosovës së bashku me mekanizmat ndërkombëtarë, siç është EULEX-i dhe KFOR-i, janë në gjendje gatishmërie që në Kosovë të garantojë sundimin e rendit dhe ligjit.

Zyrtari për informim, Arbër Beka, tha se Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj të përcaktuara me ligj që të mos ketë incidente, të lënduar dhe sa më pak kriminalitet. Ndërsa, duke folur për respektim urdhrash në veri, ai tha se ekziston vetëm një zinxhir komandues.

“Është një zinxhir unik komandues, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për Policinë. Në |Drejtorinë e përgjithshme të Policisë është duke u bërë një vlerësim sa i përket veprimeve policore në veri të Mitrovicës, që janë ndërmarrë. Në rast se rezultatet e këtij vlerësimi tregojnë se ka pasur ndonjë devijim, sa i përket zinxhirit komandues, atëherë do të formohet një ekip i veçantë hetimor ose rasti do t’i përcillet tek Inspektorati Policor i Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi Beka.

Beka nuk përjashtoi mundësinë që rreth zhvillimeve të fundit në Mitrovicë të ketë edhe të arrestuar.

“Nuk do të thotë se nuk do të ketë arrestime ditëve në vijim. Është iniciuar rasti në stacionin policor për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe hetuesit tanimë janë duke kryer punën e vet”, ka sqaruar Beka.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Arbër Beka, këto komente i bëri gjatë takimit të rregullt javor me gazetarë.

Zhvillimet e ditëve të fundit tek Kroi i Vitakut kanë ngritur pikëpyetje rreth funksionimit të zinxhirit komandues të policisë dhe respektimit të Komandës qendrore të Policisë nga ana e policëve serbë në pjesën veriore. RTK
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën (08.29.2009)
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit (08.29.2009)
Ellison: Rusia të zgjedhë mes Polonisë e Ballkanit (08.29.2009)
Statfor: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike (08.28.2009)
Djajtë e kanë gjumin e lehtëNga Ismail Kadare (08.27.2009)
Zëri i Amerikës: Veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosja sulmojnë makinat e EULEXit (08.26.2009)
BBC: Dënohet sulmi ndaj EULEXit (08.26.2009)
Evropa e Lirë: Vetëvendosja kundër EULEXit (08.26.2009)
Protokolli i Eulexit me Beogradin duhet nënshkruarNga Nexhmendin Spahiu (08.26.2009)
EULEX Made in SerbiaNga VETËVENDOSJE! (08.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]