E Mërkurë, 10.16.2019, 12:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BE

Nga Andrew Rettman


E Shtunë, 08.29.2009, 01:48pm (GMT+1)

 

Presidenti dhe kryeministri kosovar u larguan nga bisedimet me përfaqësuesit e BE-së, në atë që mund të quhet e para përplasje serioze bilaterale që kur Kosova shpalli pavarësinë vitin e shkuar.

Takimi i së enjtes në Prishtinë kishte si synim që të qetësonte shqiptarët, në lidhje me një marrëveshje të re bashkëpunimi policor mes misionit të EULEX në Kosovë dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Protokolli i bashkëpunimit do të ndihmonte EULEX dhe policinë serbe të ndajnë informacion në lidhje me krimin e organizuar ndërkufitar dhe është një parakusht për Serbinë për të përfituar lëvizje pa viza në BE në vitin 2010.

Liderët kosovarë thonë se marrëveshja direkt e EULEX me Serbinë minon përpjekjet e tyre për të ngritur një shtet sovran.

“Liderët e Kosovës përsëritën në takim pozicionin e tyre të qartë kundër protokollit dhe deklaruan se që tani e në vijim debati për këtë çështje është krejtësisht i mbyllur. Kosova nuk njeh asnjë detyrim apo përgjegjësi për çështje, për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane,” tha zyra e shtypit e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Deklarata erdhi pasi zoti Sejdiu dhe kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ndërprenë bisedimet me shefin e EULEX Yves de Kermabon dhe me përfaqësuesin civil të BE në Kosovë, Pieter Feith.

Protokolli policor ka shkaktuar zemërim në popullsinë shqiptare në Kosovë.

Të mërkurën, lëvizja shqiptare Vetëvendosja sulmoi makinat e EULEX dhe 21 persona u arrestuan.

“Ne duam që republika e Kosovës të bashkohet me BE-në. Por ajo për të cilën kemi ne nevojë janë ekspertë ekonomikë, mjekë, shkencëtarë që të na ndihmojnë për tu zhvilluar e jo për policë të BE-së që na qeverisin në një mënyrë krejt të papranueshme,” i tha lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, EUobserver.

Zoti Kurti tha se policia serbe ishte përfshirë në vrasjen e civilëve shqiptarë në vitet 1990. “Ata janë kriminelë. Ata kanë vrarë 12.000 persona dhe vetëm disa prej tyre, që janë përgjegjës, janë në burg.”

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, bëri disa komente provokative për gazetën serbe Vecernje novosti të enjten.

“Me këtë dokument (protokollin policor), BE po konfirmon integritetin e Serbisë edhe në ato zona ku vendi nuk ka akoma kontroll të plotë,” tha ai.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008 me mbështetjen e institucioneve të BE-së dhe SHBA. 22 nga 27 shtete të BE kanë njohur sovranitetin e saj. Por Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania nuk e kanë bërë këtë.

Marrëveshja për të lëvizur pa viza do të ndajë në vija etnike Ballkanin.

Marrëveshja do të përqafojë shumicën e vendeve kristian-ortodokse, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Por do të përjashtojë Shqipërinë dhe Kosovën me shumicë myslimane.

Myslimanët e Bosnjes do të mbeten gjithashtu me sistemin e vjetër për viza. Por shumica e serbëve të Bosnjës do të përfitojnë nga BE për shkak se kanë pasaporta serbe.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Policia dhe EULEXi vazhdojnë t'i pengojnë shqiptarët në rindërtimin e shtëpive në veri (08.29.2009)
Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut (08.29.2009)
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën (08.29.2009)
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit (08.29.2009)
Ellison: Rusia të zgjedhë mes Polonisë e Ballkanit (08.29.2009)
Statfor: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike (08.28.2009)
Djajtë e kanë gjumin e lehtëNga Ismail Kadare (08.27.2009)
Zëri i Amerikës: Veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosja sulmojnë makinat e EULEXit (08.26.2009)
BBC: Dënohet sulmi ndaj EULEXit (08.26.2009)
Evropa e Lirë: Vetëvendosja kundër EULEXit (08.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]