E Martë, 10.15.2019, 11:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni?


E Djelë, 08.30.2009, 09:50am (GMT+1)

 

 

 

 

 

Incidentet mes tifozëve dhe një pjese të qytetarëve shqiptarë në lagjen Nerez të Shkupit që ndodhën kohë më parë, dukshëm kanë prishur " idiliken" e marrëdhënieve të relaksuara ndëretnike në vend. Maqedonia rrezikohet nga destabilizimi, nëse nuk ndërrmeren masa për parandalimin e incidenteve ndëretnike, vlerësojnë ekspertët. Mirjana Malevska, ligjëruese në Universitet, vlerëson se fatjorët për incidentet ndëretnike patjetër duhet të dalin para drejtësisë.

 

Të rinjtë të mos ushqehen me ndjenja ekstremiste

 

" Në një shoqëri çdo herë mund të paraqiten dukuri ekstremiste, por në këtë rast është shumë me rëndësi që shteti, policia, t’i gjejë fajtorët dhe ti nxjerrë para drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë, shteti mund të dëshmojë se kujdeset njëlloj për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike" thotë Mirjana Malevska.

 Sipas saj duhet të punohet shumë në krijimin e një atmosfere tolerante, në të cilën asnjë etnitet nuk duhet ta ndjejë vehten si të tepërt. Të rinjtë nuk duhet të keqpërdoren dhe të ushqehen me ndjenja ekstremiste, sepse kjo dëmton rëndë marrëdhëniet ndëretnike e me këtë edhe stabilitetin e shtetit, thotë profesoresha Malevska. Gjithnjë sipas saj, incidenti në baza etnike mes tifozëve dhe qytetarëve shqiptarë, tregon faktin e dhimbshëm se në Maqedoni, edhe pas nëj konflikti të armatosur, nuk është arrtur të kapërcehen paragjykimet etnike

Sociologu Ilia Acevski, thotë se në sport nuk duhet të përzihet politika, sepse tifozët përmes këngëve të tyre, gjatë dhe pas ndeshjeve, përcjellin atë që zhvillohet në arenën politike.

 

Tifozët demonstrojnë sjelljet e parlamentarëve

 

"Ajo që ndodh në parlament, në skenë të hapur, të njejtën atmosferë e përcjellin tifozët edhe në stadiume, me të vetmin qëllim që të imponohen në opinion. Në fjalorin sociologjik kjo mund të zbërthehet se tifozët në mënyrë shumë më të thjeshtë demonstrojnë mendimet dhe sjelljet e politikanëve", thotë sociologu Acevski.

Organizatat joqeveritare kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me incidentet ndëretnike të të rinjve në Shkup. Ata kërkojnë vigjilencë në menaxhimin e këtyre rasteve me qëllim që të njejtat të mos dalin jashtë kontrollit.

"Qytetarët po marrin helm ndëretnik, që do të thotë mostolerancë ndëretnike. Kur të rinjtë urrejnë njëri - tetrin, atëhere çfarë shoqërie mund të zhvillojmë ne këtu në Maqedoni" thotë Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes Qytetare "Zgjohu".

Të rinjtë në Maqedoni nuk kanë pothuajse kurrfarë ndikimi në sjelljen e vendimeve, thotë Miki Trajkovski nga OJQ’’ Të rinjtë për të rinjtë". Sipas tij, gjenerata e re nuk pyetet për emrin, për NATO-n dhe BE-në, apo për krizën ekonomike.

"Përfundimisht të rinjtë deri tani nuk kanë ndonjë ndikim në shoqëri. Ata nuk pyeten edhe për gjëra, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me jetën e një të riu", thotë Trajkovski.

" Askujt nuk i intereson se çfarë duam të themi ne. Edhe të flasim askush nuk na e vë veshin", thonë disa të rinj shkupjanë.

Sipas sociologut Ilia Acevski, në këtë mënyrë të rinjtë injorohen nga proceset në shoqëri, që shumë herë rezulton me shprehjen e mllefit të të rinjve përmes formave të ndryshme. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)
EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BENga Andrew Rettman (08.29.2009)
Policia dhe EULEXi vazhdojnë t'i pengojnë shqiptarët në rindërtimin e shtëpive në veri (08.29.2009)
Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut (08.29.2009)
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën (08.29.2009)
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit (08.29.2009)
Ellison: Rusia të zgjedhë mes Polonisë e Ballkanit (08.29.2009)
Statfor: Politika e jashtme e Serbisë është skizofrenike (08.28.2009)
Djajtë e kanë gjumin e lehtëNga Ismail Kadare (08.27.2009)
Zëri i Amerikës: Veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosja sulmojnë makinat e EULEXit (08.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]