E Mërkurë, 10.16.2019, 12:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit
E Hënë, 08.31.2009, 09:50am (GMT+1)

 

 

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave synon të kthejë Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit në një model të parqeve të Shqipërisë, por dhe në një pikënisje për një bashkëmenaxhim të qëndrueshëm e dobiprurës. Sipas MMPAU, Parku Kombëtar "Mali i Dajtit" paraqet rëndësi shkencore, turistike dhe ekonomiko-sociale dhe me të drejtë quhet "mushkritë e gjelbërta" të kryeqytetit. Për t'i dhënë një vizion të ri këtij Parku Kombëtar, ky dikaster ka dhënë fonde të konsiderueshme për ruajtjen dhe menaxhimin e tij. Aspekt i rëndësishëm në vizionin për të ardhmen e këtij parku mbetet kontrolli dhe menaxhimi i vizitorëve dhe i automjeteve në brendësi të parkut. Aktualisht, vizitorët e automjetet shpërndahen në zona të ndryshme të parkut. Ndërsa, funksionimi i teleferikut po rrit më tej përqendrimin e vizitorëve në vende të hapura. Po kështu dhe menaxhimi i mbeturinave jo organike, të shpërndara në zonat e piknikut dhe problemet sanitare, mbeten në vëmendje të administratës së shërbimit të Parkut. Afërsia me Tiranën, qytet që vitet e fundit po shënon një rritje të ndjeshme të popullsisë, shton njëherazi nevojën emergjente për marrjen e masave të nevojshme, që ky park jo vetëm të mbrohet në vlerat e tij të paçmueshme, por njëkohësisht të vihet në shërbim të vizitorëve dhe të banorëve. Sipas MMPAU, është parashikuar që vitin e ardhshëm të ndërtohen 5 kampingje të mëdhenj të kompletuar me mjetet e nevojshme për pikniqet e vizitorëve dhe parkimin e automjeteve. Këtij qëllimi i shërben edhe përurimi i sotëm i një trau elektronik, i cili do të mundësojë kontrollin më të mirë të hyrjeve dhe të daljeve nga parku i automjeteve dhe i vizitorëve. Ndër objektivat afatgjatë, të përcaktuar për zhvillimin e shërbimeve dhe të turizmit në këtë park, është dhe evidentimi dhe rritja e kapaciteteve për argëtimin, shlodhja dhe përtëritja e njerëzve, duke u krijuar atyre kushte të përshtatëshme, por edhe rritja e cilësisë së jetës dhe të të ardhurave, duke investuar më tepër në infrastrukturën e pritjes dhe të informimit të vizitorëve. Sipas të dhënave nga MMPAU, me fonde të buxhetit të shtetit është kryer përmirësimi dhe rigjallërimi i pyjeve, ripyllëzimi i sipërfaqeve të eroduara, krijimi i fidanishtes me llojet autoktone, rehabilitimi i mjedisit dhe pastrimi i territorit, sigurimi i mjeteve për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, vendosja e tabelave informuese, meremetimi i çezmave të ujit, etj, bëhet e ditur nga të dhënat e MMPAU. Gjithashtu, janë realizuar edhe disa ndërhyrje në vendet më të preferuara nga vizitorët ditore apo turistët, kryesisht përgjatë rrugëve, lëndinave, pranë qendrave të biznesit, në territorin e qendrës së vizitorëve, për shëtitoren në terracën e Dajtit, ku funksionon dhe teleferiku.

 

Të dhëna për Parkun Kombëtar "Mali i Dajtit"

 

Parku Kombëtar i Dajtit, më i madhi ndër 13 parqe të tilla të vendit tonë, shtrihet në verilindje të kryeqytetit. Mali i Dajtit, i cili i ka dhënë dhe emrin Parkut, ka një bukuri të veçantë në çdo anë dhe jo rastësisht shpesh ai është quajtur ballkoni natyror i Tiranës.

Që nga viti 1960, kjo zonë ka marrë një status të veçantë, duke u shpallur Park Pyjor Kombëtar, fillimisht, me një sipërfaqe të kufizuar vetëm në pjesën pyjore të masivit malor prej 2098 hektarë. Gjashtë vjet më pas, në vitin 1966, ky park do të shpallej nën mbrojtje.

Ndërkohë, në kuadër të kujdesit për pasuritë natyrore, në vitin 2006 ekosistemi natyror i malit të Dajtit është zgjeruar, duke u shpallur Park Kombëtar me sipërfaqe të zgjeruar. Tashmë, zona e mbrojtur e këtij Parku ka një sipërfaqe prej 29 380 hektarë. Në territorin e zgjeruar dhe të mbrojtur përfshihet edhe baseni ujëmbledhës i Bovillës.

Për shkak të afërsisë me kryeqytetin, Parku Kombëtar "Mali i Dajtit" është bërë një zonë e rëndësishme shlodhjeje, argëtimi, pushimi, sportive, informimi, edukimi dhe kërkimi-shkencor. Në të takohen të gjitha zonat fitoklimatike dhe gjenden mjaft mundësi praktike për pritjen e vizitorëve, plotësimin e nevojave ekoturistike dhe ekonomike të komunitetit rreth tij.

Ky ekosistem natyror përmban një biodiversitet të bollshëm e të larmishëm. Në të janë identifikuar 655 lloje bimësh enëzore, afro 20% të florës totale në Shqipëri, rreth 44 lloje të gjitarëve dhe 143 lloje të shpendëve të egra, janë të pranishëm 12 lloje amfibësh dhe 25 lloje rrëshqanorësh si dhe rreth 220 lloje insektesh. Zona e shkurreve dhe e shkurreve mesdhetare, shtrihet në lartësitë 300-600 m mbi nivelin e detit me shoqërime bimore të tipit të makies, të përherëblerta.

Zona e dushkajave - shtrihet 500 (600) - 1000 (1300) m lartësi dhe ka përzjerje llojesh të ndryshme si gështënje, mëlleze, bungë, shparth, qarr, frashër, shkozë, lajthi, thanë, goricë, etj. Zona e ahut - shtrihet 1000-1600 m lartësi. Përveç tij, gjenden edhe llojet panjë fletëgjerë, mëllëzë, bungë, frashër, pishë e zezë, rrobull, hartinë, plep i egër, bli etj. Mbulesa barishtore është e pasur, kryesisht përbëhet nga sherebela, çaji i malit, narcisi poetik, anemonia, trumza, salepet, iriset, e mjaft bimë mjekësore-aromatike, si dhe bimë endemike.

Veç pamjeve tërheqëse të shumëllojshme të pyllit, në Park gjenden pika panoramike të bukura. Nga maja e Dajtit (1613 m) në të gjitha drejtimet ka pamje magjepsëse, nga bregdeti Adriatik deri në majat e maleve me të lartë, përfshi malin e Tomorrit dhe malin me Gropa, apo dhe ujëmbledhësin e Bovillës, etj.

Shkëmbinj të thepisur me pjerrësi deri në 90 gradë, shërbejnë për ngjitje alpinistike apo për fluturime. Qafa e Qershisë, në dimër, shërben për ushtrimin e sportit të skive. Në faqet e shkëmbinjve, pranë gurores, verehen guaska të fosilizuara të faunës detare. Në lartësinë 1050 m pranë fushës ka disa qendra turistike dhe është ndërtuar teleferiku, i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Edhe gryka e malit të Tiranës paraqet një rëndësi të veçantë nga pikëpamja e faunës. Në këtë zonë kanë folenë shpendë të tillë si shqiponja e maleve dhe petriti. Gjithashtu ky habitat përfaqëson një territor të mundshëm edhe për mishngrënësit si ariu i murrmë dhe ujku, të cilët ndeshen shpesh në këtë zonë. Ajo që vihet re këtu është ndikimi i ulët nga dora e njeriut, sidomos në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ku ekzistenca e drurëve në stade të ndryshme dhe dekompozimi përbëjnë një burim të rëndësishëm ushqimor për një numër kafshësh.

Në brendësi të parkut gjenden shpella dhe Kalaja e Dajtit. RD

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)
EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BENga Andrew Rettman (08.29.2009)
Policia dhe EULEXi vazhdojnë t'i pengojnë shqiptarët në rindërtimin e shtëpive në veri (08.29.2009)
Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut (08.29.2009)
Prolongimi i marrëdhënieve me Kosovën (08.29.2009)
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]