E Martë, 10.15.2019, 11:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë
E Martë, 09.01.2009, 03:22pm (GMT+1)

 

Trupat gjermane në Poloni, 1939.

 

 

Sot mbushen 70 vjet nga pushtimi nazist i Polonisë, çka shënon dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në ceremonitë e parapara gjatë ditës në Gdansk do të marrin pjesë dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, e kryeministri rus, Vladimir Putin.


Një shtatori i vitit 1939 në Evropë shënon dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. 70 vjet më parë trupat naziste pushtuan Poloninë nga veriu, jugu dhe perëndimi, me justifikimin se Polonia kishte sulmuar e para një radiostacion në Gjermani.

Tre javë më herët kishin qenë trupat sovjetike që pas Marrëveshjes Molotov-Ribentrop kishin pushtuar pjesën lindore të Polonisë.

Atëbotë, nazistët kishin fabrikuar një sulm ndaj një radiostacioni në qytetin kufitar të Gjermanisë, Glevitz, i cili sot gjendet brenda territorit polak e quhet Gilivice. Qëllimi i nazistëve për ta nxjerrë Poloninë si agresore sot tingëllon qesharak.

 

Andrej Jarzervicki, historian, thotë se ushtarët gjermanë hynë në ndërtesën e radios, mbyllën ekipin e radios në bodrum dhe ekzekutuan një të burgosur polak si “provë falso” e sulmit.

“Provokimi i Gilivices, i cili qe përgatitur ditë më parë se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, synonte t’u tregonte Anglisë dhe Francës se Polonia ishte vend agresor, duke bërë që Franca të mos vinte në ndihmë të Polonisë".

"Sipas një marrëveshjeje mes Polonisë, Francës e Britanisë, këto të fundit do të vinin në ndihmë të Polonisë në rast sulmi nga Gjermania naziste. Mesazhi që u përpoqën të jepnin gjermanët se Polonia ishte agresori, siguronte kufirin perëndimor të Gjermanisë nga ndonjë sulm prej Francës apo Britanisë”,
thotë Jazervicki.

Edhe pas 70 vjetësh vazhdon debati rreth rolit të Marrëveshjes Molotov-Ribentrop, përfshirë hartën në protokollin sekret, që tregonte se si dy palët ishin marrë vesh të ndanin Evropën në zona ndikimi mes sovjetikëve e nazistëve.

Në Rusi, shumica vazhdon të besojë pretendimin e kohës sovjetike se trupat e ish-Bashkimit Sovjetik shkuan në Poloni të ndihmonin polakët kundër pushtimit nazist.

 

Kremlini vazhdon të përsërisë se forcat sovjetike luajtën një rol kyç në shkatërrimin e nazistëve, pasi Hitleri i shpalli luftë Bashkimit Sovjetik në qershor të vitit 1941.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, së fundi ka kritikuar ata që e interpretojnë LDB-në si “një lloj përballjeje mes sistemeve totalitare”.

Medvedev, disa javë më parë, në Izrael, deklaroi:

“Detyra jonë sot është që histroia e vërtetë të mos shtrembërohet për hir të interesave dhe skenarëve të caktuar politikë. Ne nuk mund të vëmë në dyshim rolin përcaktues të Bashkimit Sovjetik në humbjen e nazizmit apo të vëmë në pikëpyetje tmerret e Holokaustit”, tha Medvedev.

Nga ana tjetër, në prag të 70 vjetorit të pushtimit nazist të Polonisë, kryeministri rus, Putin, e quajti Marrëveshjen Molotov-Ribentrop si të pamoralshme dhe pranoi masakrën e rreth 22 mijë oficerëve të ushtrisë polake nga Ushtria e Kuqe në vitin 1940 në pyllin Katin. Putini ka kërkuar një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)
EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BENga Andrew Rettman (08.29.2009)
Policia dhe EULEXi vazhdojnë t'i pengojnë shqiptarët në rindërtimin e shtëpive në veri (08.29.2009)
Policia do të bëjë vlerësimet e veprimit të pjesëtarëve të saj te Kroi i Vitakut (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]