E Shtunë, 10.19.2019, 08:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse
E Mërkurë, 09.02.2009, 07:52am (GMT+1)

 

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar në publik raportin që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Pieter Feith, pritej të paraqesë para Parlamentit Evropian. “Natyrisht se z.Feith ka përgjegjësinë e tij për të prezantuar opinionet mbi zhvillimet në Kosovë. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me ICO-në, EULEX-in, të cilat kanë qenë të ftuar dhe të mirëpritura në Kosovë, është bashkëpunim i nivelit institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duke respektuar këshillat dhe rekomandimet. Por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës", ka theksuar kryeministri Thaçi lidhur me një fakt të tillë.

Ai ka thënë më pas se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare është bashkëpunim institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Por ai ka theksuar se gjithmonë respektohen rekomandimet dhe këshillat e këtyre institucioneve ndërkombëtare, por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve të Kosovës.

Bëhet e ditur se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith do të raportojë ditën e nesërme para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për gjendjen aktuale në Kosovë.

Çështja kryesore e raportimit të Feith, bëhet e ditur paraprakisht se do të jetë ajo e

Vënies në dijeni të ligjvënësve evropianë mbi refuzimin kategorik që Prishtina i ka bërë nënshkrimit të mundshëm të një protokolli bashkëpunimi ndërmjet EULEX dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është cilësuar si e domosdoshme për Serbinë, para se ajo të hyjë në zonën e bardhë të Shengenit.

Nga ana e tyre, autoritetet serbe e vlerësojnë këtë marrëveshje si të domosdoshme, ndërsa ato kosovare si të pavend.

Ndërsa lidhur me marrdhëniet mes tij dhe kryeministrit Berisha, Thaçi ka pohuar se "vlerat kombëtare të cilat i kemi janë vlera unifikuese, janë vlera që duhet t’i avancojmë dhe së bashku me Berishën dhe të tjerët që kjo të ndodhë”.

“Por para se gjithash edhe kryeministri i Kosovës edhe kryeministri i Shqipërisë janë të fokusuar për integrimin e Kosovës edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian edhe të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, por edhe për paqen dhe stabilitetin, bashkëpunimin dhe të perspektivës evropiane të rajonit", ka thënë më pas ai. /Sipas NOA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)
EUObserver: Lidershipi Kosovar përplaset me autoritetet e BENga Andrew Rettman (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]