E Martë, 10.15.2019, 11:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetë

Nga Anna Di Lellio


E Mërkurë, 09.02.2009, 02:54pm (GMT+1)

 



Nën “pavarësinë e mbikëqyrur” të realizuar në shkurt të vitit 2008, Kosova përsëri nuk është e qetë.
Arkitektura institucionale, që e mbikëqyr Republikën e Kosovës - një përfaqësues civil ndërkombëtar, misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, dhe misioni i OKB-së, UNMIK - gjithnjë dukej e ndjeshme. Tash ajo ka filluar të ketë çarje.

Për të parën herë prej marsit të vitit 2004, një pakënaqësi e thellë publike për praninë ndërkombëtare në Kosovë po del në sipërfaqe.

Para pesë vjetësh, trazirat e dhunshme e ridrejtuan frustrimin e përshkallëzuar të shqiptarëve me protektoratin e Kombeve të Bashkuara kundër pakicës serbe. Atëherë, sikur edhe tash, zyrtarët nuk i kuptuan shenjat e para të tensioneve.

Gjatë javës së fundit, Lëvizja Vetëvendosje i dëmtoi disa makina të EULEX-it. Shkaku për aksion ishte “protokolli për bashkëpunim policor” ndërmjet Serbisë e EULEX-it.

Por, zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk e mbështetën atë, që ata besojnë se është shkelje e sovranitetit. Këtë nuk e ndihmoi edhe deklarata e ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, në një intervistë se protokolli tregon se Kosova është Serbi.

Është shumë shqetësuese, që një lëvizje si Vetëvendosja, që ishte e përkushtuar për taktika paqësore të protestave, tash e ka përqafuar dhunën. Më shqetësuese është se shumë shqiptarë, që i kishin dënuar aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje, e ndajnë të njejtën pakënaqësi të thellë për praninë ndërkombëtare në Kosovë. Ata e shohin atë si arbitrare dhe jodemokratike. Ata e kanë poentën e tyre.

Në Prishtinë, aktivistët e Vetëvendosjes, përgjegjës për vandalizëm, janë arrestuar menjëherë dhe me një paraqitje të pazakonshme të brutalitetit policor.

Saktësisht në të njejtën kohë, në lagjen veriore, Kroi i Vitakut, Policia e EULEX-it nuk ka bërë arrestime ndër turmën e serbëve të tubuar, që sulmuan ndërtuesit e shtëpive të shqiptarëve, të shkatërruara në vititn 1999. Por, jo vetëm kaq.
Policia e bllokoi këtë hapësirë dhe e ndali rindërtimin.

Kjo sjellje është e papranueshme sipas të gjitha standardeve. Edhe nëse EULEX-i mbetet status-neutral, ai ende duhet ta mbrojë të drejtën e refugjatëve për t’u kthyer në shtëpi, siç qëndron në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, këtë nuk e bën për shqiptarët në veri të Kosovës, për shkak të mungesës së kontrollit në këtë rajon. Përfaqësuesi ndërkombëtar civil dhe UNMIK-u kanë autoritet vetëm ndaj pjesës jugore të Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)
Si reagon shoqëria ndaj incidentit mes tifozëve në Maqedoni? (08.30.2009)
Vazhdojnë tensionet në Mitrovicë (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]