E Mërkurë, 10.16.2019, 11:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Jakup Krasniqi: Pas vizës nga BE, EULEXi e nënshkruan protokollin
E Enjte, 09.03.2009, 08:42am (GMT+1)

 

“Protokolli që pretendohet të nënshkruhet, dhe sigurisht se do të nënshkruhet pasi ka marrë vizën nga Bashkimi Evropian, nuk është problem për fushat, ku EULEX-i do që të luftojë krimin”, thotë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.


RADIO EVROPA E LIRË:
Zoti Krasniqi, Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje EULEX-it në aranzhimet e bëra teknike me Serbinë, ndërkohë që dihet kundërshtimi i këtyre protokolleve apo aranzhimeve teknike nga ana e Prishtinës zyrtare. Si i shihni këto zhvillime dhe si i parashihni tash raportet me misionin e EULEX-it në Kosovë?
JAKUP KRASNIQI: Është e kuptueshme që Bashkimi Evropian e mbështet EULEX-in, sepse, në fund të fundit, EULEX-i është një trup i Bashkimit Evropian në Kosovë, për të ngritur kapacitetet e institucioneve të Kosovës, sidomos të Qeverisë së Kosovës, në tri fusha mjaft të rëndësishme.

Dhe, në fakt, situata e krijuar është pasojë nëse jo e mungesës së një komunikimi të mirëfilltë, është pasojë e një menaxhimi jo të mirë, ndoshta të dyanshëm, edhe nga institucionet e Kosovës, në mënyrë të veçantë nga Qeveria dhe presidenti që kanë takime mjaft të rregullta me shefin e EULEX-it, dhe natyrisht edhe nga EULEX-i.

Në anën tjetër, realisht, protokolli që pretendohet të nënshkruhet, dhe sigurisht se do të nënshkruhet pasi ka marrë vizën nga Bashkimi Evropian, nuk është problem për fushat, ku EULEX-i do që të luftojë krimin e organizuar politik dhe ekonomik, do që të luftojë kontrabandën, trafiqet e ndaluara.

Realisht, kjo do të ishte krejt normale sikur Serbia të mos ishte ajo që nxit kontrabandën, nxit trafiqet e ndaluara, ose i kontrabandon ato në Kosovë në forma të ndryshme, përmes strukturave paralele që janë krijuar në Kosovë.

Sikur Serbia të kishte një gatishmëri për t’i luftuar këto struktura paralele dhe kriminale në Kosovë, që janë të nxitura nga Serbia, institucionet e Kosovës nuk do të kishin ndonjë arsye ta kundërshtonin, sepse, në fund të fundit, qëllimi ynë është që jo vetëm në atë pjesë të Kosovës, por në çdo pjesë të Kosovës të sundojë rendi dhe ligji.

RADIO EVROPA E LIRË
Mirëpo, nëse Qeveria dhe presidenti kanë thënë se nuk mund të ketë zbatim të asnjë marrëveshjeje që nuk nënshkruhet nga institucionet e Kosovës, si do të veprohet në këtë rast? Do të lejojë Kosova që të zbatohet kjo marrëveshje?

JAKUP KRASNIQI
Nëse kjo është në shërbim të vendosjes së sundimit të rendit dhe të ligjit në atë pjesë të Kosovës, nëse kjo marrëveshje ka për qëllim të ndërpresë kontrabandën që bëhet në doganat e asaj pjese të Kosovës dhe që e dëmton buxhetin e Kosovës, mendoj që as Qeveria dhe as qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë reagim.

Të gjithë duhet ta dimë se në këto momente institucionet e Kosovës e kanë të vështirë t’i kontrollojnë këto tri fusha që ka EULEX-i në atë pjesë të Kosovës. Në këtë drejtim, unë kërkoj që të ketë një bashkëpunim më të fuqishëm mes EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, unë nuk dëshiroj që EULEX-in në atë pjesë të Kosovës ta shoh si palë të tretë dhe jashtë interesit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Unë besoj që EULEX-i është në atë pjesë të Kosovës për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës, për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit dhe në këtë rrafsh mendoj që duhet mbështetur.

RADIO EVROPA E LIRË
A konsideroni se mund të vijë deri te përplasjet mes kosovarëve dhe EULEX-it? Kemi parë këtu edhe demolim të veturave të këtij misioni. Të gjitha këto zhvillime a mund të sjellin tensione mes kosovarëve në njërën anë dhe misionit të BE-së në anën tjetër?

JAKUP KRASNIQI
Realisht, ishin dy lloj protestash dhe kundërshtimesh që janë zhvilluar kundër EULEX-it dhe kundër sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Së pari, kjo ka ndodhur në pjesën veriore të Kosovës dhe mendoj që intervenimi edhe i EULEX-it, por edhe i forcave të tjera të sigurisë, edhe i institucioneve të Kosovës, nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Unë e kuptoj që ndoshta ende në atë pjesë ligji dhe gjyqësia s’mund t’i zgjidhin problemet, pra duhet të kemi një zgjidhje politike. Por, realisht, veprimet me dy kute, me dy standarde nuk e ndihmojnë demokracinë.

Mendoj që veprimi i “Vetëvendosjes” në Kosovë, me shkatërrimin e veturave të EULEX-it, është veprim i ngutshëm, i papranueshëm dhe nuk do të duhej të përsëritej në Kosovë, për faktin se EULEX-i nuk është një palë e tretë, nuk ka ardhur këtu pa ftesën e përfaqësuesve institucionalë të Kosovës; do të thotë, ka ardhur me ftesën tonë.

Ndoshta jo gjithmonë i merr veprimet më të mira për të vendosur rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës, por është në këtë shërbim dhe sigurisht se do të punohet në këtë drejtim.

Qytetarët e Kosovës dhe asnjë segment i shoqërisë së Kosovës, në asnjë formë, nuk do të duhej të konfrontohet me EULEX-in. Mendoj që shoqëria kosovare, institucionet e Kosovës, qytetarët e Kosovës, por edhe shoqëria civile, qoftë dhe protestuesit, duhet të mendojnë që në Kosovë mjaft është sulmuar, mjaft është shkatërruar, mjaft është luftuar. Këtu duhet të krijohet hapësirë për ndërtim dhe zhvillim.

RADIO EVROPA E LIRË
Jeni njëri prej liderëve kosovarë që jeni deklaruar në lidhje me idenë për raportet Kosovë – Shqipëri, integrimin e dy popujve. Kishte dhe një deklaratë të kryeministrit Sali Berisha në anën tjetër. Si e shihni të ardhmen e dy vendeve dhe sa është i mundshëm ky integrim mes dy popujve?

JAKUP KRASNIQI
Ideja e bashkimit kombëtar nuk është një ide e re. Është një ide që gjithnjë ka qenë e gjallë, gjithnjë ka qenë prezente te lëvizjet politike në Kosovë pas vitit 1912-13, e në mënyrë të veçantë pas Luftës së Dytë Botërore. Do të thotë, nuk kemi pasur një zbehje të kësaj aspirate, por kemi pasur një ngritje, një angazhim.

Mendoj që e gjithë lëvizja politike klandestine pas Luftës së Dytë Botërore, në programet e saj politike ka pasur idenë e bashkimit kombëtar.

Do të thotë, të gjitha veprimet që janë bërë në kohën kur janë vendosur kufijtë e Shqipërisë londineze, që quhet me të drejtë nga Konferenca e Londrës, një pjesë e madhe e kombit dhe hapësirat shqiptare padrejtësisht kanë mbetur jashtë Shqipërisë. Prandaj, kjo është një aspiratë e vjetër.

Unë, duke qenë një anëtar i lëvizjes klandestine me vite të tëra, mos të them dhe me dekada, kemi pasur në programet e organizatave tona politike idenë e bashkimit kombëtar. Natyrisht, kjo lëvzije politike sa herë është masovizuar, sa herë i ka shpërthyer kufijtë e ilegales, e pak a shumë ndoshta i ka rrudhur kërkesat e veta për të fituar atë që ka kërkuar.

Kjo ka ndodhur edhe me luftën e fundit, ku në bashkëpunim me kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, ne e kemi pranuar kërkesën që Kosova t’i ruajë kufijtë e saj administrativë dhe të bëhet republikë.

Mendoj që kjo ide fuqizohet edhe tani për shumë arsye, për faktin se të gjithë popujt e rajonit tonë po pretendojnë të integrohen në Bashkimin Evropian dhe kur qëndron integrimi i gjithë rajonit në BE, pse të mos ketë edhe një integrim ndërshqiptar, sepse, në fund të fundit, tani të gjitha kominitetet, të gjithë popujt e Ballkanit nuk do të kenë interesa të sundojnë ose të grabisin hapësira të njëri-tjetrit, por të zhvillojnë një partneritet të ri.

Dhe, mendoj që edhe ideja e bashkimit kombëtar ka kaluar nga organizimet ilegale, nga organizimet e ngushta. Ndoshta institucionet e Shqipërisë edhe të Kosovës, por ndoshta edhe ndonjë pjesë tjetër, duhet të mendojnë për integrimet dhe për bashkimin e kombit dhe mendoj se në Evropën e bashkuar bashkimi i shqiptarëve s’e pengon askend.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa mund të bie ndesh me parimet programore të bashkësisë ndërkombëtare kjo ide, se Kosova, për shembull, është një shtet shumetnik, për dallim prej Shqipërisë?
Sa bie ndesh me parimin e shumetnicitetit?

JAKUP KRASNIQI
Nëse në gjithë Ballkanin zhvillohet demokracia, formohen shoqëri dhe shtete demokratike, mendoj që aty ku ka zhvillim demokratik, ku ka shoqëri demokratike, ku ka shtet demokratik, ka edhe respektim të komuniteteve tjera. Mendoj që kjo absolutisht nuk e pengon çështjen e jetës, zhvillimit të komuniteteve pakicë.

Gjatë gjithë historisë, do të thotë e gjithë historia, mos të shkoj më herët, e shekullit 20, dhe këto vite dëshmojnë se shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në paqe me të gjithë popujt që jetojnë bashkë me ta, qofshin aty ku janë shumicë, qofshin aty ku janë pakicë.

RADIO EVROPA E LIRË
Dhe përfundimisht zoti Krasniqi, në një të ardhme, i shihni Shqipërinë dhe Kosovën të bashkuar?

JAKUP KRASNIQI
Varet shumë nga zhvillimet politike, por nëse zhvillohet demokracia dhe bëhet integrimi i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian, nuk shoh arsye që të pengohet integrimi i shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re (09.03.2009)
Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio (09.02.2009)
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)
Mllefi i familjarëve të të zhdukurve (08.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]