E Mërkurë, 10.16.2019, 12:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Daniel Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar
E Enjte, 09.03.2009, 10:27am (GMT+1)

 

 

“Institucionet e Kosovës kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e BE-së me Beogradin”, thotë Daniel Server, nga Instituti amerikan për paqe me seli në Uashington. Sipas tij, pasi ka shpallur pavarësinë, Kosova duhet të mësojë të sillet si e pavarur.

 

RADIO EVROPA E LIRË: Një Komitet i Bashkimit Evropian e ka mbështetur misionin EULEX në Kosovë, për të nënshkruar “aranzhime teknike” me Serbinë për bashkëpunim policor. Institucionet e Kosovës janë fuqishëm kundër këtyre aranzhimeve. Si e shihni ju këtë situatë?
DANIEL SERVER: Mendoj se institucionet në Prishtinë kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin. Më duket se Prishtina, pasi e ka shpallur pavarësinë, duhet të mësojë të sillet si e pavarur.

RADIO EVROPA E LIRË: Pra, ju mendoini se është i drejtë kundërshtimi nga institucionet e Kosovës?
DANIEL SERVER: Mendoj se ato duhet të shikojnë në çdo aranzhim të këtij lloji me qëndrimin për mbrojtjen e asaj, që ato e shohin si sovranitet të tyre, ashtu sikur që Beogradi e shikon çdo aranzhim të këtij lloji, në përpjekje për ta mbrojtur pretendimin e tij në sovranitet.

RADIO EVROPA E LIRË: Si e shpjegoni një lëvizje të këtillë të EULEX-it?
DANIEL SERVER: Bashkimi Evropian nuk është unik në njohjen e Kosovës. Për aq kohë sa BE-ja nuk është unike në njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, duhet të pritni që do të sillet në atë mënyrë, e cila ndoshta autoriteteve në Prishtinë nuk do t’u pëlqejë.

RADIO EVROPA E LIRË: Por, 22 prej 27 vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën...
DANIEL SERVER: Por, rregullat e bashkësisë janë rregulla që bazohen në konsensus, jo në shumicë. Në këtë aspekt, mund ta shikoni çështjen rreth emrit të Maqedonisë. Vetëm Greqia është problem. Kjo është pjesë e punës së BE-së.

RADIO EVROPA E LIRË: Gjatë javëve të fundit, në veri ka pasur tensione, pasi serbët lokalë nuk kanë lejuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Disa zëra thonë se kjo ka ndodhur pasi atje nuk ekziston jo vetëm autoriteti i institucioneve të Kosovës, por edhe i misioneve ndërkombëtare e veçanërisht i EULEX-it. Nga pikëpamja juaj, kush duhet të fajësohet për këtë situatë?
DANIEL SERVER: Mendoj se nuk ka autoritet të instutucioneve ndërkombëtare në veri dhe veriu kontrollohet nga Beogradi. Prandaj, lejimi apo moslejimi i rindërtimit të shtëpive është për shkak të Beogradit dhe kjo situatë fatkeqe është lejuar që të vazhdojë.

RADIO EVROPA E LIRË: A mendoni se edhe më tutje do të vazhdojë kjo situatë?
DANIEL SERVER: Mendoj se kjo situatë do të vazhdojë për aq kohë sa Beogradi të jetë i përkushtuar për ta mbajtur një pjesë të Kosovës dhe ky përkushtim më duket shumë i fuqishëm.

RADIO EVROPA E LIRË: Por, po ashtu, bashkësia ndërkombëtare thotë se është e vendosur që Kosovën ta mbajë të plotë...
DANIEL SERVER: Komunitetin ndërkombëtar do ta përshkruaja si të vendosur në përpjekje për shmangien e një ndarjeje formale të Kosovës. Por, nuk kam parë vendosmëri të fuqishme në përpjekje për të evituar ndarjen de facto të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Server, deri tash, Kosovën e pavarur e kanë njohur 62 shtete. Sipas jush, a është ky numër i lartë apo i vogël?
DANIEL SERVER: Nuk është numër i keq, por nuk është i mjafuteshëm. Duhet të shkojë në më tepër se 100. Mendoj se gjërat do të duken krejtësisht ndryshe me më tepër se 100 njohje. Kjo mund të arrihet me diplomaci. Duhet të zhvillohen negociata me çdo vend.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Jakup Krasniqi: Pas vizës nga BE, EULEXi e nënshkruan protokollin (09.03.2009)
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re (09.03.2009)
Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio (09.02.2009)
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)
Ibrahimi: Mjetet e Fondit Pensional Invalidor të Kosovës vazhdojnë të mbeten në Serbi (08.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]