E Hënë, 03.30.2020, 05:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Die Welt: Vështirësitë e Obamës
E Shtunë, 09.05.2009, 11:36am (GMT+1)


 

 

Janë tubuar para Capitol Hillit, ndërtesës së bardhë të Parlamentit në zemër të kryeqytetit të SHBA-së, duke mbajtur qirinj në duar. “Nuk mund të presim më gjatë”, është mbishkrimi në pankartat e tyre. Të rinj, të moshuar. Turma prej 150 të tubuarve i ngjason grupit të ithtarëve të presidentit Barak Obama në fushatë.

Ata demonstrojnë në mbështetje të projektit të Obamës për sigurim shëndetësor për të gjithë amerikanët, njëjtë si edhe qindra grupe tjera anembanë SHBA-së.

Por, pastaj para të tubuarve del për të folur Iris Green, një afro-amerikane, e cila e ka mbështetur Obamën gjatë gjithë fushatës së tij presidenciale.

Por, ajo tërheq vërejtjen: ”Obama duhet të tregojë guxim. Ai duhet të angazhohet me vendosmëri për realizimin e planit të tij për shëndetësi, kundër republikanëve, kundër lobistëve”.

Njerëzit duartrokasin të ngazëllyer. Ndryshime, reforma, një Uashington pa lobistë. Janë sloganet e Obamës që ngazëllejnë njerëzit, por të shprehura nga Green këto slogane duken si një kritikë në adresë të tij. Njerëzit duket se nuk janë më të sigurt nëse Obama e ka pasur seriozisht kur i ka përmendur këto gjëra gjatë fushatës. Ata ende dëshirojnë t’i ndihmojnë, por ai nuk është më aq i afërt siç ka qenë gjatë fushatës.

Disa qindra metra më larg, këshilltarët e Obamës janë tubuar në Shtëpinë e Bardhë për ta planifikuar strategjinë e tij të re. Porosia gjatë fushatës për ndryshime tani po tejkalohet nga përditshmëria e vështirë politike. Pushimi veror në gusht i ka dhënë një goditje të re Obamës.

Votuesit e djathtë në tërë vendin protestuan kundër reformave të tij në fushën e shëndetësisë, të cilat mund t’i kushtojnë administratës deri në një miliard dollarë. Deri më 15 shtator është paraparë që një Komiteti i Kongresit ta përgatitë propozimin e ri, por analistët nuk besojnë se Komiteti do të jetë në gjendje t’i përmbahet këtij afati. Gati dy e treta e amerikanëve janë të mendimit se Obama nuk u ka shpjeguar atyre si duhet pikat kryesore të reformës së tij.

Republikanët po organizojnë tubime masive për të protestuar kundër borxhit të shtuar shtetëror dhe kundër shpenzimeve për financimin e projekteve të shëndetësisë.

Edhe shifrat tjera nuk janë aspak pozitive për Shtëpinë e Bardhë. Është e vërtetë se ekonomia ka filluar të këndellet, por shkalla e papunësisë mbetet e lartë.

Në Afganistan, gjatë gushtit janë vrarë më së shumti amerikanë që nga fillimi i luftës, në vitin 2001. Komentuesit tashmë kanë nisur të shkruajnë për “Vietnamin e Obamës”. Ajo që është më e keqja, mbështetja për Obamën ka rënë nën 50 për qind. E djathta është e tërbuar, e majta ka filluar të ankohet si në rastin e demonstruesve para Capitol Hillit. Ata frikësohen se Obama do të lëvizë kah qendra më shpejt se ç’duhet.

“Ai ka bërë gabime dhe e ka humbur kontrollin. Nuk është qartësuar se për çfarë në të vërtetë angazhohet ai”, theksoi Norman Birnbaum, sociolog në Universitetin Georgetown, në Uashington.

Tani Obama planifikon që javën e ardhshme ta mbajë një fjalim para Kongresit për të joshur përkrahje për reformat e tij.
“Presidenti do të jetë energjik. Koha po ecën”, theksoi këshilltari i Obamës, David Axelrod.

Por, vetëm retorika me gjasë nuk do të mjaftojë. “Amerikanët nuk dëshirojnë fjalime, ata dëshirojnë të kenë një plan”, theksoi zyrtari më i lartë i republikanëve, John Boehner. Obama, me gjasë, gjatë fjalimit do t’i ofrojë koncesione kundërshtarëve të reformave të tij.

Krahas gjendjes ekonomike, Shtëpia e Bardhë është tejet e brengosur edhe për situatën në Afganistan. Më shumë se gjysma e amerikanëve kanë theksuar se nuk e kuptojnë më domethënien e misionit amerikan në Afganistan. Grupet që angazhohen kundër luftës tashmë kanë vënë në qarkullim peticionin për tërheqje nga Afganistani.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Daniel Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar (09.03.2009)
Jakup Krasniqi: Pas vizës nga BE, EULEXi e nënshkruan protokollin (09.03.2009)
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re (09.03.2009)
Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio (09.02.2009)
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)
Avionët e Sadamit në Serbi (08.31.2009)
Menaxhim më i mirë për Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit (08.31.2009)
Ajova: 50 vjetori i vizitës historike të udhëheqësit sovjetik Hrushov (08.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]