E Djelë, 12.08.2019, 01:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BUM TELEFONATASH NË POLICI - KOMISARIN E VRANË DY TË AFËRM TË FRROKUT
Gruaja e Lamajt - M'i tregoi kërcënimet
Dossier nga ETLEVA DELIA, Panorama

E Mërkurë, 03.06.2013, 11:56am (GMT+1)




Shpërblimi i vendosur nga Policia e Shtetit në vlerën e 100 mijë dollarëve për këdo që jepte informacion mbi vrasësit e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka shkaktuar një garë të vërtetë telefonatash. Mësohet se numri i telefonatave të marra ka qenë i konsiderueshëm për raste të tilla, ndërsa një person ka telefonuar dhe ka qenë më konkret në informacionet që ka ofruar për Policinë. Ai ka pretenduar se e dinte se kush është autori i ngjarjes. “Sot paradite (25 shkurt) ndodhesha në një lokal pranë Doganës dhe dy persona që ndodheshin në tavolinën pranë meje po flisnin për vrasjen e Dritan Lamajt. Ata flisnin me dialekt nga veriu dhe njëri i tha tjetrit se Dritan Lamajn e ka vrarë një familjar i Arben Frrokut dhe kushëriri i tij”. Kjo, sipas Policisë, ka qenë telefonata që dëshmitari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka bërë në sallën operative të Policisë së Tiranës. Pas këtij denoncimi, personi është marrë në pyetje nga një prej specialistëve të grupit hetimor, duke shpjeguar rrethanat se si e kishte mësuar këtë informacion. Burime nga grupi hetimor thanë se dëshmitari ka pohuar se ndodhej rastësisht në atë lokal, ku edhe i ka shoqëruar shërbimet e Policisë për t’ua treguar se ku ndodhej dhe aty ka dëgjuar bisedën. Ai pretendon se nuk i njeh dy personat që po flisnin për vrasjen e Lamajt dhe që pretendonin se kush janë autorët, por në rast se përballet me ta, ai arrin t’i njohë. Policia tha se dëshmia e tij nuk mund të merret e mirëqenë, por çdo detaj që ai ka dhënë gjatë deklarimeve do të verifikohet dhe ka nisur një proces hetimi për të identifikuar personat që ka përshkruar dëshmitari. Në kuadër të hetimit të vrasjes së kryekomisarit, Policia e Tiranës ka vazhduar edhe dje me shoqërimin e pyetjen e personave që janë të punësuar në biznesin e Arben Frrokut. Burimet nga grupi hetimor thanë se janë marrë deklarimet e 6 operatorëve të kompanisë “Xhoi Loto”, si dhe të kamerierëve të kompleksit “ALM”, të cilët ndodheshin në punë natën e ngjarjes. Ata kanë deklaruar se Arben Frroku ka qenë në mbrëmje në ambientet e zyrave të ALM dhe është larguar nga aty bashkë me kushëririn e tij, Jak Jaku, rreth orës 17:10–17:15. “Arbeni erdhi këtu rreth orës 17:00, po nuk e pamë se me çfarë makine ishte. Më pas erdhi edhe Jaku dhe u larguan nga këtu të dy bashkë, rreth orës 17:10–17:15”, kanë deklaruar punonjësit e Frrokut.

    Arben Frroku mohoi vrasjen e oficerit

    Pak ditë pas arrestimit nga Policia greke, biznesmeni Arben Frroku u dërgua para gjykatës ku iu bë e ditur se ishte shpallur në kërkim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë në lidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Gjatë deklarimeve të tij në seancë gjyqësore, Frroku theksoi se nuk e pranonte akuzën. Edhe publikisht ai tha se ka pasur konflikte me Lamajn, por nuk ka gisht në vrasje. Në një mesazh drejtuar tifozerisë së skuadrës së Tërbunit në Pukë, president i së cilës është Frroku, biznesmeni shprehej se shumë shpejt do të jetë i lirë në Shqipëri.

    Ish-vartësi i Lamajt u kanos me numër fals

TIRANE – Pesë minuta pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, në adresën e një tjetër efektivi të Policisë ka mbërritur një mesazh kërcënues. Arianit Arapi, shef Komisariati në Pogradec, mësohet se ka marrë një mesazh kërcënues në telefon vetëm pak minuta pasi në Tiranë ishte ekzekutuar ish-shefi i Komisariatit Nr. 6. Kryekomisari i kërcënuar në telefon kishte punuar bashkë me Dritan Lamajn në drejtimin e Komisariatit të Kombinatit. Ai ka mbajtur funksionin e shefit të Krimeve dhe sipas Policisë, është ekspozuar në të njëjtat konflikte ku ishte “përfshirë” edhe Dritan Lamaj. Prokuroria e ka hetuar këtë kërcënim dhe nga verifikimet është mësuar se numri i përdorur për dërgimin e mesazhit e ka pasur vendndodhjen në Tiranë. Ai ka qenë i blerë dhe i regjistruar nën një emër fals.

Gruaja e Lamajt: Më tregoi kërcënimet nga dy biznese

Tiranë, Anila Lamaj në Polici: Kishte vazhdimisht telefonata kërcënuese

Bashkëshortja e kryekomisarit: E kanosën për detyrën

Dëshmia e bashkëshortes së kryekomisrit të vrarë, Dritan Lamaj, është një nga provat më të rëndësishme të mbledhura nga grupi hetimor i ngritur për atentatin ndaj kryekomisarit.  Oficerët e hetimit të vrasjeve janë duke verifikuar edhe një pistë tjetër në lidhje me vrasjen, nisur nga deklarimet e gruas së Dritan Lamajt. Gjatë dëshmisë së saj për Policinë, Anila Lamaj është shprehur se kohët e fundit i shoqi kishte marrë vazhdimisht telefonata kërcënuese, edhe pse nuk i fliste shumë rreth tyre, pasi nuk donte që ta shqetësonte. Burimet e Policisë kanë pohuar se në dëshminë e saj gruaja e kryekomisarit ka thënë se ishte në dijeni të konflikteve që Lamaj ka pasur me pronarët e dy bizneseve, një pa hyrë në Kombinat dhe një tjetër në Unazë të Re. Dy ditët e fundit, bashkëshortja e kryekomisarit është marrë në pyetje për herë të tretë në lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj më 24 shkurt 2013. “Tani nuk donte të më shqetësonte dhe për këtë arsye nuk më fliste shumë rreth problemeve që kishte me punën apo kërcënimeve që merrte. Por di që ka pasur probleme me dy biznese private, një në hyrje të Kombinatit dhe një tjetër në Unazën e Re, pak para se të arrish te Dogana”, ka deklaruar e shoqja e kryekomisarit. Dëshmia e saj është verifikuar menjëherë nga grupi hetimor dhe ka rezultuar që biznesi në hyrje të Kombinatit është pikërisht subjekti në pronësi të Arben Frrokut. Sipas Policisë, biznesi tjetër që gruaja përmend, është një lokal nate me muzikë, që gjatë kohës kur Lamaj ishte shef i Komisariatit Nr.6 ka pasur disa mosmarrëveshje me pronarët për shkak të zhurmës aty, si dhe nga kontrollet që policia bënte vazhdimisht. Kjo është pista e dytë që është ngritur së fundmi nga oficerët e Policisë së Tiranës dhe ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët po hetojnë vrasjen e Dritan Lamajt. Burimet e Policisë thanë se, pavarësisht se i dyshuari kryesor është Arben Frroku, tashmë i arrestuar në Greqi, do të verifikohen edhe të gjitha konfliktet e tjera që ka pasur në detyrë kryekomisari Dritan Lamaj.

DESHMITE

Për shkak të problemeve shëndetësore që ka bashkëshortja e kryekomisarit Lamaj, oficerët e grupit hetimor nuk janë zgjatur shumë në procesin e marrjes në pyetje. Hetuesit janë mjaftuar me disa gjëra thelbësore që ajo ka deklaruar gjatë rrëfimit të saj, dy ditë më parë. Burimet nga hetimi thanë se bashkëshortja e Lamajt do të rimerret sërish në pyetje, pasi konsiderohet një dëshmitare e rëndësishme rreth problemeve që ka pasur Dritan Lamaj, gjatë kohës që ishte shef Komisariati në Kombinat, por edhe kërcënimeve që mund të ketë marrë pas largimit nga kjo detyrë. Një dëshmi tjetër e rëndësishme për grupin hetimor është edhe ajo e motrës së Lamajt, me të cilën ai kishte diskutuar herë pas here problemet që ka pasur. Gjatë deklarimeve të saj, motra e kryekomisarit është shprehur se një telefonatë kërcënuese i është bërë edhe disa minuta para vrasjes, në kohën kur ajo ndodhej në makinë me të.

Ekstradimi i Frrokut, dosja drejt Greqisë

TIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme dy ditë më parë relacionin shpjegues me gjithë provat e mbledhura deri tani në lidhje me kërkesën për ekstradimin nga Greqia të Arben Frrokut. Ndaj biznesmenit u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” pa afat në mungesë në datën 27 shkurt 2013. Ky vendim i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Interpolit menjëherë pas shpalljes nga Gjykata. Ndërkaq së fundi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një përmbledhje shpjeguese të ngjarjes së ndodhur në Tiranë, duke argumentuar kërkesën për ekstradimin e biznesmenit Arben Frroku. Në shpjegimin e kërkesës për ekstradim, Prokuroria ka pohuar se kryekomisari i Policisë, Dritan Lamaj, u qëllua me 11 plumba më 24 shkurt 2013 pranë banesës së tij. Sipas Prokurorisë, atentati ka ndodhur për shkak të detyrës dhe në të kanë marrë pjesë së paku dy persona. Pas ngjarjes, Policia e Shtetit filloi hetimet dhe mes personave të dyshuar ishte biznesmeni Arben Frroku. Natën e krimit dhe më pas, më shumë se 40 banesa u kontrolluan në Tiranë. Një prej tyre ishte shtëpia e biznesmenit Frroku. Policia nuk e gjeti në banesë të dyshuarin dhe më pas mësoi se ai ishte larguar drejt Greqisë pak orë pas vrasjes së Dritan Lamajt. Rreth 24 orë pas vrasjes së Lajamt, Policia gjeti makinën e braktisur në Domje, periferi e Tiranës. Prokuroria thekson se biznesmeni Frroku është person ndaj të cilit zhvillohen hetime në lidhje me ngjarjen. Ekstradimi i tij kërkohet për të mundësuar kryerjen e procedurave të nevojshme hetimore.

    Dëshmia e policit

    Mes provave kryesore që rendit grupi i hetimit në adresë të biznesmenit Arben Frroku, është dëshmia e dhënë vullnetarisht nga një efektiv Policie. Bëhet fjalë për oficerin e rendit që ka ruajtur në spital për nëntë ditë biznesmenin Arben Frroku, pas shoqërimit të tij në polici në fund të shtatorit 2012. Pas ndalimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 më 26 shtator 2012, Arben Frroku u transferua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas u dërgua në spital, ku u mbajt në gjendje arresti për 20 ditë. Gjatë qëndrimit në spital, sipas policit, biznesmeni ishte shprehur se shefi i Komisariatit Nr.6, Dritan Lamaj, i kishte shkatërruar gjithçka dhe se oficeri do ta paguante atë që kishte bërë.

(Artikullin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

ETLEVA DELIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSKLUZIVE BOTËRORE E REVISTËS 'CHI' - RATZINGER PËR HERË TË PARË NË PUBLIK SI PAPË EMERITUS (03.06.2013)
Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me Prof. Kolë TahirinFLAS ME NJË PROFESOR-PSIKOLOG (03.06.2013)
PESËMBËDHJETË VJET KUJTESË E KRENARI - PËR ADEM JASHARIN DHE JASHARAJTNga AGIM GASHI (03.05.2013)
Deutsche Welle - A MUND TË KETË KOMPROMIS PËR VERIUN E KOSOVËS? (03.05.2013)
NISI MANIFESTIMI EPOPEJA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS (03.05.2013)
BAJRAM REXHEPI - MUP DHE BIA AKTIVE NË VERIMund të jenë edhe 1000 (03.04.2013)
MAQEDONI - GJENDJA DREJT PËRSHKALLËZIMIT, FAJTORE POLITIKA (03.04.2013)
DOKUMENT - MISS KORÇA 1931 (03.04.2013)
7 Marsi – Dita e MësuesitSHKOLLA = UDHA E DITURISËZEQIR LUSHAJ intervistoi mësuesin veteran SOKOL ZMAJLI (OSMAJ) (03.04.2013)
KANGA E FUNDITNga AGIM GASHI (03.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]