E Martë, 10.15.2019, 02:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Zëri i Amerikës: Obama, politikë e re për mbrojtjen antiraketë në Europë
E Premte, 09.18.2009, 07:46am (GMT+1)

 

Presidenti Barak Obama po heq dorë nga planet për instalimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat me interceptorë në Poloni dhe një pajisje radari në Republikën Çeke. Siç njofton Paula Wolfson e Zërit të Amerikës, kjo shënon një përmbysje dramatike të një politike të administratës Bush e cila krijonte tensione të thella me Rusinë.

Presidenti Obama thotë se po heq dorë nga propozimi i administratës Bush duke e zëvendësuar atë me një plan që është më elastik dhe më i efektshëm.

"Mënyra më e mirë për të forcuar me përgjegjshmëri sigurinë tonë dhe të aleatëve është instalimi i një sistemi të mbrojtjes nga raketat i cili i përgjigjet më së miri kërcënimeve me të cilat ne ndeshemi dhe që përdor teknologji e cila është e sprovuar dhe me kosto të efektëshme." Ai tha se e mori këtë vendim nisur në një masë të madhe nga informacionet e reja të zbulimit që tregojnë se Irani po përqendrohet në prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi. Politika e mëparshme për mbrojtjen nga raketat bazohej mbi supozimin se Teherani po përpiqej të zhvillonte aftësi për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. "Ky program i ri për mbrojtjen nga raketat balistike do të përballojë më së miri kërcënimin që përbën programi i tanishëm iranian për mbrojtjen nga raketat balistike."

Zoti Obama tha se ky ndryshim në politikë mori shkas gjithashtu nga zhvillimet në teknologji përfshirë përmirësimet e interceptorëve me bazë në tokë dhe në det si dhe të sensorëve që i mbështesin ata. Këto sisteme të përmirësuara, tha ai, do të instalohen gradualisht, duke filluar aty nga viti 2011. Sipas planit të tij, pajisja e madhe e centralizuar e radarit e propozuar për t’u vendosur në Republikën Çeke, nhuk do të jetë e nevojshme, po ashtu edhe interceptorët e teknologjisë më të vjetër të planifikuar për Poloninë. "Me pak fjalë: arkitektura jonë e re e mbrojtjes nga raketat në Europë do të krijojë një mbrojtje më të fuqishme, më inteligjente dhe më të shkathët të forcave amerikane dhe atyre aleate." Presidenti Obama e bëri njoftimin në Shtëpinë e Bardhë pasi informoi fillimisht udhëheqësit e Polonisë dhe të Republikës Çeke.

Ai tha se vendimi për të hequr dorë nga plani i vjetër i mbrojtjes nga raketat në asnjë mënyrë nuk e ul angazhimin e Amerikës ndaj sigurisë së saj.

Ky ndryshim në politikë me siguri që do të jetë në axhendën e tij javën e ardhëshme kur Presidenti Obama të takohet në Kombet e Bashkuara ose në samitin e Grupit të 20-shes, me presidentin e Rusisë Dmitiri Medvedev. Planet për një sistem të mbrojtjes nga raketat në disa pjesë të ish bllokut sovjetik kanë qenë një element irritimi mes Uashingtonit dhe Moskës. Duke bërë këtë njoftim, Presidenti Obama përsëriti se motivi i Amerikës për një mburojë antiraketë nuk ka patur kurrë të bëjë me Rusinë.

"Fokusi ynë i vazhdueshëm dhe i qartë ka qenë te kërcënimi që përbën programi iranian i raketave balistike."

Udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan e kritikuan pa humbur kohë vendimin e Presidentit Obama. Në një deklaratë me shkrim, kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Xhon Bejner i Ohajos, akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po fuqizon Rusinë në kurriz të aleatëve europianë të Amerikës. (http://www.voanews.com/albanian)

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Strukturat e reja në komunat serbe (09.17.2009)
Zëri i Amerikës: SHBA përshëndesin përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri (09.17.2009)
SHBA: Rusia dhe Kina - sfidat kryesoreNga Andrew F. Tully (09.16.2009)
Huruglica: Pengesa serioze nga Doganat e Serbisë (09.16.2009)
BBC: Dita e fundit për senacën dëgjimore për pavarësinë e Kosovës (09.15.2009)
Marko Prelec: EULEXi ta përfshinte Prishtinën në protokoll (09.15.2009)
Evropa e Lirë: Protestë e qetë kundër protokollit (09.14.2009)
RTK: Rreth 1 mijë qytetarë protestuan qetë kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi (09.14.2009)
BBC: Nënshkruhet protokolli EULEX- Serbi (09.13.2009)
Reagime negative për protokollin (09.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]